Kërkoj të dalë në rrezet e diellit letërsia disidente moderniste e burgosur e çensuruar ne skëterrin mizorist

0
681

Kërkesë drejtuar Edi Ramës, kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Politikani modernist i angazhuar me kontribut të çmuar në ato sektorë jetik publik kombëtar të popullit shqiptar.

NGA SALI LEKA

Shumë i nderuar Z. Edi Rama,

Të drejtohem si kryeministër i votuar dhe i besuar nga socialistët dhe populli dhe si artist, piktor i talentuar, i pëlqyer, i admiruar. Të drejtohem ty, Edi Rama me këtë kërkesë të dobishme kombëtare.

Shumë i respektuari Edi Rama, që nga viti 1992 dhe deri me sot nëpër faqet e gazetave dhe studio televizive kanë llomotitur dhe gumëzhitur si urithkët e qelbëzuar për zbulimin, demaskimin dhe dënimin e krimeve të komunizmit. Dhe tani del pyetja dhe duhet të përgjigjemi: Çfarë kanë nxjerrë në rreze të diellit këto gazeta dhe televizione që nuk kanë shkruar as kanë folur asnjë fjalë, as kanë treguar ngjarje të vërteta për krimet më të tmerrshme të komunizmit, për masakrën më të llahtarshme të mizorimit të egër enverist-ramizist, masakrën tragjike kriminale, burgosjen dhe çensurimin me ligësi dhe egërsi të letërsisë disidente moderniste humaniste si dhe përndjekjen mizore të shkrimtarëve vizionarë liberalë demokratë, që shkrojtën ndryshe nga fryma e molepsur e kohes së Diktaturës, por klika kriminale enveriste ramiziste i dënoi, i perndoqi, i censuroi, i vrau dhe i dhunoi ne mënyrën më cinike dhe diabolike të mundshme.

Janë 125 shkrimtarë që iu nënshtruan peshës së kalvarit të kuq, midis te cilëve të njohurit dhe shokë të mi Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Todi Lubonja, Xhemal Broja, Jakov Xoxa, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Petro Marko, Frederik Sokoli, Daut Gumeni, Dhimiter Xhuvani, Robert Vullkani, Minush Jero, Ibrahim Uruçi, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka me vepra letrare dhe drama teatrale të mrekullueshme , të dobishme, humaniste por u burgosën, u çensuruan, u gozhduan në ingranazhet e ndryshkura të mizorizmit më të egër për 45 vjet rrjesht.

Edhe mbas vitit 1992 dhe deri më sot asnjë redaksi gazete, asnjë studio televizive nuk ka demaskuar terrorin tragjik të mizorizmit antihumanist antidemokratik që ka shkaktuar masakra të përgjakshme kundër shkrimtarëvë demokratë guximtarë të betuar me kontribut të çmuar per letërsinë e mrekullueshme disidente moderniste shembullore dhe për demokracinë triumfatore me të drejta të plota njerëzore juridike publike.

Prandaj Edi Rama mbas triumfit te 25 qershorit e keni obligim të kontribuoni për letërsinë disidente që të dalë në rrëzët e diellit të epokes së demokracisë mbas 13 viteve te pedeizmit berishian që ishte zgjatim i mizorizmit ramizist, ashtu si mizorizmi ramizist ishte vazhdim i mizorizmit enverian.

Mizorizmi pedeist ishte më brutal dhe tendencioz pasi zhvillohej në kushtet e lirisë dhe pluralizmitdhe me fjalën antikomunizëm berishistët e rilvranë letërsinë disidente dhe vlerat e disidencës.

Prandaj letersia disidente humaniste kombëtare e mbyllur dhe e burgosur në vite e dekada duhet të dalë në dritë te diellit mbas 25 qershorit2017, dita triumfatore e demokracisë së vërtetë. Me 25 qershor 2017 do te fillojë epoka e demokracisë së shkëlqyer që deri tani ishte e cunguar e mjegulluar, por Edi Rama dhe socialistët progresiste do ta flakin në humbëtirëne së shkuarës.

Është e dobishme dhe e domsdorshme që të funksionojë një redaksi gazete javore letrare artistike kombetare historike per botimin e poezive dhe tregimeve të mbyllura me vite dhe dekada, nga ingranazhet sofistike të censurës së atyre viteve të skëterrit mizorist.
Gazeta duhet të funksionoje nën drejtimin dhe redaktimin e ministries së kulturës. Sot ka shumë gazeta private por janë grupime skurritiste anarshiste dhe skanë asgjë te përbashkët

Me letërsinë e vërtetë kombëtare e eposike as me etikën dhe kulturën shembullore njerëzore historike shqiptare, por janë angazhuar me spekullime dhe shtremberime skandaloze, me fallsifikime monstruoze se mungon digasteri i drejtimit të hapur publik, artistik mediatik.
Prandaj del pyetja dhe duhet te pergjigjemi: Kush i drejton, kush i organizon dhe i financon këto redaksi që botojnë çdo ditë gënjeshtra dhe gëlbocka ?!

Nga viti 1992 deri në vitin 1997 letërsia, arti kultura etika tradita eposika u shkretuan në Shqipëri.
Kurse mbas vitit 1997 redaksitë e gazetave por edhe televizionet kanë përdorur metoda meskiniste narciziste por edhe zuzariste për të penguar, mbyllur dhe censuruar akoma më keq letërsinë disidente humaniste modernistee diskriminuar e burgosur e internuar egërsisht nga klika uzurpiste e byros politike enveriste-ramiziste, kupola e skëterrit dhe e tmerrit anti-demokratik.

Unë shkrimtari Sali Leka jam i mbushur me ngjarje të vërteta nga mosbotimi censurimi i egër

i 85 (tetëdhjetë e pesë) librave me poezi dhe tregime brilante të larmishmesi dhe 2700 poezi dhe tregime të çuara ne redaksitë e gazetave „“Drita, Zëri i Rinisë, Bashkimi dhe revista Nëntori“, që u refuzuan për frymën e tyre disdente liberale dhe moderniste. Edhe 2500 poezi dhe tregime mbas vitit 1991 deri më nëntor 1998. Sot po citoj njërin nga këto tregime.Ky tregim titullohet ‘’Bumçi,Zhiti dhe Jeziti’’.

Unë kam shkruar dhe shkruaj tregime të vërteta të jetuara. Edhe tregimet me pseudonime janë me ngjarje të vërteta të jetuara, por me emra anonim pseudonim, por tregimi me titull “BUMÇI; ZHITI DHE JEZITI” me ngjarje të vërteta dhe emrat e personave janë të vërtetë konkretë. Dhe tani po e nis tregimin e vërtetë të jetuar. Lexojeni dhe të bëjmë debat me bashkëbisedim. Gazetaria mediatike dhe televizionet duhet të jenë të hapura publike dhe jo të mbyllura skurrike.

Kështu kur ishte ministër i kulturës i Republikës së Shqipërisë Aldo Bumçi shkova e takova, i fola, i tregova: Unë shkrimtari Sali Leka, intelektual i kulturuar humanist, demokrat modernist i betuar, ish i burgosur, i diskriminuar, i përsekutuar egërsisht nga mizorizmi enverist ramizist, kam botuar katër libra të mrekullueshme, të dobishme, dy libra me poezi lirike, erotike brilante të mahnitshme dhe dy libra me tregime të vërteta, të jetuara me ngjarje kombëtare historike shembullore të dobishme për jetën njerëzore të çdo kombi dhe të çdo rrace njerëzore.

Këto vepra letrare, nuk i ka botuar censura e klikës uzurpatore enveriste ramiziste. Nga viti 1966 deri në viitn 1998 censura enveriste, ramiziste, zuzariste, narciziste nuk ka botuar 2554 poezi lirike, eposike, kombëtare historike dhe 2700 tregime të vërteta, me emra konkretë me demaskime të drejta, për keqbërësit e atyre viteve e të skëterrit mizorist enverist ramizist.

Po ashtu nga viti 1961 deri në vitin 1991, censura dhe katrahura e tmerrshme kaotike nuk botoi 85 tetëdhjetë e pesë libra të shkrimtarit Sali Leka, por u mbyllën në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” Tiranë. Këto 85 libra i daktilografuan në makina shtypi, letrarë dhe redaktorë të aftësuar shembullorë, Delije Marku, Jolanda Gjoni, Fatbardha Spahiu, Shaqir Palamani, Perikli Jorgoni, Enver Bitri me drejtimin dhe korrektimin brilant të shkëlqyer të redaktorit, i palodhur, i papërtuar Dhimitri Fullani intelektuali i kulturuar eposik i admiruar, por punën e tij të madhe, të dobishme e shkelën, e shtypën me këmbët e tyre të shtrembura, gelbockit, zgërdheckit, urithkit e stazhionuar, mizoristë, obskurantistë, monstruozistë enveristë, që kanë vazhduar tmerrin e tyre kaotik, antihumanist, antimodernistë, antidemokratik edhe mbas vitit 1991 gjatë viteve kur pushtetin ramizist e zevëndësoi, pushteti Berishist. Gjatë viteve 1992-1997 vazhdoi përsëri batërdija, rrokopuja, kërdia, shkretimi masakrimi në letërsi, art kulturë, industri, bujqësi, në ushtri dhe polici dhe në gazetari me gënjeshtra, spekullime, fallsifikime të dokumentave autentikë dhe shtrembërime skurrike të fakteve konkrete.

Në 3 korrik 2005 pushtetin arrivist, anarshist, sharlatanist Nanoist e zevëndësoi përsëri pushteti Berishist, pseudodjathtist, i maskuar si antikomunist i vuajtur, i skremuar.

E kam obligim ministri Aldo Bumçi, të kërkoj shpërblim për katër librat që kam botuar me djersën e ballit.
Katër librat e shkrimtarit dhe poetit Sali Leka me poezi dhe tregime të dobishme teuratike nuk janë personale, dhe familjare, as lokale klanike, por janë kombëtare, njerëzore eposike historike.

Minsitri Aldo Bumçi, më dëgjo me vëmëndje dhe mos u frikëso, mos u frikëso! Njeriu po u frikësua, nuk bën asgjë të mirë, të dobishme, as njerëzore humaniste, as kombëtare, historike edhe sikur të bëhet mbret dovlet, por vdes i harruar, i venitur, i përpëlitur.
Jeni ministër Aldo Bumçi, por mos u frikëso, mos u frikëso!

Se po u frikësove, nuk të dallojnë as kanë për të dalluar se jeni i lidhur me kapistër gomari, ata njerëz injorantë obskurantë më të rëndomtë se sa gomari vesh gjati i ngrati.

Prandaj Aldo Bumçi nëse jeni i frikësuar deri në palcë dhe në gjak, unë shkrimtari Sali Leka poet vital eposik teuratik, me gjoks blin frashin zambak nektarik, nuk e kam detyrim me të bërë ty Bumç guximtarë vizionarë në ballë të parë, as trim vigan antifrikacak dhe antialabak, as antivandalist dhe antizuzarist. Vandalisti dhe zuzaristi të dy bashkë, janë më të pistë, më të ndyrë se sa një kusarë, vjedhës dhe hajdut trastash.

Kurse antimizorist i betuar, dhe antienverist i përkushtuar, ti Aldo Bumçi nuk ishe as nuk ke për tu bërë.
Antimizorist i betuar, dhe antienveist i përkushtuar demokrat modernist me kontribut të çmuar isha dhe jam unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka, bashkë me shokët e mi fisnikë dhe besnikë eposikë shkrimtarë dhe intelektualë me etikë dhe kulturë shembullore, Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Todi Lubonja, Jakov Xoxa, Frederik Sokoli, Aleksander Xhorxhi, Dhimitër Fullani, Shaqir Palamani, Sejdin Kondi, Skënder Luca, por u burgosën, u përsekutuan tmerrësisht, u torturuan egërsisht nga ingranazhet monstruoziste të diktaturës mizore enveriste ramiziste.

Në vitin 2013 ish kryeministri Sali Berisha e largoi nga ministria e kulturës Aldo Bumçin dhe caktoi Visar Zhitin, ish i burgosur në kohën e sundimit despotik, absolut harbut enverist, anti demokratik, antihumanist dhe anti modernist i egër si një ujk i tërbuar.
Unë isha takuar dhe kisha biseduar me Visar Zhitin për letërsinë, artin, kulturën, për drejtësinë dhe demokracinë që nga viti 1991 dhe në vazhdim.

Unë njihem me Visarin e Hekuran Zhitin, që nga viti 1981, kur Shqipëria ishte socialiste komuniste.
Në vitin 2013, kur Sali Berisha e vendosi Visarin në karrikën e ministrit të kulturës, unë e mora në telefon, por Visari nuk foli, nuk dëgjonte si shurdhmemec.
Shkova në ministri me e takuar, por dezhurni më tha: Zhiti, nuk është në zyrë, ka dalë në terren për inspektim kulture se tani është bërë ministër i madh.

Kurse dezhurnit dhe portierit unë u fola: Sa herë të vi unë shkrimtari Sali Leka, kështu të më thoni, të më gënjeni. Nuk është Visari, nuk është sot, as nesër, as pasnesër tërë vitin 2013, por në ministri janë kusari, zuzari, frikacaku, alabaku.
Juve të dy roje porte dhe dezhurni i turnit nuk jeni mëkatarë, as fajtorë, që e gënjeni shkrimtarin Sali Leka, nuk është Visari këtu. Visari është por nuk qëndron në ministri vetëm një ditë në muaj dhe tërheq rrogën.

Unë shkrimtari Sali Leka, do të vi në ministri çdo ditë, por rrogë nuk dua, por më Visarin me u takua.
Dhe çdo ditë shkova, por Visarin nuk e takova. Visari ministri, nuk dilte, u mbyllte, u strukte si urithki në rrepistër.
Në fushatën e zgjedhjeve parlamentare dy muaj rresht Maj, Qershor 2013, kryeministri Sali Berisha ministrin Visar Zhiti e caktoi deputet në zonën elektorale ku unë shkrimtari Sali Leka banoj dhe jetoj bashkë me 25 njëzet e pesë shokët e mi bashkëvuajtës, ish të burgosur, të përndjekur egërsisht nga mizorizmi enverist por Visari nuk erdhi me takuar popullin, me biseduar si demokrati me demokratët.
Dy herë i kërkuam ftesë me shkrim në ministri për të ardhur se e priste populli, por Visari nuk erdhi.

Unë bashkë me 25 shokët e mi, intelektualë dhe specialistë të aftësuar, bëmë dy shkrime me tregime të vërteta për drejtësinë dhe demokracinë e dërguam në redaksinë RD, por nuk e botoi Blendi Kasmi. Në shkrim kërkuam që Visar Zhiti të zevëndësohet me deputet tjetër, se nuk fito, nuk e voto populli.

Përballë Visar Zhitit, ishte deputeti socialist Rakip Suli dhe populli i besoi e votoi.
Edhe në fushatën e zgjedhjeve parlamentare që do të fillojnë në muajin Maj 2017, do të fitojë deputeti i partisë socialiste dhe leseiste i Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Partia pseudo djathtiste dhe neo demokratiste berishiste bashiste i ka të tërë deputetët dhe ministrat, kryesistat dhe teoricientistët sharlatanistë të skremuar si Bumçi dhe Zhiti. Edhe ata deputetë dhe ministra ish të burgosur ordineristë, brutalistë vulgaristë të kohës së komunizmit enverist ramizist si Bumçi, Zhiti, Alibeaj, Bylykbashi, Kosovrasti. Kurse Sokol Olldashi i lindur, i rritur në barangë në internim u bitis dhe vdiq në foristradë në udhëtim.

Në lagjen ku unë banoj ka shumë të burgosur politik të kohës komunizmit djem dhe burra fisnikë demokratë modernistë, antimizoristë të betuar dhe më thanë: A të dolën fjalët tona Sali Leka? Të thamë Visari nuk vjen. Nuk na del neve përpara syve. Në burgun e Qafë Barit të Pukës, Visari ka bërë spiunime, shpifje, inskenime kundër të burgosurve të vërtetë politik.

Edhe unë u fola u tregova: E di shokë e di. Visarin e njoh. Jemi takuar, kemi biseduar 22 vjet rresht, por unë dua Visarin ta garantojmë. Të kemi falur Visar Zhiti të këmi falur! Eja bashkë të punojmë dhe të kontribojmë për drejtësinë dhe demokracinë, për kombin, dhe Shqipërinë. Por Visari as erdhi, as nuk ka për të ardhur.

Ai ishte dhe mbetet shtrembaluck dhe nuk drejtohet. Ashtu si Visari partia pedeiste ka edhe të tjerë gelbock urithk, dhe në çdo fushatë zgjedhore, populli do tu largohet këtyre urithkëve zgërdheck që kacavirren, nëpër podiume me poture dhe tamtume.

Për këta gelbock jam duke shkruar librin me titull “Rezili, delengjiu, urithku dhe miu“ me ngjarje të vërteta, por në Tiranë nuk do e botoj. Tirana boton libra me gënjeshtra, proçka dhe broçkulla të pista. Kurse librat e mia janë me tregime të vërteta, të pastra të bardha. Në kohën e skëterrit enveris, unë kam shkruar 85 libra të mrekullueshme me tregime të vërteta, me demaskime të drejta kundër maskarenjëve, keqbërësve, gelbockëve të ndyrë por nuk i botuan i mbyllën i censuruan në Tiranë.

Tani nuk jemi në kohën e muzgut mizorist, por jemi në epokën e bardhë të demokracisë dhe do ta bëjmë shembullore, triumfatore në përballje eposike me zuzaristët, narcizistët bashkë me gelbockit e pistë të strehuar në tendën dhe këpurdhën e kalbur, të mykur pedeiste dhe duan ta rikthejnë përsëri kohën e skëterrit mizorist enverist ramizist, me burgosje dhe përsekutime të egra, të shkrimtarëve humanistë të kulturuar, modernistë të admiruar dhe demokratë të betuar me vepra letrare të dobishme, por të censuruar, të masakruar tmerrësisht nëpër kthinkat e llahtarit.

Me kaq për sot do të tregoj ditë tjetër ngjarje të vërteta, të dobishme, për njerëzit e drejtë të sinqertë, fisnikë, humanistë dhe jo shtrembaluckë se shtrembaluckit nuk drejtohen.
Kam shumë tregime, por nuk i tregoj të tëra se më kalojnë në depresion agonik frikacakët dhe alabakët dhe vdesin gëlbockit. Unë nuk dua të vdesin, por të jetojnë me gelbockat e tyre.

Shkrimtari Sali Leka
Cel: 068 38 55 304

Tiranë, Qershor 2017