Klasës politike kosovare i është bërë mendja dhallë…

0
381
Haziri - Veliu - Mustafa

Zymer Mehani

So, kur e tërë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit Covid-19, që për çdo ditë po merr jetëra njerëzish, situata edhe te ne në Kosovë është tejet e rëndë. Kur dihet se çfarë zhvillimi ekonomik ka Kosova jonë dhe në çfarë kushtesh jeton pjesa dërrmuese e popullit tonë, kjo situatë pandemike vetëm sa na e rëndon gjendjen.

Por, ajo që është krejtësisht e pafalshme, madje edhe johumane është veprimi plangprishës i klasës politike të Kosovës, që asapak nuk po interesohet për lehtësim të situatës, por është e drejtuar gabimisht për të realizuar pandershmërisht egon e vet personale, klanore, partiake etj., etj.

Kjo klasë politike, në çastet kur po rritet numri i të infektuarëve në Kosovë, nuk duhet të dëgjohet fare sepse iu ka bërë mendja dhallë….
Vëllezër të dashur, ju ftoj t’u përmbahemi këshillave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë që të qëndrojmë në shtëpi, që t’i mbrojmë familjet tona, sepse vetëm kështu mund ta mbrojmë tërë shoqërinë dhe mbarë Kosovën tonë.

Të mos ua hapim zemrën të ligjve dhe shpirtvegjëlve, ngase ata janë të prirur për të na tradhëtuar! Të jemi të bashkuar për t’iu kundërvu gjakpirësve të pangopshëm për shkak se na kanë trazuar plagët tona duke na “përkëdhelur” me grushta! Për secilën plagë ata le t’i ndiejnë njëmijë mundime.

Të kthehen sërish në skenë “zotërinjtë” e përparshëm, kjo do të thotë të zbresim nga kali e t’i hipim gomarit!… Derisa të jetë në skenë soji i tyre, loti ynë s’do të reshtë së pikuari.

Është e vërtetë, vëllezër!
“Zotërinjtë” e përparshëm pajtohen me gjakpirësin aktual kundër interesave të përgjithshme popullore.

Ah, “Zotërinjtë” hipokritë!…
Qofshin të mallkuar tradhtarët që s’kanë besë, por rrojnë me gjarpër në zemër!

Le të fitojë e drejta dhe liria jonë!