Këto doli në shitje në Korçë, botimi i dytë i romanit të mirënjohur: ‘MISTERET E PARISIT TË VOGËL’

0
476
Kristaq Turtulli - Misteret e Parisit të vogël

Impresionet e poetes së shquar korçare Zhuliana Jorganxhi për librin: MISTERET E PARISIT TË VOGËL:

I dashur miku im i vyer dhe i talentuar Kristaq Turtulli! Ju uroj shendet të plotë familjarisht frymezim, pasion, PENE TE ARTE dhe suksese! Sa mbarova së lexuari romanin tuaj “MISTERET E PARISIT TE VOGEL” dhe kam mbetur e mrekulluar nga talenti, gjuha dhe stili juaj, nga shpirti juaj poetik, mendjea e ndritur dhe PENA E ARTE! Romani per mua është një veper e shkruar mjeshterisht dhe që të rremben dhe nuk të leshon që nga germa e parë deri tek e fundit.

Jam plotesisht dakord me Parathenien e shkruar aq bukur dhe mjeshterisht nga gazetari i njohur Illo Foto, nga urimet dhe mendimet e shprehuar me konsiderate të lartë per ju dhe romanin nga shkrimtari dhe poeti Llambro Ruci, Dr. As. Prof. Dion Tushi, gazetari Astrit Lulushi, gazetari Gëzim Ashimi, shkrimtari Aleko Likaj, prof, doc Resmi Osmani, shrkimtari dhe gazetari Fiqri Shahinllari, poetja Zhuljeta Grabocka Cina, përkthyesi I talentuar Elvis Lidheri dhe shumë krijues s dashamitës të tjerë që e kanë lexuar dhe shprehur me të drejtë konsideratat e tyre të larta për librin tuaj.

Per mendimin tim, rrallë, se gjen ne letersine e sotme shqipe nje roman me permasa historike kaq të medha dhe të shkruar aq bukur. Aty hyjnë personazhe, që benë historinë jo vetem të qytetit të Korçës, por gjithë Shqiperise. Hyjnë heronj të vertetë, atdhetarë të shquar, që jo vetem nuk kursyen gjithçka si pasurine etj, por as gjakun per alfabetin me të cilin ne shkruajme, per Pavaresine dhe lirine e Shqiperise dhe gjithe trojeve, ku jetojne shqiptare. Figura e ndritur e Themistokli Germenjit lartohet në ketë roman me lart, se shtatorja e Tij ngritur në qytetin tonë të lindjes. Jam kaq e mrekulluar nga leximi i ketij romani, kaq e mbushur me emocione, sa fjalet sado t’i zgjedh me duken te varfera.

Te falenderoj perzemersiht për ketë dhuratë të çmuar, që më betë, dhe ju jam shumë mirenjohese. Urimet e mia me të perzemerta, o mik i shtrenjte, qe me bëni krenare t’ju kem MIK! Ndoshta njehere tjeter do t’ju shkruaj me gjate per personazhet e gdhendur aq bukur dhe mjeshterisht, duke i veshur ju me aureolen poetike.

Ju perqafoj familjarisht me shume respekt dhe mirenjohje

Zhuliana G. Jorganxhi
Poete.