KOALICIONI MIDIS LVV DHE LDK TËRHIQ E MOS KËPUT?!

0
420
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Nga Binak MAXHARRAJ

Qe nga 6 tetori, qëkur u mbajtën zgjedhjet parlamentare gadi çdo gje ështe e qartë. LVV doli partia e pare, kurse LDK e dyta, tjerat nuk jane me rëndësi, ato shkojnë ne opozitë.

Por është e pakuptueshme neglizhenca midis LVV dhe LDK për formimin e koalicionit qeveritar, pasiqe çdo gjë është e qartë se kush doli partia e parë.

Kaluan gadi dy javë pas zgjedhjeve e këto dy parti disi nuk po merren vesh rreth formimit të koalicionit për formimin e Qeverisë, anipse te dyjat parimishtë janë deklaruar për nje koalicion te tillë.

Arritja e nje mareveshje midis këtyre dy parrtive, sikur po i ngjanë asaj mareveshjesë rreth dialogut të Kosovës me Serbinë qe nuk është askund në horizont.

Sharra ka hasë në gozhdë sidomos te LDK, e cila kësaj radhe është plotë me naze rreth këtij kolaicioni. Diçka po trembet e ka plot naze. Kjo është krejtë e çuditshme nga ana e LDK, e cila deklarohet së ujdia duhet të kalohet ne harmonizimin e programeve, duhet kjo te shikohet ne grupet punuese, se duhet hala punë, etj., etj., qe po humbet shumë kohë për t’ju dhanë rrugë interpretimeve të ndryshme, bile dashakeqe.

Por, është interesant së LDK nuk ju nevojit shumë kohë ne vitin 2014, kur mbrenda natës e la VLAN-in më gishta n’gojë, duke ba kaolicion me PDK, posaçërishtë më Hashim Thaçin. Atehere LDK nuk ishte e interesuar te harmonizohën kontuarat e Mareveshjes, as nuk ishte e nevojshme te kalohet nëpër komisione dhe grupe punuese, siç po veprojn tashti, por sa çel e mshel sytë, mbrenda natës u formu koalicioni i turpshëm i LDK më PDK, me ç’rast te nesërmën u çudit i tërë opinioni, se çfarë paska ndodhë brenda natës.

Pse sillet kështu LDK me LVV e dinë vetem ajo, apo e dinë vetem dy veta Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.

E, krejtë kjo le te mbetet në ndërgjëgjën e LDK-së…