Duhet ta njohim vetveten tonë historike,
prindërit e lashtë: Thotin, Zeusin, Pirron,
mbretërit e fisëm të qytetërimit pellazg
atë që është e përjetshme në qenien tonë.
Zëra pellazgësh më vijnë nga yjet e deti
trokasin e trokëllijnë, pse janë të harruar
shqiptarët, janë stërnipërit e pellazgëve
prejardhjen pellazge pse nuk e pranojmë?
Është koha që ta themi hapur të vërtetën
që mohuesit e prejardhjes sonë pellazge
të publikohen, të botohen emrat e tyre,
alfabeti pellazg ekziston është shqip i tëri.
Kalimi në Çamëri është i domosdoshëm
e vërteta jonë nëpër shekuj është fshehur
ende jemi popull pa stërgjysh, pa epoka
Shqipëria deri n´Prevezë është kufiri me Greqinë
Atdhe i dymbëdhjetë milionë shqiptarëve,
si shumë ia kemi thyer penat njëri tjetrit
është koha që ta themi hapur të vërtetën
kalimin në Çamëri po e kërkon Çamëria!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2019