“KODRA” gjithmonë pranë jush!

0
156
Kodra

Shkruan: Florim Zeqa, 29.11.2021

Me të afruar festat e fundvitit, mërgimtarët fillojnë përgatitjen e valigjeve për vendlindje, kurse në anën tjetër edhe kompanitë e udhëtimeve bëhen gati për t’i përballuar fluksit të madh të udhëtarëve.

Pothuajse nga secili shtet evropian, gjatë periudhës së pushimeve agjentët e kompanive të udhëtimeve janë në “gjah” të mërgimtarëve, por, për dallim nga shtetet tjera, në Itali janë në hall të madhë për t’iu përballuar kërkesave të shumta të mërgimtarëve.

Kësaj radhe nga Italia e përzgjodha për prezantim kompaninë e udhëtimeve “KODRA”, njëra nga dhjetëra kompani të suksesshme dhe me veprimtari të gjatë veprimi në qytetin e Trevizos.

Vëllëzërit Kodra 14 vite më parë e filluan aktivitetin afarist përmes kompanisë së udhëtimeve me të njëjtin emër “KODRA”, duke u rritur dhe ngritur në vazhdimësi në një kompani namëmadhe, falë seriozitetit dhe korrektësisë ndaj udhëtarëve.

Shërbimet efikase dhe në kohën e duhur, me linja në tri destinacione ka bërë që “KODRA” të jetë tërheqëse për mërgimtarët. Për dallim nga kompanitë e tjera, “KODRA” është pothuajse e vetmja që i mbanë tri linja të rregullta dhe vetmja që e mbanë linjen e tragetit Bari-Durrës. Kjo ka bërë që “KODRA” të jetë më e preferuara, për faktin se jo të gjithë mërgimtarët janë të gatshëm të udhëtojnë për një linjë të caktuar, emri i së cilës është i tepërt të permendet në këtë tekst.

Pronari dhe drejtuesi i kompanisë “KODRA”, Kujtim Kodra është një personalitet i veçantë, i thjeshtë dhe i sinqertë, i urtë dhe i matur, fjalë pak e punë shumë siq e thotë populli. Me tiparet e njeriut serioz, saktësinë e nisjes dhe trajtimin e mirë të udhëtarëve, e ka bërë kompaninë “KODRA” që të jetë ndër më të kërkuarat nga mërgimtarët.

Gjatë bisedës me pronarin e kompanisë “KODRA”, mësova se gjatë periudhës së pushimeve numri i udhëtarëve brenda një dite arrinë deri në 800. Kjo e detyron drejtuesin e kompanisë që të shtojë edhe kapacitetin e autobusëve dhe numrin e vozitësve për linjat e caktuara. Kur jemi në këtë segment, vlenë për të theksuar se kompania “KODRA” i ka vozitësit e përgatitur dhe më përvojë në fushën e transportit ndërkombëtar.

Rritja e kësaj kompanie është rezultat i sukseseve të pareshtura dhe pa asnjë aksident të vetëm gjatë veprimtarisë 14 vjeçare. Sllogani i kompanisë “Gjithmonë pranë jush” është i dëshmuar me punë dhe përkushtim ndaj mërgatës sonë.

Në fund të këtij prezantimi të shkurtër, kompanisë “KODRA” i urojmë suksese të mëtejme, kurse mërgimtarëve udhëtim të mbarë drejt vendlindjes dhe anasjelltas. Zoti e ruajt dhe bekoftë mërgatën tonë!