Kishat apo xhamitë?

1
1915
Xhamia Pejë

Nga Etleva Bragjeçi, 12/04/2016

Nuk di nëse para pushtimit 500-vjeçar turk të parët e mi kanë qenë myslimanë apo të krishterë, por di se që prej qindra vitesh fisi im dhe familja ime janë myslimanë (sunitë). Jam rritur në një familje ku gjyshi i festonte festat fetare (Bajramin e Madh, Bajramin e Vogël, Natën e Kadrit etj) dhe ku gjyshja agjëronte përgjatë gjithë muajit të Ramazanit, edhe pse i duhej të punonte edhe në mes të vapës, kur Ramazani i binte në muajin korrik apo gusht. Mbaj mend që për Bajram apo për Natën e Kadrit gjithmonë bëhej kurban një‘gjë e gjallë’, pasi gjyshi thoshte se ishte mirë që të përgjakej ajo festë dhe një pjesë e mishit të jepej për sevap apo ‘sadaka’, siç i thonin gjyshërit tanë në turqishten e vjetër.

Pa dyshim që edhe festat e tjera si Viti i Ri, Dita e Verës ( e cila në vendlindjentime është traditë e vjetër), Sulltan Novruzi dhe çdo festë tjetër e kësaj natyre festohej në familjen tonë dhe tek çdo familje tjetër, por çdo gjë mbetej deri tek festimet, pa ndjekur apo predikuar ndonjëritual fetar të veçantë.

Kur isha fëmijë, jam futur një ose dy herë tek xhamia e fshatit, duke ikur fshehurazi nga shtëpia, pasi kurioziteti prej një fëmije 7-8-vjeçar më shtynte të shikoja se çfarë bëhej në atë godinë (xhami), ku me dhjetëra burra të fshatit çdo ditë të premte mblidheshin për të falur ‘xhumanë’. Shikoja burra që uleshin e ngriheshin dhe që këndonin disa vargje në arabisht, por asgjë nuk kuptoja. Fshati i lindjes nuk kishte kisha, pasi ishte një vend me popullsi muslimane, ndaj sa isha fëmija dhe jetoja atje nuk pata kurrë mundësinë të futem në një kishë. Pas shumë vitesh, kurioziteti që qëndronte akoma brenda meje, më bëri që të futem në 2-3 kisha të ndryshme. Nga pikëpamja e një te reje, e cila nuk i predikon dhe as nuk i ka qejf ritet fetare, në thelb edhe kisha edhe xhamija më duken njëlloj: në xhami hoxha këndon xhumanëndërsa në kishë prifti mban meshën, njerëz që falen në xhami dhe të tjerë që luten në kishë, ikona të ndryshme fetare nëpër mure etj. E di që nëse dikush që predikon njërën nga fetë dhe po e lexon këtë shkrim, do ngrejë kryet dhe nuk do bjerë aspak dakord me këndvështrimin tim, por tek e fundit kjo është liria e mendimit dhe besimit fetar.

Unë nuk mendoj se një bashkëmoshatar/re e imja që mund të dijë më shumë sesa unë mbi fenë apo që predikon ritet fetare është më i/e mirë sesa unë; Unë nuk mendoj se të mos mësosh fenë do të thotë të jesh më i keq, më i ligë, më pak i mençur apo me vese të këqija; Unë nuk mendoj se të mos mësosh fenë do të thotë të bëhesh radikal apo kamikaz, apo e kundërta, të jesh fetar të bën radikal e vrasës për hir të fesë. Jo aspak! Mendimit të disa personave, apo më mirë të propagandës së tyre se viktimat e Parisit, Ankarasë apo Brukselit janë viktima të fesë muslimane, janë vetëm demagogji që ose bëhen nga padija (ç’ka e dyshoj), ose duan të nxisin medoemos konfliktet fetare, në një kohë kur nuk ekzistojnë.

Unë jam nga ata persona që mendoj se, në vend që të mësosh mbi fenë, ku ndër të tjera të mëson edhe sesi të “sakrifikohesh” për Muhamedin apo Krishtin, është shumë herë më e frytshme të mësosh historinë apo gjeografinë e vendit tënd nëse je në shkollë, e nëse nuk je nxënës shkolle apo student, fare mirë mund të lexosh libra të tjerë, të merresh me një studim, të mësosh një gjuhë të huaj, të merresh me sporte apo ta shfrytëzosh kohën sipas dëshirës.

Nëse ka një gjë që krenohemi ne shqiptarët, përveç historisë, bukurisë së natyrës dhe mikpritjes, harmonia fetare është një nga virtytet më të çmuara që ne si komb kemi. Në Shqipëri nuk ka asnjë lloj problemi nëse një djalë i krishterë martohet me një vajzë muslimane, apo e kundërta. Në vendin tonë, nën të njëjtën çati jetojnë njerëz të besimeve të ndryshme fetare, ashtu sikundër këtë harmoni e shikon edhe në gëzime e hidhërime, në festa, në punë e kudo tjetër. Bashkëjetesa fetare është nga të paktat gjëra nga të cilat edhe shtetet më të mëdha në botëmarrin shembull nga ne.

Ishte pikërisht kjo bashkëjetesë vëllazërore e të gjitha feve në Shqipëri, ajo me të cilën Kryeministri ynë u krenua teksa mbaheshin homazhe në Paris për nder të viktimave të “Charlie Hebdo” në Francë. Është pikërisht kjo harmoni fetare qëna ‘justifikon’ ne edhe nga sulmet radikale që po kërkohet të shiten si të fesë muslimane dhe të distancohemi prej tyre.

Nisur nga krenaria që Kryeministri ynë ka treguar dhe tregon kudo që shkon nëpër botë për harmoninë fetare të Shqipërisë, nuk e kuptova dhe nuk e kuptoj kur artikuloi në publik futjen e fesë në shkollat publike.Është krejt normale që Kryeministrin e vendit të mos e kuptojë një qytetare e vendit të tij për një rast të caktuar, por nëse si kjo qytetare ka apo do të ketë edhe shumë të tjerë të rinj e të reja të shkolluar, akademikë, profesionistë apo qytetarë të thjeshtë, pastaj normalja kthehet në anormale.

E para, kushdo që dëshiron të mësojë më shumë për një fe të caktuar mund ta mësojë atë nga familja, nga institucionet fetare, nga shkolla private fetare të licensuara për këtë gjë, apo nga organizata e OJF-të fetare dhe nuk ka përse të mësohet me detyrim nëpër shkolla.

E dyta, me këtë logjikë, i bie që edhe ata që nuk duan të dinë përreth fesë, dhe që nuk janë pak, i detyron të mësojnë. Disa nocione të përgjithshme mund të integrohen në historinë e vendit, pasi feja shkon përkrah historisë së një kombi, dhe nuk ka përse hartohet një lëndë e veçantë.

E treta, kush do ti shkruajë tekstet fetare që do të aplikohen nëpër shkolla? Është fakt që çdo vit nëpër shkolla shohim tekste të ndryshme historie, ku historia e vendit tonë deformohet sipas orekseve të historianëve dhe nuk është çudi që e njëjta gjë të ndodhë edhe me tekstet e feve në Shqipëri.

E katërta, besoj dhe mendoj se sa më shumë të dish përreth një feje tek e cila edhe beson, aq më shumë personat bëhen më të predispozuar për ta përqafuar atë fe dhe rrjedhimisht për të ndjekur ritet fetare. Mos kjo do të çonte në një shoqëri më tepër fetare?!

E pesta, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 10, pika 1 thotë: “Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare”, ndërsa në pikën 2 të këtij neni thuhet: “Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare”. Kështuqëçdo individ është i lirë të besojë dhe manifestojë cilën fe dëshiron apo ndjen se i përket dhe nuk mundet ta detyrosh të mësojë me forcë për një fe tjetër. Projektligji i ri, akoma i pahartuar, në çfarëdo mënyre që të hartohet, do të cënojë Kushtetutën e vendit.

Futja si lëndë e detyruar nëpër shkolla apo universitete e fesë, nuk do të bënte gjë tjetër përveçse do të shtonte kaosin e madh ku është futur sistemi ynë arsimor që prej shumë vitesh dhe që çdo përpjekje apo reformë për ta nxjerrë nga ajo gjendje ka qenë e dështuar deri më tani.

Për t’ju kthyer pyetjes së fillimit: kishat apo xhamitë? Unë në vend të tyre, pa më të voglin dyshim, do të zgjidhja shkollat, do të zgjidhja arsimin, do të zgjidhja edukimin e fortë dhe solid, pa asnjë qasje politiko-fetare. Vetëm kjo na shërben për të rritur breza më të edukuar, më të arsimuar dhe qytetarë më të mirë. Feja nuk i shërben aspak këtij qëllimi!

Marrë nga tiranaobserver.al

1 KOMENT

  1. E nderuar Etleva,

    Feja qe e quajm sot tradicionale nuk ka qene aspak fe, por nje ritual qe e benin shum Shqiptar. Ngrenja e Bakklaves, apo mosngrenja e ushqimit gjate dites… por gjate nates… nuk eshte religjion, sepse ne perioden 1800-1930 ne trojet Shqiptare ka pase nje deri ne dhjete libra religjioz islamë, qe quhen Kuran… dhe qe kete liber e kane lexuar vetem disa dhjetera iimama ose hoxhallarë… por te cilet nuk ua kane transmetuar popullates tere Kuranin por vetem dy tre fjale.

    Por kjo nuk eshte islami. Nuk eshte islam as nje Elvis Naçi qe e propagandon. Sepse Elvisi eshte nje njeri i mire, ai mendon pozitivisht por ligjerimet e tija jane 100% ne kundershtim me Kuranin dhe Islamin… Elvisi keqperdoret nga Islami. Sepse Musliman i vertete Eshte Naim Trrnava, Lavdrim Muhaxheri, Lutfi Haziri, Xhabir Hamiti, Irfan Spahiu, Shefqen Krasniqi, Fuad Ramiqi… sepse keta jane musliman origjinalë… te poshter, rrenca, hipokritë, idiota, qenefa, prap rrenca, kriminela, terrorista.

    Kjo eshte Islami, e jo ma hanger Bakllava apo Hallve, apo mos-hamje e ushqimit gjate dites…

    Shpresoj se te ndihmova ne ate çka eshte Islami i vërtetë – feja e paqes që vret tash 1400 vjet dhe çka eshte rrena e Elvis Naçi-steve.

Komentet janë mbyllur.