Kim: Të hapen negociatat me BE para fundit të vitit, mbështesim “Ballkanin e Hapur”

0
132
Yuri Kim

Aktualitet, Opinion.al29/10/21

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një status në Twitter ka shpërndarë mesazhin e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ka theksuar se mbështet hapjen e negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut), para fundit të vitit 2021.

Po ashtu Kim shkruan se SHBA mbështet edhe nismën e Ballkanit të Hapur dhe nismat që promovojnë integrimin duke theksuar se pjesë e kësaj nisme duhet të bëhen të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Përkushtimi i SHBA-së ndaj BB-së mbetet i fortë, duke përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para fundit të vitit 2021. SHBA gjithashtu mbështet Ballkanin e Hapur (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 BB-të) dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin”, shkruan Kim. /Opinion.al