KISHA APOSTOLIKE E T’KRISHTENËVE SHQIPTARË APOSTOLIKË

0
608
Shën Pali - apostull

Shkruan: Pjetër Domgjoni

Disa vite ma parë te gazeta „Zemra Shqiptare“ pata publikue nji shkrim për dom Anton Kqirën, dhe aty gjindej shprehja: „Ashtu siç tha dikush, se Dom Anton Kqira asht imzot Pjetër Bogdani kohës sonë“.

Shumë vite ma vonë, mora vesh, se at shprehje, me at kuptim aç t’thellë e paska thanë, jo dikushi, por Intelektuali shquar shqiptarë, autori i disa librave, zotniu, Lekë Mrijaj.

Me datën 5 janar 2020, zotniu, Lekë Mrijaj, në nderë t’përkujtimit t’veprës parë t’botueme n’Gjuhën Shqipe, shkruanë: „Sot, 465 vjet më parë, dom Gjon Buzuku e ka shkruar në shqip veprën e tij “Meshari”

Vepra “Meshari” është nisur së shkruari më 20 mars 1554 (M.D.L.IV) e finalizuar me 5 janar 1555 (M.D.L.V) nga kleriku shqiptar jezuit dom Gjon Buzuku, i cili vie nga veriu i Shqipërisë (sipas studiuesve mendohet të jetë nga Kraja) e që ishte famullitar i një Kishe Apostolike.

Shprehja: Kisha Apostolike, m’bani shumë përshtypje sepse për herë t’parë, e ndëgjova prej intelektualit madh shqiptarë, Zotni Lekës. Kjo asht nji shprehje SHEKULLORE, jo vetëm e nji shekulli, por e ma shumë se 20 shekujve.

Para 5-6 vitesh, n’shtëpinë tonë turistike, prej Armenie, vjen nji djalë, 25-26 vjeqë. Ai ishte djal i nji argjendari që kishte ardhë n’Split me kërkue dyqan zejtar, por aç bukur e dinte, historinë e lavdishme t’popullit tij armen. Tu’ bisedue për at popull, për herë t’parë, prej tij, pata ndi shprehjen: „Na, populli armen, jemi T’Krishtenë Apostolik“.

T’Krishtenë Apostolikë, jemi edhe na shqiptarët, por asnji herë, askush, s’ishte shprehë kështu, s’pakut, unë vet, kët shprehje s’e kam ndi kurrë prej asnji shqiptari.

Për shprehjen, Kisha Apostolike, t’shpreh urimet e përgzimet e mia ma t’sinçerta e prej thellsisë zemrës sime miku im i nderuemë, Lekë Mrijaj.

Kam shumë besim te populli shqiptarë se këtë shprehje, kanë me marrë prej zotni Lekës dhe me vendos n’leksikun letrar t’gjuhës sonë që t’jetë si shprehje IDENTIFIKUESE për popullin shqiptarë. Po e shkruaj edhe nji herë, tu’ i shtue edhe: KISHA APOSTOLIKE E T’KRISHTENËVE SHQIPTARË APOSTOLIKË.

Dërgoi për publikim, Lekë Mrijaj, gazetar