IDRIZ ZEQIRAJ
Shkrimtari Maksim Gorki këshillonte se pas çdo zënke me ndokënd, lë vend për pajtim dhe miqësi të sërishme. Kjo vlen edhe për dy subjektet politike: LDK dhe LVV. Përtëritja e këtij koalicioni është kërkesë, domosdo e kohës. Njëherësh, është edhe provë e shkëputjes të LDK-së, nga shantazhi kriminal e rrugaçëror të PDK-së. Shteti i Kosovës është kapur në çdo sferë shoqërore, madje, në çdo pore të jetës. Kjo kapje ka vetëm një autor: PAN-in kriminal.
Kundërshtarët politikë duan ta implikojnë edhe LDK-në, si kapse të shtetit. E vërteta është se edhe kur LDK-ja i prinë koalicionit dhe mendohet se ajo është e parë, në fakt, gjithëherë është në fund, bisht i partive të PAN-it! Sepse, institucionet, një nga një, rrjedhimisht, shteti në tërësi, është kapur, qysh në nismë, nga “komandantët” mujëshorë dhe bandat e tyre kriminale.
Realisht, LDK-ja, përkatësisht, klani brenda Kryesisë Qendrore, ka kapur e ngulfatur strukturat e partisë, anëtarësinë e saj, dikur numerike, tani, në tkurrje e sipër. Është shansi ideal, që LDK-ja të dalë nga qorrsokaku, ku e ka futur klani aktual. Së pari, duhet ndryshuar statuti aktual i partisë, për t’u kthyer në statutin klasik rugovian.
Kamuflimet me, kinse, përshtatjen e statutit të LDK-së, me atë të PPE-së, është një falsifikim i madh, që i jep fuqi tej mbretërore kryetarit në qendër, për të vazhduar me kryetarët e partisë në bazë. Kur kryetari humbë zgjedhjet në PPE, jepë dorëheqje. Ndërsa kryetarët tanë, edhe pas humbjeve serike, nuk lëvizin nga karrika e kryetarllëkut!
Është provuar se shqiptarët, për të sunduar në kohë të pakufizuar, krijojnë klanin. Dhe, klani punon për kryetarin, i cili, ndërkohë, bëhet i dhunshëm, urrehet nga anëtarësia. Por, strukturat selektive të kryetarit e mbrojnë, duke e votuar me aklamacion, tërësisht, të paligjshëm. Prandaj, kryetarit duhet t`i kufizohet mandati, së shumti në dy mandate. Dhe, nëse nuk ka përformancën e nevojshme, të shkarkohet në çdo kohë.
Zgjedhjet e brendshme partiake, me parametrat e njohur të epokës rugoviane: debati i shpenguar, konkurrenca e ndershme, votimi i fshehtë demokratik, për të gjitha nivelet e strukturave të LDK-së, duke filluar nga Nëndegët, Degët e, deri ke strukturat e partisë në qendër, i legjitimojnë kuadrot drejtues, të cilët, aktualisht, janë tërësisht jolegjitim, sepse nuk janë provuar me votën e elektoratit dhe aq më pak të popullit! Komisioni parapërgaditor i zgjedhjeve, të udhëhiqet nga njerëz me besueshmëri dhe integritetin e duhur.
1) Sa ka gjasa që LDK e LVV të shkojnë në koalicion të përbashkët?
Skena politike në Kosovë është e ndarë në dy kampe:
a) Grupi i inkriminuar vrastar dhe korruptiv, që përfaqësohet nga partitë e koalicionuara në PAN, dhe
b) Grupi pa mëkate të tilla, që përfaqësohet me LVV dhe LDK-në.
Të gjitha sondazhet e vjeshtës së kaluar, 2019 dhe ato të sotmet, vjeshtë 2020, janë të njëzëshme se vetëm Albin Kurti dhe Vjosë Osmani, përkatësisht, LVV dhe LDK, mund ta çkapin shtetin e kapur të Kosovës, nga “komandantët”, rrast të inkriminuar dhe bandt e tyre aktive në: Dukagjin, Drenicë dhe LLap.
Favorizon fakti se dy eksponentët e krimit, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë të izoluar. Lirimi nga burgu i dy kriminelëve, nga ish-presidenti Thaçi, pjesë e bandës të Drenicës, vetëm një ditë para arrestimit të shefave të tyre, flet shumë. Mjafton vetëm ky fakt, për t`i inkriminuar, faktueshëm, dy eksponentët potencialë, tashmë, nën akuzë, nga Gjykata Speciale.
Është i mundshëm koalicioni parazgjedhor LVV dhe LDK. Në zgjedhjet e tetorit të vjemë, LVV ishte, skajshëm, e interesuar për koalicion parazgjedhor me LDK-në, sepse donte ta siguronte fitoren, edhe në rast të grupimit të partive të PAN-it. Por, LDK-ja e refuzoi, ngaqë donte fitoren e PDK-së dhe koalicionin me atë! Thjeshtë, klani Mustafa ishte i shantazhuar nga PDK-ja dhe SHIK-u i saj.
Kësaj here, pra, në zgjedhjet e pritshme, LVV e ka të siguruar fitoren dhe nuk e ka prioritet koalicionin parazgjedhor. Megjithatë, koalicionin me LDK-në e preferon, sepse me Vjosën brenda LDK-së dhe ministrat simpatikë nga radhët e deputetëve të saj, moralisht, politikisht dhe kombëtarisht të pastër, të përgaditur dhe me integritet, qeveria në ardhje, Kurti, suksesin e ka të garantuar. Edhe çkapja e shtetit do të nismojë, pavarësisht pengesave nga “slluzhbenikët” burokratë të PAN-it autokratë e fodullë.
2) Apo munden këto dy parti të shkojnë të vetme në zgjedhje?
LVV dhe LDK mund të shkojnë edhe të vetme në zgjedhje, pa asnjë dilemë. LVV, gjithësesi, e parë në fitore, por, edhe LDK-ja ka mundësi ta stopojë rrjedhën e mëtejme të elektoratit, madje, edhe rikthimin e të larguarëve, duke pasur garantë Vjosë Osmanin, për çkapjen e shtetit dhe largimin e fundëm nga vartësia e PDK-së dhe të SHIK-ut të saj supërkriminal.
Koalicioni paszgjedhor i LVV me LDK-në, me partnerë serioz dhe të dinjjitetshëm, që do të dalin, paraprakisht, nga zgjedhjet brenda-partiake të LDK-së dhe, pastaj, ato qendrore, nuk do të këtë pazare të pista, siç ndodhi pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, kur futja si pykë e presidentit anakronik, e bëri zhele, leckë LDK-në, në sytë e elektoratit të saj dhe të Shqiptarisë mbarë!
Pas zjedhjeve të ardhshme, shkurt apo mars 2021, do të vijë radha e zgjedhjes të presidentit, nga vota plebishitare e popullit, jashtë militantizmit partiak dhe pazareve të pista konspirative e banditeske, siç ka ndodhur tej 4(katër) viteve më parë.
LDK-ja duhet të pranojë se klani Mustafa, fort i shantazhuar nga PDK-ja dhe SHIK-u i saj, prishi koalicionin me LVV. Lutja njerëzore e heroit të gjallë të Kosharës, në seancën parlamentare të mocionit të turpshëm, Anton Quni, drejtuar Albin Kurtit, për t`i korrigjuar vendimet e nxituara dhe ndërhyrja, pa fije turpi të treshës së parë të LDK-së: Isa Mustafa, Agim Veliu, Avdullah Hoti, për ta prishur, madje, me çfo çmim, koalicionin me LVV, do të kujtohen si njollë turpi, të mujëshisë të një klani të stazhionuar, keqas të dirigjuar nga Hashim Thaçi dhe banda e tij partiake.
Njëjtë ka vepruar edhe dezinformimi mafioz, për anti-amerikanizmin e Kurtit, kreu i LDK-së, Mustafa me klanin e tij, PDK-ja me Thaçin, Veselin dhe SHIK-un e tyre. Plus Grenell, me porosinë e tij, për një shënim në Twitter privat, se, “me Kurtin në krye të qeverisë, Amerika tërheq trupën ushtarake nga Kosova!” KFOR-i e ka demantuar këtë dezinformatë qysh atëherë. Dhe, ky informacion nuk ekziston në asnjë kancelari amerikane!
Përpjekja për ta demantuar Komisionin e Parlamentit Evropian dhe zhargoni pezhorativ, që përdorin zyrtarët e përbaltur të PDK-së dhe të LDK-së, tejkalojnë çdo përmasë të përkeqjes të marrëdhënieve me Evropën. Fundja, Albini veçoi Grenellin, si flirtues i dyshimtë me Serbinë, gjithnjë, si person. Ndërsa PDK-LDK, si “vëllezër siamezë”, akuzojnë Evropën si të tërë!
LDK-ja duhet të këndellët. Duhet t`i japë fund vartësisë nga banda e PAN-it. Shansi ka ardhur, koalicioni LDK-LVV, i jepë fund vartësisë shantazhuese të LDK-së nga PDK-ja. Përzgjedhja e aleatit natyral, të painkriminuar, siç është LVV, shënon rastin më të mirë, për të dalur nga kriza e thellë, ku e ka zhytur klani, keqas i shantazhuar. Sa më parë që ta bëjë këtë, aq më e shëndetshme do të jetë për LDK-në, vetë klanorët dhe Kosovën.