KISHË APO XHAMI?! MUZE MË MIRË.

1
1220
Kalaja Rozafa

“BASHKËBISEDIM” ME MUHAMED SYTARIN.

I Nderuar Myfti Muhamed Sytari.

Pasi lexova intervistën Tuaj, nuk mund të mos jepja edhe unë një opinion shumë modest, të cilin po e shpreh shkurtimisht këtu.
Po e shkruaj komentin tim në formë DIALOGU me Ju.

MUHAMED SYTARI: “Katolikët provokojnë, xhamia në kala nuk bëhet dot muze si ‘Shën Sofia’ në Turqi”.
XHABIR ZEJNUNI. Zotëri. Ju jeni i biri i Bardh Sytarit dhe Violeta Zefit. Pra jeni gjysëm musliman, por edhe gjysëm katolik. Nëna e Juaj, këngëtarja e shquar Violeta Zefi, të cilën e kanë duartrokitur pa dallim si muslimanët dhe si katolikët, ka lindur dhe është rritur në Gjuhadol të Shkodrës (aty ku kam lindur edhe unë) dhe për prindër ka pasur Zonjën Liza dhe Zotin Kolë. Origjina e nënës Suaj është nga Shala, që ka qenë një ndër SHTATË BAJRAQET e Dukagjinit. Ose më saktë, Bajraku më i shquar për tradita PATRIOTIKE. Mjafton që t’ju kujtoj Juve historinë e SHTATË SHALJANËVE, e cila njihet shumë mirë nga të gjithë. Supozoj edhe nga Ju. Pra, nëna e Juaj është PURO katolike dhe shqiptare. Pse u zgjata kaq shumë unë në një përshkrim të tillë biografik sipas Jush? Për të theksuar faktin se ne shkodranët jemi me FAT shumë të MADH, që për Myfti kemi një person të nderuar si Ju, ADN-ja e të cilit ka në përbërjen e saj trashëgiminë e të DYJA BESIMEVE FETARE.

Kjo është dhe duhet të jetë një GARANCI shumë e madhe, e cila duhet t’i shërbejë harmonisë fetare në qytetin tonë. Madje këtë rast unë do e konsideroja si një DHURATË HYJNORE, që i ka bërë Zoti qytetit tonë. Prandaj, nuk jam aspak dakord kur Ju thoni se “Katolikët provokojnë”. Edhe po të ishte kështu, aq më mirë ky “provokim”, pasi ky muze do i përkasë të gjitha komuniteteve fetare në Shkodër pa asnjë dallim. Deklarata e Juaj se “Xhamia në kala nuk bëhet dot muze si ‘Shën Sofia’ në Turqi”, është shumë e papërgjegjshme (për të mos thënë e rrezikshme), pasi kështu Ju cënoni laicitetin e shtetit shqiptar, duke e paraqitur atë një shtet musliman. Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 7 thekson se: “Republika e Shqipërisë është shtet laik”.

MUHAMED SYTARI. “Turqia dhe Shqipëria janë dy realitete të ndryshme, që bashkohen në shumë pika dhe ndahen në shumë të tjera”.
XHABIR ZEJNUNI. Pse nuk na i shpjegoni Ju këta DY realitete të ndryshme, të cilat ndajnë dhe bashkojnë në shumë pika Turqinë me Shqipërinë?.

MUHAMED SYTARI. “Në shumë kala të vendit ekzistojnë xhami të tilla, si rasti i asaj në kalanë e Prezës, që u inaugurua vitin 2015, edhe me praninë e presidentit të Turqisë, Z. Taip Rexhep Erdogan, falë investimit të organizatës qeveritare turke, TIKA”, objekt për të cilin “Drita Islame” shkruan se ka qenë një kishë e vogël”.
XHABIR ZEJNUNI. Nëse edhe “Drita Islame” (dhe jo kristiane) ka shkruar se në këtë kala ka qenë më parë “Një kishë e vogël”, atëherë do thotë se nëse më vonë kjo kishë u bë xhami, kjo u arrit vetëm pasi Shqipëria u pushtua nga Turqia. Them u pushtua, pasi nuk më rezulton se Turqia të jetë ftuar nga Shqipëria atë kohë për të na zhvilluar më shumë. Shtoj se do kishim qenë shumë të lumtur me praninë e Zotit Erdogan EDHE në rastin e përurimit të ndonjë fabrike me investime turke!

Muhamed Sytari dhe Kalaja “Rozafa”

MUHAMED SYTARI. “Mesha e mbajtur në kala është një provokim”. “Një bashkëpunim i shtetit shqiptar me atë turk në këtë drejtim do të ishte mëse i duhur dhe me dobi”.
XHABIR ZEJNUNI. Po e zemë se mesha e mbajtur në kala është një provokim sipas Jush. Mos vallë ky provokim u zgjidhka vetëm me anë të “Një bashkëpunim të shtetit shqiptar me atë turk”, i cili “Në këtë drejtim do të ishte mëse i duhur dhe me dobi”. Kjo deklaratë edhe pse “elegante” dhe “ëngjëllore” në pamje të jashtme, është shumë e rrezikshme. E çfarë hyn shteti turk këtu me muslimanët synitë në Shkodër apo në Shqipëri? Apo mos vallë muslimanët synitë duhet të konsiderohen patjetër turq? Po sikur me të njëjtën logjikë, të kërkonin mbrotjen e tyre muslimanët shiitë nga Irani, katolikët nga Vatikani dhe Italia, ortodoksit nga Rusia e Greqia dhe çifutët nga Izraeli? Rezultati është i imagjinueshëm besoj. Edhe për Ju natyrisht.
Zotëri i Nderuar. Më parë jemi shqiptarë dhe pastaj besimtarë.

MUHAMED SYTARI. “Mendoj se restaurimi i xhamisë shekullore të kalasë së Shkodrës mund të bëhet edhe me financime të vetë qeverisë shqiptare”.
XHABIR ZEJNUNI. Pse u dashka që Shteti shqiptar të financojë në objektet e kultit – jo vetëm muslimane, por të çfarëdo lloj kulti tjetër fetar – kur edhe me Kushtetutë, Shqipëria është një shtet laik? Mos vallë do ishte më mirë që Ju të ndërhyni tek Shteti ynë që të investojë më shumë në fabrika, shkolla apo kopështe? Pasi në radhë të parë qëndron edukimi laik dhe punësimi. Ndërsa çështja e besimit fetar, është vetëm një opcion fakultativ.

MUHAMED SYTARI. “Ajo (xhamia) mbetet një gjurmë e rëndësishme e trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare”.
XHABIR ZEJNUNI. Jo. Pasi trashëgimia kombëtare nuk barazohet me trashëgiminë fetare.

GAZETARI. “Në një intervistë të botuar dje në “Gazeta Shqiptare”, prof. Aleksandër Meksi argumenton se objekti-monument kulture në Kalanë e Shkodrës ka qenë së pari kishë dhe më pas është kthyer në xhami, me një dekret të Sulltanit me rënien e Shkodrës, në janar të vitit 1479. Ai propozon që objekti të bëhet muze për kalanë, pasi t’i nënshtrohet një restaurimi, a jeni ju dakord që të kthehet në muze?
MUHAMED SYTARI. ”Myftinia Shkodër e ka thënë fjalën e saj në lidhje me rrënojat e Xhamisë shekullore të Sulltan Mehmet Fatihut në kalanë e Shkodrës. Në shumë kala të vendit ekzistojnë xhami të tilla, si rasti i asaj në kalanë e Prezës”.

XHABIR ZEJNUNI. Dihet se dikur për shkak të rreziqeve të mëdha, jeta është bërë brenda kalave. Ndryshe çfarë kuptimi do kishte ndërtimi i kalave? Dhe sakrifikimi i kurbaneve si rrjedhojë! Edhe veprimtaritë e kultit fetar, po ashtu bëheshin brenda këtyre kalave. Ky fakt, supozon që brenda kalave të kenë qenë ndërtuar edhe kishat. Pas pushtimit turk të vitit 1479, këto kisha u kthyen në xhamia. Pasi nëse do ishte e vërtetë se në kalatë e pushtuara nga turku, u ndërtuan për herë të parë xhamiat, atëherë na del se Shqipëria paska qenë vend PAGAN. Gjë që nuk është aspak e vërtetë. Duke qenë se jeta sot nuk bëhet më brenda kalave, por në qytete, atëherë do ishte më se e udhës nëse ata objekte të bëheshin muze, ku të pasqyrohej tërë historia e këtyre objekteve, duke përfshirë periudhën para dhe pas pushtimit turk. Pasi nuk besoj se është aq i domosdoshëm zhvillimi i ceremonive fetare ne Kalanë e Shkodrës, kur falë Zotit në Shkodër (dhe jo vetëm në Shkodër) nuk mungojnë kishat dhe xhamiat (të cilat nuk më duket se frekuentohen në tërë kapacitetin e tyre!).

Por, nëse ngulmohet kaq shumë, nëse objekti në fjalë është kishë apo xhami, atëherë fare lehtë mund të merren disa KAMPIONE prej aty, ku me anë të analizave speciale kimike-fizike apo me KARBON 14, të përcaktohet me SAKTËSI koha e ndërtimit të tij. Ashtu siç është bërë edhe me ndërtime të tjera historike, siç janë piramidat apo varret e faraonëve. Për korrektesë, kampionet duhet t’ju dërgohen TRE laboratorëve të ndryshëm dhe pa lidhje mes tyre dhe pastaj të krahasohen rezultatet. Kështu është vepruar edhe me analizat që, i janë bërë kampioneve të TRE piramidave të famshme të Egjiptit (Cheopsi, Chefren e Mikerino), ku ka rezultuar se janë ndërtuar para 12.500 viteve (+0 dhe -300 vite).

Nëse objekti në fjalë, do rezultojë i ndërtuar PAS vitit 1479, atëherë do konsiderohet si xhami. Në rast se ai objekt është ndërtuar PARA vitit 1479, atëherë do rezultojë se shqiptarët nuk kanë qenë aspak paganë, por të krishterë. Madje më habit shumë fakti që një analizë e tillë nuk është bërë akoma nga Turqia, si e interesuara më “DIREKTE”, duke pasur parasysh edhe faktin se fondet asaj nuk i mungojnë. Por, nuk përjashtohet edhe fakti që një analizë e tillë të jetë bërë me kohë, por që nuk është publikuar akoma! Arsyeja nuk është e vështirë për të mos u imagjinuar.

MUHAMED SYTARI. “Është e vërtetë se Xhamia e Aya Sofisë është një muze i bukur, që dëshmon mbi të gjitha madhështinë e tolerancës islame”.
XHABIR ZEJNUNI. Dakord se është e bukur. Por, para pushtimit turk të Kostandinopojës (Stambolli sot), kjo xhami quhej Bazilika e Shën Sofisë. Mjafton vetëm emri i saj, për të shmangur çdo ekuivok. Por, për korrektesë informacioni, duhen theksuar PERIUDHAT që ka kaluar kjo Bazilikë: 1. Greke-Ortodokse (562-1204 dhe 1261-1453); 2. Katolike e ritit roman (1204-1261); 3. Muslimane (1453-1931). Dhe MUZEUM pas vitit 1935, pasi kështu pasqyrohej laiciteti i shtetit turk dhe respektohej toleranca fetare.

Pra, kudo të fundit rezultojnë turqit. Laicitetin e Turqisë e disponon edhe Kushtetuta e saj, ku në nenin 2 me titull “Karakteristikat e Republikës” thuhet se: “Turqia është një shtet demokratik, LAIK, social dhe federal i disiplinuar nga normat ligjore (….)”. Cila do ishte e keqja këtu nëse edhe objekti i kultit në kalanë e Shkodrës të bëhej muzeum? Apo mos vallë do pranohet që të bëhet muzeum, vetëm pasi të vërtetohet se ajo është kishë?!

Në fakt, toleranca e pushtimit turk, do kishte qenë më e dukshme dhe e pranueshme, nëse Bazilika e Shën Sofisë do lihej e tillë dhe jo të shndërrohej me dhunë në xhami.

MUHAMED SYTARI. “Hamdi Bushati shkruan se: “A ishte kjo xhami ma parë kishë, nuk dihet me siguri se nuk ka ndonjë dokument real që ta vërtetojë…”(Hamdi Bushati, vepra: “Shkodra dhe motet”, botimi i dytë i rishikuar, Shkodër, 2005, vëll. I, f. 163)”.
XHABIR ZEJNUNI. Ok. A ka ndonjë dokument REAL, i cili të vërtetojë se kjo xhami u ndërtua e RE dhe se aty më parë nuk ka qenë kisha? Pasi në lidhje me Bazilikën e Shën Sofisë, dokumentacioni është i bollshëm, i cili vërteton autenticitetin e saj.

MUHAMED SYTARI. “Xhamia shekullore e kalasë së Shkodrës është një objekt adhurimi, që i përket atij komunitet (musliman), që për shumë shekuj e ka shfrytëzuar legjitimisht dhe të cilin, pavarësimi i vendit e gjet xhami”.

XHABIR ZEJNUNI. Askush nuk e mohon se ky objekt ka shërbyer si xhami pas pushtimit turk. Por, ky fakt nuk shërben si provë se ky objekt më parë nuk ka qenë kishë. Është si historia e Kishës së Madhe në Sarreq, të cilën regjimi komunist e shkatërroi dhe e bëri Pallat Sporti në vitin 1968. Por, në vitin 1991 Pallati i Sportit u bë përsëri Kisha e Madhe. Ka qenë fat shumë i madh që komunistët nuk e kanë kundërshtuar këtë transformim, me pretendimin se ka qenë më parë Pallat Sporti!

GAZETARI. “Në intervistën tuaj për “TRT” shqip, ju shpreheni se objekti është xhami dhe se nuk keni të dhëna që ka qenë kishë. Meqë ka studiues që pretendojnë se objekti ka shërbyer edhe si kishë, edhe si xhami, a do të ishte e pëlqyeshme, që edhe komuniteti mysliman edhe ai katolik, të kryente shërbesa fetare në këtë objekt, secili komunitet me rastet e festave të veta?
MUHAMED SYTARI. “Myslimanët falen në xhami, të krishterët (këtu, katolikët) në kisha. Emërtimi kishë-xhami i një objekti adhurimi është krejtësisht qesharak dhe abuzues. Nuk ka asnjë lidhje me temën e harmonisë ndërfetare”.

XHABIR ZEJNUNI. Jam shumë dakord me përgjigjen, të cilët ja dhatë Ju pyetjes shumë idiote të gazetarit injorant.
Na çmendën këta gazetarë hajvana. Pasi akoma nuk kuptoj nëse pyetjet ata i bëjnë vetë, apo jua komisionon ndokush tjetër më parë! Pasi gazetari nuk duhet vetëm të bëjë pyetje, por edhe të jetë i AFTË që të replikojë. Per fat të keq, replika është e HUAJ në gazetarinë tonë.

ARSYEJA?!?!
Zotëri mos harroni diçka Ju. Kur’Ani shprehet me shumë adhurim për Isanë (përmendet 37 herë) dhe Mejremen (përmendet 30 herë). E pra, Isai dhe Mejremja janë për muslimanët, ashtu siç janë Jezu Krishti dhe Maria e Shenjtë per kristianët.
Të njëjtët persona.
I njëjti adhurim.
Vlerësime të ndryshme!!!!!!
RESPEKTE.