Kodrat e Tiranès

1
284
Rexhep Çullhaj

Nga Rexhep Çullhaj

…Te moçmit kur benin muhabet apo bisedonin shpesh thonin e pèrserisnin se Tirana perbehet prej tre katesh-fusha e Tiranes-kodra e saj dhe malèsia e Tiranes. Sot po ndalemi te kati i dytè KODRA. Tirana eshte e rrethuar nga disa kodra si ajo e Diellit, e Priftit, koder Kamza, e Selites, Farkes, Sharres, Babrrus, Prezès, Kuqe, Saukut.

Me konkretisht do shkruaj per Koder-Kamzèn. Aty ku mbaron njesia 11 e qytetit te Tiranès e fillon nje tjeter qytet Kamza e gjashta bashki ne vènd. Koder kamza eshte nje lagje qe shtrihet nga ura deri te rrethi qe ka perballe Universitetin bujqèsor, ne kufi me Paskuqanin dhe ndan me lumin…

Per nga pozita gjeografike eshte nder kodrat me tè bukura qe ka Tirana. Kete koder lagje e ndan mes per mes rruga -Kastriotet- e pastaj nje sere rrugesh qe komunikojne me lagjen ne mbrendesi ku me shume se 70% te tyre jane ne parametrat e kohes duke i dhene nje hijeshi shtepiave e vilave qe sjane te pakta kétu, ku dhe mbrènda oborret e tyre jane te mbushura me ullinj e agrume si limona, portolle, mandarina e tjer. Mbrenda lagjes ndodhet qendra shendetesore, disa farmaci, laborator, pèr analiza, qendra per fizioterapi, Imazherie e tjerë. Me gjithe parametrat ndodhet çerdhja e kopshti me tej shkolla 9 vjeçare -Isa Boletini, Shkolla 9 vjeçare jo publike -Dritero Agolli-.

Nga ura deri tek hyrja e universitetit majtas e djathtas ne rrugen kastriotet ndodhen qindra dyqane, biznesi te cilet jane ne sherbim te qytetareve, ndodhet Libraria Fabler-Marketi elektrik Ismaili, sallone bukurije te kohes-si Xheni e tjer, supermarkete ushqimor, tregu fruta-perime, Tregu i veshjeve, bar kafe te kohes Çekin, Store, vila Meta bar, salloni mob: Masha, Farmaci keshillimi bujqesore – Kodra-restorante tradicional-rest-Rrapi, apo Piceri e bar-kafe Blitzz.

Kjo lagje ka dhe nje privilegj aty ne te majte te rrethrrotullimit e bulevardit blu qe vete per ne qytetin e Kamzés shtrihet Universiteti bujqesor me disa fakultete e nje shtrirje te konsiderueshme sipèrfaqje ne forme parku e sistemuar nga nje dore e kujdesshme qe i sherben kesaj lagje qytetareve per te kaluar pak kohe ndryshe …Po ketu ndodhet edhe kolegji universitar Qirjazi jo publik ne ndertesat ndryshe ndertuar para njeqind vjetesh me projekt te bukur saqe vlera me duket se lartesohet dita-dites, anash aty ku balli i nderteses ka te shenuar edhe vitin e ndertimit 1920, poshte eshte nje bar -kafe e kendeshme. Aty kur dikur ne kohen e mbreterise funksiononte shkolla e famshme e Dakes. Po ne kete vend po merr forme dhe ndertimi i nje kompleksi nga kopshti deri tek nje gjimnaz, thuajse èshte ne fazèn perfundimtare nga Bashkia.

Fillimet e banimit ne kete lagje jane te hershme por te dukshme jane viti 1919, 1945, 1966, 1970, 1973 ndertimi i pallateve, qe kane sherbyer per strehimin e puntoreve te minierave te qymyrgurit Valias e te Mezezit e fabrikave te tullave e 1989 sipas kronikaneve te kohes. Rikualifikimi i pjeses se mbetur te rrugeve te mbrenshme te lagjes, suvaja e lyerja e fasadave te pallateve, trotuaret e rruges kryesore – Kastriotet – kujdesi per ne vend qendrimet ne stacionet e urbanit dekori ne kohe festash nga Kaza-Italia deri ne rrethin e Universitetit bujqèsor lène deri tashme, pa zbukurime, se dimè pse te bejnè te dyshojne nga Bashkia se kane ne mendje dy lloj qytetaresh te kategorise se pare dhe te kategorise se dyte ose qytetar periferik. S’ka se si shpjegohet ndryshe ky lloj nen vleresimi çdo vit eventesh ose festash.

Ftojmè Bashkine te na degjoje e mbetemi me shprese se do te nderhyhet pa vonese.
Nderhyrja per fillimin e mbarimin e ketyre projekteve ne kete lagje do e bente jeten e ketyre qytetareve me te mire e te jetueshme, mbetemi me besim se se shpejti dhe keto problematika do te vihen ne rrugen e zgjidhjes nga bashkia e Tiranes.

1 KOMENT

  1. Urime Rexhep, në rrugën të letrave!
    Eshtë bukur të shkruash për Tiranën dhe lagjet e saj!

    Relievi i Tiranës e komplimenton më shumë bukurinë dhe madhështinë e saj. Kodra për të cilën shkruani Ju, është një “vendlindje” e dytë për ne. Aty pranë, ish shkolla jonë e mesme… Në “majë” qëndron gjigand UBT-ja si rrezatim i hershëm dhe aktual dijesh. Një “fidanishtë” që përgatit e breza, të gatshëm për të marrë marrë përgjegjësi! Kodër-Kamza me ndryshimet e pësuara në vite ja shton bukurinë, Tiranës sonë të dashur. Vargmalet e Krujë-Dajtit në lindje, me taracën detare të tyre, e bëjnë Tiranën një qytet atraktiv dhe shumë të lakmueshëm.

Komentet janë mbyllur.