Kjo klasë politike të largohen për të mirën e Kosovës

0
997
Thaçi - Haradinaj - Veseli

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Kosova tashmë është bërë parajsë për hajna, është bërë vend i krimit të organizuar, vend i korrupcionit të nivelit galopant, është bërë vend u zhvatjës etj. Dhe, në një shoqëri të tillë më së miri po kalojnë të gjithë ata të cilët i përmenda më lartë. Kosova është shndrruar në një vend ku sundojnë hajnat dhe hajnitë, ku partitë politike janë bërë pasqyra e vërtetë e tyre. Sa më shumë që vjedhë një parti më lederët e tyre, aq më të frytshme po janë edhe rezultatet.

Qe shteti i Kosovës të marr më shumë konotacion të shtetit të hajnave kan bërë ata të cilët po qeverisinë me vendin që gadi krejt pasluftën. Nuk kalon ditë e që nuk merren në gojë për të keq nga gazetarët, analistët politik dhe njerëzit e profileve te tjera, dhe këtyre as verk veshi nuk po u bën. Në secilin shtet normal kur një udhëheqës apo një udhëheqje e tërë përfolët kaq shumë për vepra jo të mira, japin dorëheqje. Nuk po ndodhë kjo punë sepse ende nuk po kemi një vetëdijesim më të madh kombëtar. Aq më keq kur hajnat na i përshkruajnë edhe normat e sjelljës.

Aq më keq kur po thuaj i mbarë sistemi na është bërë sistem i hajnave dhe keqpërdoruesve. Nuk ka kush i qetë para organeve të drejtësisë sepse drejtësia janë berë vet. Kosova është një vend i vogël, ku secili e dimë kush është dhe kush çka bën dhe vepron, kush për kënd voton, e kush çfarë besimi fetarë ka….prandaj edhe mos të mendon kush së mund të fshehë diqka. Janë shpërfaqur si njerëz lakmitarë për pushtet apsolut, si njerëz të padijshem si njerëz të antivlerave.

Kjo garniturë pushtetare po vjedhë në kontinuitet, duke e dëmtuar shtetin me miliona euro. Dhe kështu është bërë e rëndësishme së edhe kush për kënd voton. Ata që janë në marrdhenjë pune dhe marrin guximin që mos të votojnë për të “fortët” nuk shkojnë më në Goli Otok si përpara por humbin vendin e punës. Dhe, kështu është duke shkuar kjo punë që 16 vite pa pasur mundësi të një alternative më ndryshe. Nese nuk ndryshon gjendja ekzistuese, kot flasim dhe shkruajmë. Kjo do të ishte fatale edhe për proceset demokratike dhe për proceset zhvillimore.

Edhe opozita ka mbetur pa ndonjë alternativë kur bëhët fjalë për pyetjët esenciale. Më shumë po vijnë në shprehje interesat përsonale apo grupore, si dhe lufta për pushtet .Kurrë nuk u morën më probleme të shoqërisë ashtu si duhet. Kurrë nuk folën së një shumicë po jetojnë dobët. Kur kjo klasë politike nuk zbriti në popull për ti qa hallët dhe problemet më të cilat po përballën. Vëtem individet e caktuar po e shtrijnë dorën e bamirësisë për varfënjakët të cilët përditë po shtohen.

Ne secilin segment të jetës gjendja nuk është aspak e mirë, e këta na shesin kopalla së gjthëqka është në rregull. Tash veq i kan filluar kalkulimet politike së kush do të bëhët president i vendit, kur Kosova po përballet më krizën më të rënd politike dhe institucionale. Kjo klasë politike siq e kam thënë shumë herë deri më sot në shkrimet e mia do të duhej të largohen nga skena politike për të mirën e Kosovës…