Kjo është fytyra e konçensionarëve, që kanë marrë tërë shtetin në mirëmbajtje

0
350

Mentor Kikia

Rruga e Kombit do të duhej të ishte një test për të treguar se sa e leverdisshme është dhënia me konçension e mirëmbajtjes së rrugëve kompanive private. Dhe u dëshmua që është forma më e keqe e mundëshme.

Me 5 cm borë, autostrada u bllokua disa herë, dhjetra makina janë aksidentuar, duke u përplasur mes tyre e me parmakët mbrojtjes, duke pësuar dëmtime. Dëshmitë e qindra qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në segmente të ndryshme tregojnë se nuk ka asnjë lëvizje nga ana e kompanisë mirëmbajtëse.

Ky nuk është një dështim vetëm i këtij projekti. Por është dëshmi se marrëveshjet koncensionare me klientet e babëzitur qeveritarë janë vetëm forma zhvatjeje në kurriz të qytetarëve.

Ai tra atje para tunelit sot duhet të ngrihet. Të paktën sot. Nuk ka asnjë të drejtë ligjore e morale, që ajo kompani sot t’u marrë para qytetarëve që kalojnë tërë mundim në atë rrugë.

Ndërsa shteti duhet ta menaxhojë vetë tarifën. Qytetarët nuk refuzuan të paguajnë tarifën e rrugës, por në raste të tilla të jetë dikush, që të hedhë një dorë kripë.

Shënim: Shteti i jep me koncension, ok, por ua jep atyre që nuk mundet t’u kërkojë as llogari! Në këto raste shteti merr masa, gjobit firmën koncensionare ne një sasi parashë, që i bie më leverdi të mirëmbajë rrugën se të gjobitet! E kështu gradualisht shkojnë punët në vend! /AÇ