KJOFSH BEKUA, O ÇAJ MALIT!

0
5484

Gjin Musa

KJOFSH BEKUA, O ÇAJ MALIT!

Qysh se leva e rash en toke
Hera e parë qe jam tu’e nie
Qesaj qe po i thashkan droge
Per çaj malit e kem zie
Sa herë qe na zete flama
Ku na dhemte e ku na digjte
Doktora s’kem pas n’kto ana
Qekjo çaj dhimat na i hiqte
N’burrin tem s’paç ma uzdaj
Ka u dridhte prej ezgjetit
Sa ja dhash dy meta çaj
M’u turr vrap me m’xan per s’letit
Paska ken bash nana e dreqit
Qekjo çaj qe i thon’ hashash
Sa i muerme er’ kti gjethit
U zhberthyeme te dya n’gaz

Tuj marr er na i ka marr met’
Na jem msue me pi prej hallit
Tash kalueme nato jet’
Kjosh bekua, o çaj malit