Kështu akuzohemi Skender dhe Valon Jashari si drejtues të Grupit të Dobrosinit!

0
2469

Skënder Jashari

Kohëve të fundit, shohim që vetëm veteranët e Luftrave Çlirimtare Shqipëtare, si në Republikë të Kosovës, ashtu edhe në Luginë të Preshevës dhe Iliridë, ndjeken, akuzohen, gjykohen dhe dënohen politikisht! Në shumicën e rasteve të tilla, përfundimi del, që janë të pafajshëm, por që kanë vuajtur disa vite burg!

Në Gjykatën Themelore në Gjilan, më 16.11.2017, ka vazhduar zhvillimi i gjykimit politik kundër Grupit të Dobrosinit, me theks të veçantë akuzat më të rënda drejtoheshin kundër Skender dhe Valon Jasharit. Rasti në fjalë, i njohur edhe si Grupi i Lëvizjes së Lirisë, i inicuar me akuza të porositura nga Serbia, përmes Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, u ndjek nga prokurori Maurizio Salustro. Tashmë ky rast, i kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme me Aktgjykimin PML-241/15, duke na shpallur të pafajshëm për akuzat për të cilat ishim dënuar politikisht, sërish me të njejtat akuza rigjykohemi( madje edhe më rëndë akuzohemi)!

Me rastin e fjalës përfundimtare të Prokurores së Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, të cilën e bëri për 3 ditë të plota( më 5, 6 tetor dhe më 16.11.2017), që padyshim dukej sikur në kohën e Inkuizicionit( ndjekje shtrigash). Akuza politike, që madje as prokurori Maurizio Salustro nuk i kishte bë, duke mos i mbështet në asnjë provë, madje duke falsifiku edhe prova edhe tani në rigjykim( siç kishte falsifiku edhe prokurori Maurizio Salustro, siç e thekson Gjykata Supreme në Aktgjykimin PML-241/15, në paragrafin 61).

Për fat të keq të njejtat akuza politike vazhojnë edhe në rigjykim! Pa ndërhy fare në atë që shkruan Prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, në fjalën përfundimtare të saj, ia bashkangjes në formatin e fotografisë akuzat në fjalën përfundimtare, që drejton kundër meje!

Në fjalën time përfundimtare, që do trajtohet në ditët e ardhshme, rrënjësisht dhe gjerësisht do paraqiten faktet, provat, dëshmitë, ekspertizat që do faktojnë që Serbia, është porositësi-shantazhuesi kryesorë i Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, që të bëjë këtë gjykim. Kjo odiseadë ka filluar ende pa qenë arrestuar unë më 01.07.2012, një bashkëpunëtorë i Serbisë, më kishte kërcënuar përmes adresës elektronike, që :” do më arrestonte së bashku me EULEX-in do më konfiskonte …

Dhe më thotë që s’do shihja kurrë dritë me sy!” Kisha kërku në vazhdimësi si gjatë gjykimit paraprak ashtu edhe në rigjykim, që ky person të dilte të dëshmonte kundër meje. Kam kërku në vazhdimësi që të nxjerrej ky kërcënim nga të dhënat e adresës konkrete elektronike ose t’më jepej kompjuteri që unë t’i nxjerrja vetë! Asnjëherë nuk është pranu të thirrej ky person si dëshmitarë, asnjëherë nuk është marrë prova e propozuar( qëllimisht fshehet Serbia nga akuzat që më janë bë)!

Me rastin e arrestimit tim dhe të vëllaut, më 01.07.2012 dhe më 16.10.2012, asnjë pjestarë i Policisë së Republikës së Kosovës nuk ka qenë prezent, nuk ka patur asnjë vendim të shkruar të gjykatës. Kurse në arrestimin e të bashkakuzuarve të grupit, merrte pjesë edhe policia e Republikës së Kosovës! E njejta ndodhi edhe më 16.10.2012 në rastin e arrestimit tim të dytë! Krahasoni, kërkoni të gjitha rastet tjera, kur janë arrestuar grupet tjera, patjetër ka marrë pjesë edhe Policia e Republikës së Kosovës!

Edhe Institucionet tona kompetente, kanë theksu në lidhje me këtë rast, citoj:”

Më 30.10.2012
Gjilan – Kryeprokurori Jetish Maloku tha për rajonipress se ndihen të zhveshur dhe të izoluar nga rasti i Dobrosinit. Edhe pse arrestimet kanë ndodhur në Gjilan ne nuk kemi asnjë informacion meqë bëhet fjalë për një vepër penale me rrezikshmëri të madhe. As policia nuk ka informacione.

Arrestimet e kryera nga EULEX-it për të shtënat në punktin e Dobrosinit para pak ditësh vazhdojnë të mbesin të “fshehura” dhe larg publikut nga EULEX-i, duke mos treguar asnjë informacion rreth këtij operacioni.

Edhe pse arrestimet janë kryer në territorin e Gjilanit as kryeprokurori i Qarkut, as Gjykata e as policia nuk kanë asnjë informacion zyrtarë se kush janë të arrestuarit, për çka bëhet fjalë dhe cili është efekti i këtij operacioni.

Kryeprokurori Jetish Maloku ndihet i anashkaluar në këtë rast. “Ne jemi të zhveshur dhe të izoluar nga çfarëdo informacioni që lidhet me rastin e Dobrosinit. Edhe pse ngjarja është zhvilluar në territorin tonë unë asnjë lajm nuk e kam për këtë aksion. Krejt çka mund të them e di se bëhet fjalë për një vepër penale me shkallë të lartë të rrezikshmërisë që lidhet me terrorizëm” tha për rajonipress Maloku.

Maloku tha se me rastin e Dobrosinit ka udhëhequr njësia antiterrorizëm nga Prishtina dhe krejt lënda është atje në EULEX.1)

Si përfundim, mund të them, JAM KRENARË QË AKUZOHEM PËR ATDHEUN DHE POPULLIN TIM!

Më 16.11.2017
Shkruar nga Skender Jashari

Skënder Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

SHËNIME:
1. Shkrimi është botuar në disa medie!