KLITHËM!

0
879
Klithma

AV. XHABIR ZEJNUNI

Hej ku-ku moj nan’ për mue,
t’huej e gjakprishun jan’ turr mbi mue,
tuj ba çmos mue me m’firue,
trupi jem veç tuj lëngue.

Gjarpni serb s’po din me u ndal’,
dit’ e nat’ veç tuj u shkrra,
me m’zhduk e shkomtarizue,
prep ndoj cop me ma përla mue.

Skilja greke prep tuj u ankue,
gjithmon ajo veç tuj kërkue,
me thik’ mas shpine tuj m’sulmue,
shpinën mue, oh tuj ma zhbirue.

Me provokime s’po pran’ as turku,
nji cop’ mermer “peshqesh” na pruni,
mushun plot me do zhgarravina,
n’mishin tem, oh seç e nguli.

Edhe gjakprishnit mrapa s’po rrijn’,
si hienat nalt e posht’ tuj grabit,
kurr’ ata si nuk po ngihen,
nji rr’fe n’kry si s’po ju bie.

E ka than’ bukur dikur lahutari,
der sa t’lind dielli n’kët’ tok,
kujdes shum’ duhet me pas’,
flliqsinave bes’ kurr me ju xan’.

Ku jeni fut mor atdhetarë,
zani i gojës si ju asht’ ndal’,
delni zot ju Shqipes nan’,
sa sahati i zi n’kry s’ju ka ra.