Kërkohet ndihmë nga shqiptarët për rindërtimin e shkollës fillore të ciklit të ulët në fshatin Lezhec të Manastirit, në Maqedoninë e Veriut

0
462
Lezheci - shkolla shqipe

Në fshatin Lezhec të Manastirit është një shkollë fillore e ciklit të ulët, e ndërtuar në kohën e komunizmit ish-jugosllav në Maqedoni, në gjendje të papërballueshme për zhvillimin normal të procesit edukativ-arsimor. Në këtë shkollë megjithëse në kushte shumë të vështira të punës e mësimdhënies, tashmë vazhdojnë të arsimohen 80 nxënës, që i vijojnë mësimet prej klasës së parë deri në të pestën, ku procesin e mësimdhënies me ta e zhvillojnë 4 mësimdhënës.

Mirëpo ka vite e vite që shkolla është para shkatërrimit të plotë, me dysheme të prishura e kulm që e lëshon shiun.

Sibela Alimovska është kryetare e Shoqatës Joqeveritare 22 Nëntori në Manastir të Maqedonisë së Veriut, e njohur për aktivitetet e saja të gjithanshme në mbrojtje të gjurmëve të së kaluarës e së tashmës shqiptare në këtë qytet me rëndësi jetike nga e kaluara shqiptare, ku është mbajtur edhe Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe si Kongresi i Alfabetit. Sibela është një vajzë krenare shqiptare nga ky qytet, e cila e bënë të pamundurën për t’i ndihmuar shqiptarët e mbetur në qytetin e tyre historik dhe në fshatrat e tij.

Ka kohë që brengë e madhe e Sibela Alimovskës është shkolla fillore, të thuash para rrënimit në Lezhec. Për këtë arsye ajo ka kohë që angazhohet që të gjej fonde për rindërtimin  e shkollës, në mënyrë që rrënimi eventual i saj të mos jetë shkaktar i ndërprerjes së shkollimit për 80 nxënësit e katër mësimdhënësit.

“Shkollë” me kulmin e prishur që e lëshon shiun, borën dhe erën … Kjo është shkolla e ciklit të ulët të fillores në Lezhec të Manastirit, në Maqedoninë Veriore.

  • Nëse kjo shkollë rindërtohet më besoni se në të do të kyçen edhe nxënës nga fshatrat të tjera, të cilët udhëtojnë në fshatin qendror Bistricë për kushte më të mira të mësimit thekson Sibela për Revistën Drini.
  • Afaristët shqiptarë në Maqedoni na kanë ndihmuan tepër … Sipas Sibela Alimovskes restaurimi i shkolles kushton gjithsej 10.000 euro. Ne kemi mbledhur gjysmat e të hollave, ndërsa partitë politike shqiptare nuk e kanë shprehur asnjë interesim për të ndihmuar në rindërtimin e kësaj shkolle, përderisa Komuna e Manastirit do të ndihmoj teknikisht dhe me mjeshtër meremetimin e saj.Duke e parë nevojën reale për ta ndihmuar rindërtimin e kësaj shkolle në Lezhec, një fshat i qytetit aq të rëndësishëm për historinë shqiptare dhe kujtesën kolektive shqiptare, jo vetëm Sibela Alimovska por të gjithë prindërit e nxënësve të kësaj shkolle dhe mësimdhënësit e saj, kërkojnë solidaritet nga të gjithë shqiptarët në botë që t’i grumbullojnë minimum 5000 (pesëmijë euro) për rindërtimin e kësaj shkolle aq të rëndësishme për mbajtjen gjallë të flakës së arsimimit e mos ta lënë të shuhet në këto anë të harruara të shqiptarisë, ku kanë jetuar dikur shumë më shumë shqiptarë se sa që jetojnë sot. Prandaj, ti ndihmojmë shqiptarët që të rrijnë e ta krijojnë ardhmërinë në vendin e vet. Nëse bëhet sigurimi i kësaj shume simbolike të parave, njëherit ndihmohet stabilizimi dhe perspektiva e jetës së shqiptarëve në atë fshat e në fshtra të tjera.
  • Shqiptarët e shqiptaret fisnike nëpër botë shpresojmë që do të ndihmojnë për rindërtimin e plotë të shkollës, duke iu dhënë shembull të mirë shqiptarëve demagog e të lig që nuk kursejnë për propaganda fetare antishqiptare qoftë për ndërtimin e ndonjë kishe a xhamie të panevojshme.
  • Ndihmoni për shkollën, Shqiptarë/e. Mos i lejoni keta fëmijë ta ndërpresin shkollimin për shkak të indiferencës sonë. Ata nuk e meritojnë ti harrojmë e të mos mendojmë e kontribuojmë për ta.

    Shkolla e Lezhecit në Manastirin e krenarisë kombëtare, shkollë i thënçin!

    Sibela Alimovska, kryetare e Shoqatës Joqeveritare “22 Nëntori” në Manastir.
    Kushdo që mund të ndihmojë sipas mundësive, paratë mund t’i nisë në këtë xhirollogari:

    22 NENTORI XH. LLOGARI: 500000000964110
    BANKA – STOPANSKA AD. BITOLA
    IBAN:  MK07500722000005743
    SWIFT: STBBMK22