“Koha, anarkia, fyerjet kombëtare” dhe “Sa pushtete po dalin në mëngjes për popullin shqiptar…?”

0
446
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Koha, anarkia, fyerjet kombëtare

Pse spektri politik(sh)qiptar në Maqedoninë e Veriut nuk e thanë asnjë fjalë për fyerjet dhe sharjet ndaj ADEM JASHARIT…?!

Këto ditë disa zyrtarë të Medresës “Isa Beu” në Shkup të harlisur pas tespive dhe me pantollat deri mbi gju(vehabistët)e Efendi Sulejman Rexhepit (dhe në krye të vendit i vëllai i tij një emër anësor jashtë sintaksës së gjuhës shqipe(Q-a-n- i!)në muajin e shenjtët ë Ramazanit nuk harroi, që, përmes turpit dhe duke rrejtë Zotin, e ka fyer rëndë duke e sharë figurën e Adem Jasharit në Drenicë!

Përmes këngës së folklorit serb që ia (flladiste zemrën pa zemër shqiptare,-shënimi ynë,-S.K.)e nisi këtë mesazh antishqiptar, sigurisht në muajin e Ramazanit dhe të rrencave të Zotit dhe të Kombit Shqiptar, për NJERIUN e kthesave të historisë dhe të Lirisë të Kosovës, ADEM SH.JASHARI…!

Tërë kolovajza antishqiptare dhe pa asnjë një tipar të besimit Islam(sic!), spektri politik (sh)qiptar në Maqedoninë e Veriut me liderin Ali Ahmeti, nuk dolën të thonë të paktën një fjalë kundër skenarëve antishqiptar të (Q)ani (S)ulejmani nga Shkupi, vëllai i kryeimamit tash e 40 vjet në BIM-së, i ashtuquajturi Efendi Sulejman Rexhepi…?!

I shihet për të madhe kryeimamit të BIK-së, Naim Ternava që nuk e pa të udhës të thotë një fjalë para publikut shqiptar kur tashti në muajin e Ramazanit, flasin e flasin …e për kombin shqiptar nuk guxojnë asnjë fjalë(sic!).

NON GRATA për hajnat, rrencat dhe argatët e dreqit që punojnë e veprojnë me tespihet kundër KOMBIT SHQIPTAR!

Çikago, maj të motit 2020


Si shihet atdheu nga larg

Sa pushtete po dalin në mëngjes për popullin shqiptar…?

Është një fjalë e popullit: Kush po zgjohet më herët, po bën pushtetin e vet…(sic!).

Krejt jeta politikë! Dikush po e keqpërdor demokracinë, lirinë e fjalës, sjelljen kutrrum, pa ndenja, pa përgjegjësi dhe, tevona harrojnë se ne jemi populli se ne jetojmë në Kosovë se ky është atdheu ynë, shteti ynë…!

Atëherë pse po tjetërsohemi kaq shumë…? Pse jemi bërë kaq shumë pikë e pesë…?!

Ndaluni pak e dëgjoni… Kosova është shtet, këtë e dini, kjo ishte ëndrra shekullore e tërë brezave, që, përmes udhës së lirisë shumë u burgosën, shumë u vranë, shumë i denigruan nga regjimi serb dhe nga “ligjet e dorës së fortë” të derës së burgjeve në ish-Jugosllavi dhe nën petkun e Serbisë…!

Po harrojmë të djeshmën e orëve të vdekjes…!

Në gjithë këtë shembje, për ditë, në mengjës po na dalin pushtete të nduarnduarta, secili me duart e veta po shemb ngapak kalanë, që me aq shumë mund e gjak e kemi ndërtuar!

Po e harrojmë të djeshmën, për të nesërmen nuk kemi aq shumë ide të reja…!

Në pikë të ditës, me fytyrën e turpit, na vjen haberi i zi sesi një “besimtar Islam” e fyen dhe e shanë Adem Jasharin dhe pushkën e lirisë të Drenicës heroike..!

Ne nuk bëjmë zë, nuk i dalim në pritë të keqës dhe atyre që shembin kalanë e kombit shqiptar dhe ia dridhin temelet Kosovës…!

Ata shajnë e fyejnë… I buzëqeshin hasmit dhe ia bëjnë me dorë:E kemi kryer punën sot…! E kemi fyer e sharë NJERIUN e parë të Pushkës së Lirisë së Kosovës, Adem Jasharin…!

Dhe, kjo asgjë për askend… sikur kaloi në heshtjen e varreve…!
Ku na mbeti pushteti, ligjet, drejtësia…?

Kështu, përditë, na dalin shumë pushtete për ata që, harrojnë se këtu është djelmenia shqiptare që, hë për hë, nuk harron të djeshmën e orëve të lirisë së Kosovës…!

Jo shumë pushtete kujt se çfarë i teket!Ne kemi vetëm një pushtet me ligje dhe tipare të drejtësisë me vlerat e saj universale…!

Ligjet për ata që e kanë humbur drejtpeshimin! Reagim i qytetëruar për ata që shembin vlerat tona kombëtare..!

Çikago, maj të motit 2020