Fragment nga një fotografi e përbashkët e etërve-për autobiografi
Brahim Ibish AVDYLI:
Babait tim,
Ibish Sadri Avdyli,
me nderime!
(Tregim me nota autobiografike
dhe të përgjithshme)
Fotografi – bardhë e zi e babës – nga fotografia që ishte në letërnjoftim.
Ishte një kohë shumë e vështirë. Edhe më të vështirë e bënte jeta, kur nuk mund të shkruhej me fjalë. Sikur neve na qe lëshuar një ordi e reve të zeza, e ardhur prej armikut, mbi Shkelzen të Gashit dhe në Rrafshin e Dukagjinit, si me breshër e vetëtima, të ringjallura nëpër ato vite të tmerrshme. Ne, po i jepnim përpjekjet tona të mëdha, të cilat, pak a shumë, mund të dëgjoheshin si bubullimat, për një çast, e nëpër shtërngata të mëdha të moteve. Ordia e tmerrshme e shkatërrimit na ishte lëshuar rëndë mbi kurriz e na shtegtonte trup e qark pa pushim, kundër interesave tona jetike…
Ndër këto bubullima të veçanta na del para syve viti 1983, një vit kur më kishte dalur përmbledhja e parë e poezive, e cila me vërtetë qe djegur në vitin 1981, në shenjë të protestës sime, poshtë, në arenën e Ndërmarrjes Botuese “RILINDJA”, nëpër injorimet e redaktorit shqiptar, i cili vepronte nëpër një ideologji të theksuar të armikut. Gjugj Mali më kishte injoruar krejtësisht, si një fundërrinë fshatare, në Prishtinë. Por, në reagimet e mia u kyq papritur edhe poeti i njohur i Dushkajës, Drilon Shkumbini, i cili ishte i ulur, në mesin e shumë të tjerëve, në katin përdhes. I ndjeu të gjitha të vjellurat, si prej malit të thellë, plot errësirë, të Gjugj Malit…
Për mua, kishin vjellur gjithfarë fjalësh të potershme. Fjalët qenë përhapur kudo “për amikun më të madh të Jugosllavisë”. Isha lodhur nga këto fjalë…
Fotografi e Babait – që e mbajmë në oda.
Kisha ikur në mërgatë, prej pushtetit dhe milicisë së ish-Jugosllavisë. E kjo gjë nuk kishte filluar prej “milicit”, por largë, nga Beogradi, e dëpërtonte në Kosovë. Nuk dihej se prej kujt ishte nisur. Isha katandisur në Zvicër, pa punë e pa të holla. Mbeta në “burg” pa burg, dhe largë atdheut apo jashtë atdheut tim shpirtëror. Kur e them “shpirtëror”, jo vetëm se është i lidhur ngushtë me shpirtin tim, por nënkupton më tepër se ndarjet adminstrative, në mes tokave shqiptare…
Emërtimet e një pjese të madhe të qenies sonë historike quhej “Dardania”, krahas vlerësimit të shkrimit të parë të gjuhës shqipe. Alfabeti “ALBAN” ka më tepër se 4000 vjet prej 2000 vite të erës sonë, d.m.th. se 2000 vjet para lindjes së Krishtit, por shqiptarët, e ata më të ligjtë e kësaj ane, nuk i njohin këto “shqiptime”. Kjo vie nga periudha e gjatë pa shkollim në të dy anët tona, por veçanërisht në anën tonë, sepse këto gjëra të lashta ishin errësuar nga mileniumet e veçanërisht nga dhuna ndëshkuese e okupatorëve, pa asnjë fije të karakterit. Pushteti bëhej sikur na “shkollonte”, e kjo na dërgonte prapa, vite me radhë, në drejtim të shpopullimit. Masa e gjërë ishte si e verbër. Nuk ia rrokte mendja mirë, se prej kuhit e kishte prejardhjen e tij.
Në radhë të parë, përzihet feja. Emisarët e feve të ndryshme janë të shpër-ndarë kudo, nëpër tokat tona. E lënë fenë mbi çështjet tona e gjenezën e kombeve. Na del sikur e kemi prejardhjen tonë prej feve, në ate çka beson, dhe jo prej lindjes së gjakut; prej gjenezës, si komb, brez pas brezi. Kjo është shpërpjestim e mjegullim i vetëdijes së njerëzve. Fetë nuk kanë asnjë lidhje me ndarjet e popujve dhe të kombeve! Por, ç`e do! Neve na e mjegullojnë qëllimisht prejardhjen, gjuhën tonë të ëmbël e të vjeter, simbolet e territoret! Nuk e dimë se kush na ndanë dhe kush na e pështjellon edhe gjuhën!…
Brahim Avdyli në mes dy varreve – Babës dhe Nënës
Degë më degë na zononte kjo tapë e errësirës së djajve, na qëllonte nëpër shtëpitë tona me vrasje të befta, zhdukje e ndarje, madje edhe babë e djalë. Zogjtë e lemeritur ishin këngëtarët e vegjëlisë. Ata qenë ëndërruesit e rinj, të kohës së re, të pranverës, sepse mezi do të mbaheshin gjallë, nëpër cegma të ashpra të dimrit të fatit. Ruheshin që të mos bien si zogjtë nga dega e tyre. Ishin të strukur kundër viteve të llahtarshme. Nga pak, i këndonin lirisë…
Me sytë e mendjes e shihnim qartë përtej kodrave të larta të Shkelzenit, të Alpeve të veriut të Shqipërisë, me shpirtin fëmijëror, të mbajtur gjallë në cegmat e kohës, nëpër këto suferina të mëdha. Nëpër Alpet e larta vizëllonte një dritë nëpër kohëra, sikur dëshironte të qartësojë edhe horizontin.
Këndej, nëpër sataninë e pushtetit e patëm përjetuar fundin e viteve të 70- ta dhe fillimin e viteve të 80-ta. Isha i dhënë me shpirtë në vitet e pranverës sonë të madhe. Viti 1981 e bëri të veten, kundër dhunës së rrebtë shtetërore. Qeshë në këtë vit i lidhur shpirtërisht me njerëzit tonë, për “tokën me plis të badhë”. Toka e jonë e kishte në kokën e papërkulur plisin e Shkelzenit, me dëborë. Libri “Nën hijen e Alpeve” kishte rrezatuar në të dy anët e medaljes. Edhe vet e mbante kuptimin e shumëfishtë të saj. Njëra anë ishte jeta jonë e rëndë, nën hijet e shtetit të dhunës së përdalur.
Publiku e kishte pritur me “bujë” të madhe këtë libër. Kudo, nëpër qytete të mëdha, na ishin përhapur fjalët e burrave, si vetëtima e Zotit të Madh apo shpresa e agimit. Këto fjalë i kishte dëgjuar e kuptuar edhe babai i im.
Një ditë, papriturazi kishte shkuar në Librarinë e madhe të Gjakovës dhe kishte pyetur për një libër që nuk është për t’u shitur, sepse është kundër të mëdhenjëve. Libri shkruan për Alpet, bjeshkët e dhunës, mbi ne.
Me plot vështirësi, duke i vështruar të gjitha anët, shitësi ishte befasuar jo vetëm me gjurmimet e veçanta të këtij fshatari në këtë librari, por edhe me ate që e kërkonte ai, me thënien e tij lakonike.
“Po e kërkoj gjithëkund, e nuk po e gjëj! E di se edhe ti e mbanë dikund. Pak a shumë, shitet edhe këtu, në këtë librari…”
“Fol axhë, sepse duhet të kuptoj, përse e keni fjalën!” – e pyeti edhe shitësi, me seriozitet. Nëse e kishte dërguar pushteti, apo jo, ende nuk dihej.
“Është një libër i vogël për jetën tonë, nën Alpet! E vi andej pari!” – u afrua më afër, por me zë më të vogël. “Kam me e lexue, edhe pse jam i moçëm, e kam me mbajtë në zemër! Po të baj be në Zot të Madh, pa ma hjek ketë shpirt prej gabzerrit, nuk kam me të shit! Nuk vi prej <atyne>, e jam kundër tyne!…”
Shitësi e shikonte direkt e në sy, gjatë disa minutave, e atij nuk i lëvizte asgjë prej syve. Sytë nuk lëvizin kur je i koncetruar, por lëvizin kur ta kesh të luajtur mendjen. Baba im, nuk e kishte të luajtur mendjen. Ishte malësor i vërtetë, i koncetruar në një pikë, tërësisht i vetëdieshëm, që fliste pak, por kur fliste duhet të ruheshe, sepse të flakëronte si vetëtima e maleve.
Brahim Avdyli – në një kolazh shtypi – e shkurtuar
Plaku po e shikonte drejt në sy. Pa lëvizur toka, nuk lëvizte as ai. Shitësi e vlerësoi shumë shpejtë. Nuk kishte çka t`i thotë! Ai nuk ishte i pushtetit, por i popullit, madje i popullit shumë të vuajtur. Hyri në magazinë dhe e nxuar të pështjellur librin. Duke ia dorëzuar në dorë, i tha në këtë mënyrë:
“E kanë dënuar ata që kërcejnë mbi kali, por nuk ia humb vlerën askush, o axhë! Ne ia ngrisim vlerën aty ku e ka vendin! Sikurse atyre që dinë mirëfilli ta kërkojnë, pa alarme, po t’a jap këtë libër edhe ty. Është i vogël, por ka vlerë!”
Baba im, Shkrepëtim Guri, siç e tregojnë të tjerët deri sot, ka buzëqeshur me krenari, edhe pse ishte vështirë. Paraprakisht nuk ishte mirë me të holla. Ishte i varfër. Shitësi e shihte në rrobat e tij.
E nxjerri menjëherë portofolin e të hollave. E pagoi grimca-grimca librin e mbështjellur. Duke e paguar, ia ktheu me krenari e gëzim:
“Deshta veq t’a di e ta blej, se jam babai i tij! Të lumtë o Dai, sepse edhe ti, e ke treguar veten, kësaj radhe!”
“Lum qofshë, o axhë!“ – iu përgjegjë shitësi, i lumtur, pasi nuk i dual nga biseda ndonjë njeri i pushtetit, por burrë malësor i veçantë.
“Falemnderës!” – ia ktheu përsëri, me vizëllimin e krenarisë në fytyrë.
“O axhë! Fshatarë e qytetar, janë një: t`ia ndëgjojmë një herë vetëtimat Shkelzenit, se mjaft kështu! Rrofsh e qofsh!”
“Me gjithë juve!” – ia bëri me dorë, lartë, sikur e përshëndeti Zotin e Madh. “Shkelzeni, është mbushë me vetëtima! Rrnofshi edhe JU! Jungjatjeta dhe ju gjettë e mira!…” – doli për derë të librarisë, sikur me diell në ballë.
Dielli i ëndërrave të njerëzve të thjeshtë po vizëllonte. Atë libër, “Në hijen e Alpeve”, u kishte dhënë urdhër të prerë pushteti, që të mblidhej nga të gjitha libraritë. E ato qenë fshehur nga shitësit dhe i shitnin fshehurazi, aty ku e kërkonte halli i madh i popullit, me kokë të ulur nga dhuna e nga pushteti. Thoshnin, se i kishin shitur që në fillim dhe i patën dorëzuar të hollat e tyre.
Ndërsa, librin po e shpërndanin, dorë nëpër dorë, në të gjithë Kosovën. Veprën e dytë, nuk e la pushteti e dora e tij e zgjatur që të botohej.
Mua, më priste nëpër vite të më fuste në dorë e të më bluaj tërësisht, si kokrën e drithit, ky farë pushteti. Pasqyra e përgjakur doli shumë më vonë, nëpër brumin e lirisë, sepse ky brum, duhet të pjekej…
Alpet klithnin nëpër kohë, me plisin e bardhë mbi kokë.
Tokë me plisë të badhë ishin të gjitha trojet tona!…