KISHA SERBE NË KAMPUSIN E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS, TË RRËNOHET

0
346
Serbian Orthodox Church - Prishtina
Gani I. Mehmeti
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Nëse duan ta heqin problemin përgjithmonë, kisha e ndërtuar dhunshëm në kohën dhe në vendin e paduhur, duhet rrënuar. Nuk kemi nevojë për të, as si muze ta lëmë në këmbë. Nëse duam muze, duhet ta ndërtojmë vetë, jo në objektin e ndërtuar për të provokuar shqiptarët dhe të gjithë të tjerët, sa herë të duan serbët.

Se ku e lexova, sipas një regjistrimi të serbëve, se në Kosovë qenkan një mijë e sa kisha ortodokse “serbe”! Me këtë po dua të them se serbët dhe të gjithë ortodoksët, kanë mjaft vend ku të bëjnë lutjet e tyre për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, për çka, nuk kanë nevojë të sillen kah ky objekt, i ashtuquajtur “kishë”.

Ku janë ndërkombëtarët, a nuk mund të binden ata, se serbët janë të lirë, sa as që e kthen dikush kryet prej tyre, sa edhe liturgjinë e bëjnë në mes të Prishtinës, dhe askush nuk i nguc. Pra, se serbët janë të pasigurt në Kosovë – është një gënjeshtër e kulluar e tyre. Ata janë më të sigurt se shqiptarët vetë. Madje edhe në mes të Prishtinës, që thuhet se nuk ka serbë atje, se nuk guxojnë serbët të lëvizin lirshëm! Kjo është vetëm parollë e tyre sa për të fituar sa më shumë privilegje në emër të pasigurisë.

Dhe, përkundër një lëshimi të madh të institucioneve për siguri në Kosovë, është mirë që nuk janë ngacmuar, pse po të nguceshin a pengoheshin – do u vinte era, asjhtu siç dëshirojnë ata!

Tani, deri sa nuk u hallakatën, nuk kanë se si të ankohen në bashkësinë ndërkombëtare, në fillim të dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Këta kanë bërë një provokim të madh e të rëndë me këtë rast, provokimi i tyre është në politikën e tyre. E, për të ndalur provokimet e tyre, këtë objekt të quajtur kishë, duhet rrënuar – sa më parë, aq më mirë.

Serbia është armatosur me armët më moderne nga Rusia. Ajo tani kërkon vetëm shkas për rifillimin e një lufte tjetër për të pushtuar sërish Kosovën.

Faji i të gjitha këtyre është hyrja në bisedime me Serbinë, për çka nuk ka pasur fare nevojë. Po, edhe kur u hy në bisedime, ato u stërzgjatën tepër, duke lëshur pe gjithherë në favor të Serbisë, siç është Fusnota, me çka ajo pa se vetë shqiptarët i hoqën REPUBLIKËN Kosovës. Pastaj, nga bisedime teknike që quheshin, përse hynë në bisedime politike. Këtë kanë munduar ta shmangin.

Për gjithçka, për të drejtat e minoritetit serb, ishte mjaft Kushtetuta e Ahtisarit. Nuk ka kush pse bën lëshime të tjera.
Serbët vetë, nuk janë një popull prej engjëlli që të meritojnë aq të drejta, nuk meritojnë të drejta më të mëdha se sa minoritetet e tjera, të cilëve po u hyhet në të padrejtë, atëherë. Se sa populli serb është “engjëll” shihet me sjelljen e tyre ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore, që janë duke i shpërngulur dita-ditës nga trojet e tyre etnike. Se sa është ky popull “engjëll” mjafton të shihet se ishte agresor në të gjitha luftërat e shkaktuara me Kroacinë, Bosnjen dhe Kosovën, ku ka shkatuar me qindra mijëra viktima. Serbia ishte shkaktare edhe e Luftës së Parë Botërore. Serbia do të jetë shkaktare edhe e Luftës së Tretë Botërore nëse i lëshohet pe.

Dhe për fund, këtij populli sa më sumë t’i ikësh, aq më shumë të sulmon. Andaj, mjaft më me lëshime! Kështu, me dhunë i kanë përvetësuar edhe kishat e manastiret e tjera prej shqiptarëve.

Kjo kishë duhet të rrënohet sa më parë, ndryshe nuk ka paqe me Serbinë. Kjo do të ishte edhe një vërejtje për të që të mos ndërtojë aty ku nuk është e saj.