TV7
– Emisioni “Sonte” –
Mysafir Rasim Thaqi – Cima
Kohë pa kohë (shqiptare)!
Në kohën e pandemisë së virusit korona, krijuesit e të gjitha zhanreve, dalin në ekranet e televizioneve dhe flasin për jetën e ndarë në distancë dhe në karantinë. Krejt kjo si me
shpetua nga më e keqja..!
Humoristi Rasim Thaqi-Cima, rrëfente për rrugëtimin e tij me humorin e kohës, që di të thumbojë dukuritë e jetës dhe përsonazhet me huqet tona, thotë në studion TV7 që, nuk
mungojnë qeshja jonë…!
Harruam për pak çaste kohën e pandemisë dhe hallet tjera të jetës së shqiptarëve në Kosovë…
Rasim Thaqi-Cima kah fundi i këtij emsioni (“Sonte”) e pati jo me humor, por doli në krye të herës për të hedhë dritë për kohën kur i kemi “shëmbur” tërë vlerat e jetës tonë, që, dikur kishin më shumë kuptim dhe respekt njeri ndaj tjetrit.
Sot, jeta shqiptare, sipas humoristit Thaqi ka marrë tjera tipare. (islamizimi bën të veten në trojet shqiptare… /AÇ)
Në një odë të Drenicës e pati fjalën, në ballë të vendit (oxhakut) e kishin vënë një njeri halabak, kujtoj se i thoshin “njeriu i bagerit” (sic!), ndërsa disa mësues e besa edhe një akademikë e kishin lënë në fund të odës(sic!).
Pse kjo kështu, pyet Rasim Thaqi-Cima…?
Rasti i thashethënave për Adelina Thaqi nëpër bulevardet e Prishtinës, e kishte prekur shumë Rasim Thaqi-Cimën!
E gjeti përgjigjen, përmes humorit të tij: Sepse ky njeri në ballë të oxhakut (bageristi), që nuk dinte se çfarë flet në odën e burrave, e dëgjojshin të gjithë, sepse ua kishte hapur kanalin disa kilometra në fshat (falas), thoshte humoristi nga Drenica.
Kështu jemi ne: Mirëmengjes o interes…! – thoshte Cima në TV7.
Çikago, gusht të motit 2020
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]