Këso kohe: Përmes programit të “dyndjes së madhe”, Serbia do të nisë serbët për Kosovë!

0
285
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Serbia po bën thirrje të (fshehtë), për ardhje të madhe të serbëve në Kosovë, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare (14 shkurt 2021).

Çfarë ka bërë gati Serbia me programin e saj të (fshehtë), që u bën thirrje për ardhjen e madhe të serbëve të “shpërngulur” në Serbi dhe, siç thuhet në qarqet e kësaj nisme, që të marrin pjesë në zgjedhjet paralamnetare për të shpëtuar frymën e identitetit kombëtar dhe “tokës së shenjtë të Kosovës”(sic!).

Do të ishte mirë, që institucionet e shtetit të Kosovës të marrin këtë nismë në shyqrtim dhe në asnjë mënyrë mos të lejohet, që përmes projektit të njohur të “dyndjes së madhe” të bëhet kthimi i madh i serbëve në Kosovë përmes lojës politike për zgjedhjet parlamentare dhe, siç thuhet zëshëm për të shpëtuar shpirtin serb në “tokën e shejtë” të analeve të gënjshtrës së madhe nëpër historinë e miteve dhe të mashtrimit para botës!

Kujdes nga programi i “dyndjes së madhe” të kthimit të serbëve në Kosovë më 14 shkurt 2021!

Lumi fle, Serbia nuk fle…!

(Çikago, janar të motit 2021)


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

Shënim: Rëndësi ka mos me votua diaspora shqiptarte, se për serbët nuk ka problem… :p /AÇ