Kisha “Zoja e Këshillit t’Mirë” në Klinë, në orët e mesnatës i nisi Krishtlindjet

0
1369

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Mbrëmë në meshën e mesnatës shumë të krishterë në mbarë kishat e botës universale, ia mësynë katedralëve e Kishave të tyre për të festuar lindjën e Jezusit të Nazaretit, Shpetimtarin e njerëzimit, që do të thotë se vetë Krishtlindja dhe Pashkët janë të dyja festat me kyçe e fundamentale apo Alfa dhe Omega e kishës së krishtërimit. Njëkohësisht sikurse në mbarë kishat e botës universale edhe në Shqipëri, Kosovë e Trojet Tona Etnike, mbrëmë në mesnatë u mblodhën besimtarë të shumtë shqiptar të komunitetit katolikë për të përcjellur, përkujtuar, përmes lutjeve shpirtērore e liturgjisë shënjte lindjën e shpëtimtarit të njerëzimit.

Edhe Kisha “Zoja e Këshillit t’Mirë” në Klinë, në prani tē afro një mijë besimtarëve të kësaj famullie, mbrëmë në mesnatë nisi ti kremtoi Krishtlindjet, me urimet me të mira për mbarësi, paqe, solidaritet e mirëkuptim ndërmjet shqiptarëve e njerëzve vullnetë mirë mbi tokē, ku vertetë besimtarët kanë ndjekur ritet fetare me një qetësi, devotëshmeri dhe në një atmosferë të bukur tejet festive. Në meshën shënjte perveç prof. dr. Murat Jasharit, pjesëtar i familjës heroike të Jasharajve të Prekazit, kanë marr pjesë edhe përfaqësues të skenës politike nga ana e pushtetit lokal të Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, Kryetar i Komunës së Klinës ( me stafin e tij të kompletuar: nën/Kryetarin, prof. Besim Hoti, e drejtorët ekzekutiv: z. Iber Elezaj, z. Binak Syla, prof. Arben Limani, z. Skënder Merturi, znj. Njomëza Grabanica, z.Lorenc Marleku, z. Petrit Beka, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, z. Petrit Palushaj, asambleisti i AAK-së, z. Tunë Dedaj, anëtarët e kryesisë së degës së LDK-së në Klinë, z. Prend Zefaj, z. Jeronim Balaj etj.).

Mesha kryesore është celebruar nga don Lenc Sopi, ( dekan i dekanatit e famullitar) shoqëruar nga ministrantët dhe kori i kishës, të cilët e madhështuan edhe më shumë këtë eukaristi e eveniment gëzimi në përkujtim të lindjes së Jezusit.

Gjatë pretkut të tij don Lenci tha se pas një pergaditje të gjatë jemi bashkuar në këtë vënd bashkë me kishën e gjithë mbarëshme që në këtë natë të shënjte të kujtojm dritën e shelbuesit dhe lindjën e tij. Që në fillim don Lenci, pêrmendi fillet e krishtërimit qysh nga lindja e Krishtit e kryqëzatave të ndryshme mesjetare ndaj Jezusit, apostujve dhe të krishtërëve të tjerë nder shekuj. Ishin kryqëzata që kryeheshin barbarisht nga paganët mesjetar, nga ata që besonin në shumë zotëra të rrejshëm. Pikërisht qysh nga shtegëtimi i Shën Palit në Iliri, ku edhe ne shqiptarët e sotëm në pergjithësi ishim ata që nga ajo kohë e pranuam krishtërimin permes apostullit Pal, i cili edhe u kryqëzua.

Kryqëzata të një pas njëshme kundrejt profetëve e laikëve të tjerë të bashkësisë krishtëre, pati edhe në periudha të tjera që do thotë se pati edhe më vonë kundrejt Shën Laurit e Shën Florit, të cilët i perkasin gjeneologjisë sonë Shqiptare. Në vazhim të predikimit të tij don Lenci, tha se të mos harrojmë se perveç shumë shënjterve të tjerë të shumtë e kemi edhe Shën Jeronimim, i cili ishte edhe ai pjesë e jona, ishte ai i cili e perktheu biblën nga latinishtja. Me ardhjën e Shën Konstandinit të madh, kisha dhe krishtërimi fituan të drejtën e besimit të krishtërë për një epokë të shkurtër, duke vazhduar më vonë edhe me tortura e kataklizma mesjetare e kryqëzata të tjera kundrejt shqiptarëve nga bizanti e perandoria otomane.

Pikërisht gjatë kohës sa ishte në jetë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ishte ai i cili u vu në mbrojtje të shqiptarëve dhe evropës së emancipuar pērplot 26 vjet radhazi. Në fund të pretkut të tij don Lenci, përshkrou edhe veprimët misionarike të shënjtorës shqiptare të njerëzimit Shën Nënë Terezës, e cila ishte ajo që veproj në mbeshtetje të botës së varfër pa dallim ngjyre… në ndjekje të shëmbellturave të Krishtit – Shelbuesit të mbarë njerëzimit, tha don Lenc Sopi.

Ndërsa në fund tē meshes, ishte edhe Kryetari i Komunës, prof.dr. Zenun Elezaj, i cili i përgezoj të gjithë besimtarët e pranishëm me rastin e evenimentit të Krishtlindjës.
Me rastin e festave të krishtlindjeve, permes mediave elektronike Kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, i’u është drejtuar qytetarëve të besimit katolik me një mesazh urimi, duke thënë se: janë Krishtlindjet, që simbolizojn vlerat më të larta të solidaritetit, harmonisë, dashurisë dhe paqes ndërmjet njerëzve, ndaj ju shpreh urimet e mia Juve dhe gjithë besimtarëve të besimit katolik.

Këtë festë le ta kalojmë me gëzim e harmoni në familjet tona, me të mirat dhe begatitë që na i ka dhuruar Zoti. Krishtlindjet, këtë kremte tradicionale, sot e gjejnë komunën dhe vendin tonë, me arritje të shumta në të gjitha fushat e jetës; me përkushtimin për rritjen e mirëqenies për qytetarët tanë pa dallim etnie e besimi, për zhvillim ekonomik të vendit dhe me synime të qarta për integrime euroatlantike. Në këtë rrugë kemi plot sfida e vështirësi. T’i kalojmë ato së bashku, me synimin për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në këtë ditë, le të kujtohemi për të gjithë ato vlera të kombit, të cilët për të kremtuar sot në liri dhanë edhe jetën e tyre-dëshmorët dhe martirët e kombit; t’i kujtojmë njerëzit rreth nesh që kanë nevojë për ndihmën dhe solidaritetin tonë. Të ndajmë me ta momentet e festës, t’ua bëjmë atyre kremten dhe jetën më të lehtë e më të mirë. Në ditën e Krishtlindjes, uroj edhe përfaqësuesit të misioneve ndërkombëtare në vendin tonë, KFOR-in etj., të cilët do të festojnë këtë ditë të shënuar në vendin tonë, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj.

Edhe drejtori i klulturës për rini dhe sport z. Skënder Merturi, për rrjetin social bëri një mesazh urimi e përgēzimi me rastin e Krishtlindjës, duke thënë se si ngjarje e triumfit të dashurisë, së mirës, sakrificës dhe bashkëndjesisë për njëri-tjetrin dhe nevojtarët, Kërshëndellat na kujtojnë rëndësinë e angazhimit me dashuri dhe vendosmëri për drejtësi, barazi e mirëqenie. Tradita jonë kombëtare i ka bërë bashkë besimet e ndryshme, për një vend e shoqëri të drejtë, të barabartë dhe të jetueshme për të gjithë tha më në fund të mesazhit të tij z. Merturi.

Don Lenci, i falenderoj bamirësit për solidaritetin e dhënë njerëzve në nevoja të veçanta më rastin e Krishtlindjës. Pas përfundimit të meshës së Krishtlindjes besimtarët takuan dhe perqafuan njëri tjetrin ndërsa fjalët e para që shkëmbenin në mes veti ishin “Gëzuar Festa – Për shumë mot e jetë Krishtlindja”