KËNGA PËR KOSOVËN

0
337
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

KËNGA PËR KOSOVËN

Dielli-djalë çdo ditë lind me agime,
Bjeshkëve brohorisht buçet jehona.
Fëmijët rriten me ninulla e gëzime –
Kosovën e kanë lindur nënat tona…

Bletët e kanë një shprehi të vërtetë,
Punën s’e ndalin – sulen n’katër anë
Kosheret i mbrojnë me të tyren jetë,
Kosovën e mbrojnë cok etërit tanë…

Kështu etërit na kanë mësuar prore,
Gjakut të truallit vlaga i rrit bukuritë.
Gonxhe trëndafilash-ëndrrat rinore,
Kosovën e mbrojnë me laps fëmijët.

Në Dhèvendlindje, qershor 1998

DETI

Nga deti dallgët turr kur sulmojnë
Duan të gjitha brigjet t’i pushtojnë,
Hovin ua ndal masivi shkëmborë, ka
Madhështi kreshniku në krahërorë

Dallgët tjera nisën bubullimë lufte,
Janë tekanjoze që përplasen tutje.
I shton hovet si kodër dallga tjetër,
Deti me mëri përsërit avaz të vjetër.

Bregut shkëmbi është mirë ndrequr,
I duron dallgët – zemrën e ka hekur!
Deti grindet me vaporat në lundrim,
Me dredhira tufan tundet me guxim.

Kur shfaqet hëna ndalet dhe zbutet,
Brigjeve e shkëmbenjve nis iu lutet…
Yjet nga qielli ia lëshojnë një gacë,e
Deti heshtohet bëhet luadh, bunacë.

Detit tërbimin erërat dikah ia çuan…
Shiu erdhi foshnje në gjumë e vuan!
Nxituan lumenjtë me kaltërsi e valë
Dhe detin e gjerë e puthnin n’ballë.

E hënë, 14 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire

M’SHITOI FJALA TEPËR E FORTË

Gjithnjë shtigjet ngashërejnë përpjetë,
Shkrepit t’thepisur ku s’ngjiten dhitë;
Ujqit sypërgjakur uritur thyejnë turitë!
Poetët presin varg – vargun e vërtetë!

Çdo ide t’re vërtet’e gjenë n’vetvete.
Fjalë t’vërtetë po gjete s’ka fatkeqësi,
Vendesh hyjnore fjala ulet me një risi;
Gjetjen e bukur rrufeja ruan nën dete!

Mos ndërro këngën sa rremin detari,
Shpresa magji – ballit t’diellzuar, me
Gjak mereqep – zenitin do lartësuar,
Furrnaltave sprovohen platin dhe ari.

Xehetarët mademesh sa e kërkojnë,
Fjala s’gurëzohet tenor guri këndon.
Pas diellit t’parë fjala nuk belbëzon;
Ka rrënjët’forta galaktikat e çmojnë!

T’shiton fjala tepër e fortë përtrihet,
Fjala ia nuhat larg gjëmën ortekut,me
Farën epikë vet ngjitet veri shtegut;
As s’është e butë si kallaj t’shkrihet!

E premte, 18 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire

NË SHËNDRÉ

Mora udhë për fshat me buzë t’plasura,
Kaptova Mesomalin mbushur me aromë
Po vjen biri yt, o vendlindje, fisnikëromë!
Trokthi po nxitoj me këmbë të zbathura.

Ta shpie n’vend testamentin e vargjeve,
Luginës’Moravës, arave dhe lëndinave –
Shelgjet m’presin me kordat e violinave
Dhe sofatët e pastërt puthitur pragjeve.

Fshati im gjysmë mileniumi ësht’i lashtë,
Mikpritjen e ka modeste dhe moderne,e
Shtegtari s’bën gjumë kur nën gjerdhe,
As gardhe gjenë – as plevica me kashtë.

Fshati im fusharak m’ngjason në qytet,
Pse shterroi vada ujit s’kam dot njohuri,
Është në kadastar shkrim e vulë me tapi,
Arat e bukës, kopshtet kanë këtë dert…

S’jam qyqeja e kuqe të vajtoj n’shëndré,
As si hutini e grisha t’qepur monopatit;
Fshatarët veten pa e përbuzur prej fatit,
Gjërat e bukura ua sjell’e nesërmja e re.

E martë, 15 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire

NIPI DHE DAJA
E pvetën pllumin e bardhë:
– Kush â ma i bardhë se ti?
– Asht nipi kur shkon e rrin
te dajët e vet…

Fabulë shqiptare

Kur shkon nipi mysafir te daja

N’atë vatër seç shtohet lumturia,
Me dorë në zemër nisin kuvendin.
Me gjithë kulmarë g’zohet shtëpia,
Dajëmadhi për gosti – theri demin.

Shtatë ditë s’ndalet gazmendi

Valkes i prin nipi – pëllumb i bardhë!
Tingujt e gërnetës s’ndalen me ditë…
I tundin, i shkundin shamitë me radhë,
Valle pa shëmbëllim – shend me rritë…

Me fustanella dalin nëpër fushë

Paj, si lumbardhët tok fushës dalin,
Stoli e rrallë – gropëzat e faqeve…
Kaptojnë shtigje – këngët s’i ndalin,
Sytë e tyre u ngjajnë manushaqeve.

Pas gjezdisë shkëmbejnë urata…

Nënëlocja jote ta mbolli krenarinë,
– Lum dajushi për ty!, ore trimosh!
– Cili yllush ta begatoi mençurinë?
Rritu-ngritu – një shekull – të rrosh!

E – pastaj niposhi faleminderohet

Me afsh e gushë – gjatë e shtrëngon:
“Dajë të shërbefsha vetëm n’gëzime,
Drejt në ninëza dajushin e pranveron,
Ardhmërisë ditët i paçim me kujtime!”

Shkup, verë-vjeshtë 1996

NJË ZË MË VJEN BLEROSH

Një zë më vjen me uratë e me fjalë,
I urtë po, qortues or “kokëshkretë!”
Ende s’e shkrove – vargun e vërtetë?
Ndofta lugetërit e zi para t’kanë dalë.

Thelluar me katër sy rri mbi një libër,
Vetminë me forcë shpirtit e përmbaj,
Urinë e dertet me askëndin s’i ndaj;
Se vari lartë mendjen – as kam qibër.

Jam fshatar si Robert Bërns’i Skocisë,
Eci arave me zamare këndoj tarnana…
Them mos përbuz bukën o, Mustafa,
Fëmijë u rrita mal e fushë t’Dardanisë.

Një zë m’vjen shpejt ia kapi melodinë,
Ky mërgim me farmak lotët m’i plasi,
Malli për vendlindjen zjarr m’tromaksi,
Ndalem te një derë aty kam shtëpinë.

Një zë më vjen nga fshati, në sokak;
S’po të qeshi, tekanjoze qenke jetë!
S’vure mend e marrëzira bëre vetë,
Cilin takoi e ngjatjetoj ate më të plak!

Një zë më vjen nga fshati, zëri bilur,
Degësh të qershisë lifqer cicërime –
Mokrash si grur bluajta poezin’time;
Në katër mullinj me nga katër gurë.

E martë, 15 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire

NOSTALGJI PËR FSHATIN

Ti dua zogjët e këngës fillimisht
Dhe gëzohem për ty nga gëzimi…
Sa t’shoh – mburrem – fshatarisht,
Dielli si nga lindja, ngroh perëndimi.

Si shtërg shpesh dua të kthehem
Në karvanin tim që të marr pjesë,
Rishmi lodrash t’mia të fshehem,
Një këndi t’vakët mbushur shpresë.

Dhe fare pa të larguar nga mendja,
Ta mburra emrin tënd ndër njerëz…
Përditë me lavdi – përditë me ndjenja,
Ka ndodh të them: Do shkoj që nesër!

Si për çudi të strukem te një mullar,
Askush s’dua t’më prishë qetësinë!
Lë të rrëshqasin dy lot – margaritar,
Nëse përdëllehem aty me fëmirinë.

Shkup, prill 1994

PËR DISA MIQ TË NJOHUR

Njohjes së parë me ju u mashtrova!
Si rruzare iu derdha rrugës së vjetër –
Dëshirat e mia i ndrydha patjetër, se
Shpifje miqsh – mashtrime s’durova!

Më ngjanit në nepërka – dellkërcyer,
Mushti i miqësisë – të shton dëshirë!
Ma përbaltët fytyrën pa pikë mëshirë;
Me juve as gotën e parë pa rrëkëllyer.

Njohur ju kam në kalim, mohit s’i bie,
Me këmishë gjarpri sa të mistershëm!
Më shikonit egër thellë syve ethshëm;
Nën the nuk kërkoja kurora lavdie, dhe

Vitet kaluan – me të purpurtash vjetë!
Jeta gjykimesh – sprovon gjithmonë…
Shpagë ptret deomos herët ose vonë,
Mbetesh fatkeq poende më i shkretë!

Për disa miq të njohur me tru të thatë,
Ngado qofshi të degdisur nëpër botë!
Besa kurrë s’do gjeni m’t’hapur portë;
– Heqimësh shëronie të zezën lëngatë.

E mërkurë, 16 shëndré 2020, në
Dardaninë Ilire

PËRSIATJE DHE PËRKUJTIME

Kur vijnë të ligat lëmsha – lëmsha
Dhe ters të duken rrezet e hënës,
Ti ndërmendi fjalët më të çiltërta
Ninulllat më të nektarta të nënës.

Përvëluar të vjen një psherëtimë
Dhe të shfaqen mijërash përjetime.
Nga arka nxirr albumin e zhubrosur,
Në te do gjesh një vandak kujtime!

Nëpër vitrinat e muzgut të trishtē,
Rend e rend një këmishëbardhë-
Majesh të gishtrinjve push t’brishtë,
Vrapthi kthehet pas puthjes së parë.

Pragut të deriçkës t’sogjon babloku,
As nuk t’qorton – as nuk të buzëqesh!
Vetullat e vrara – krah dallëndysheje-
Rreptas – thotë – o, muret kanë vesh.

Përpiqem para turpit të përvidhem,
Perlë në zemër për ta fsheh gëzimin.
– Aman, baba kurrë më s’vonohem!
Sapo vjen dita e re – pres takimin…

Shkup, qershor 1995

PJEKURIA IME

Nën saç e qerep e pjeka pjekurinë,
Ujëvarë rridhte çurgu i djersëve, të
Njom vargun nxorra para njerëzve
Me dhembje flaka pagjumësinë, e

Rrushi pa u pjek dihet nuk hahet,
Merr metrin mate tokën e qiellin
Bima sa mbinë rrit ding kërcellin,
Kalliri kokërrash mezi mbahet, e

Vargu don të vërtetën e vështirë,
Poetët hahen me takanjozen jetë,
Paçka se marrëzirat i bëjnë vetë;
Si ari grurin e poezisë duke shirë!

Pjekuria nuk të lë për t’u mërzitur,
Rimë pas rime ta kujton rininë-
Pjekuria e pranveron gjallërinë,
Harresën ta sjellë të përtëritur

Si rrëkeza që derdhet e kulluar,
Çdo vit lule çel kumblla e vjetër
Motivet duhet gjetur patjetët, se
Këngën deri n’plac duhet kuptuar.

Pjekuria s’të jep vargun e lëmekur,
Kënga shekujve të rron e gjallë,dhe
Të hahet me bukë të pihet si dhallë;
Poeti mendjendrituri – lakon hekur.

E diel, 13 dhjetor 2020, në
Dardaninë Ilire

QËNDRESA E VARGUT

„Kur lufton i vogli për emër të vet,
Edhe n’ja k’putësh duart, me zemër t’vret”

(Enver Gjerqeku, 1928-2008)

Qëndro vargu im në majë të gjilpërës
Qëndro vargu im para kalecëve të ferrit
Qëndro vargu im – turrju flakës së Luciferit
Qëndro vargu im gamile mbi prush të rërës

Qëndro vargu im kanionit më të vështirë
Qëndro vargu im pa ulë kokë gjer në këputje
Qëndro vargu im tempujve fare pa bërë lutje
Qëndro vargu im duke mos kërkuar mëshirë

Qëndro vargu im muzgjeve të pafund
Qëndro vargu im – shëro plagë të pashëruara
Qëndro vargu im – mos ik rrugëve të penduara
Qëndro vargu im me një mijë kuintalë mund

Qëndro vargu im më gjatë se trung ulliri
Qëndro vargu im krenar shtrezeve të fatësimit
Qëndro vargu im urisë së uritur të durimit
Qëndro vargu im – drithë – nën gurë mulliri

Qëndro vargu im me dhembje të sertë
Qëndro vargu im pafajshëm kur të vrasin me sy
Qëndro vargu im përballë shqotës jam me ty
Qëndro vargu im – prite rrufenë e mnertë

Qëndro vargu im nën damarët e lëkurës
Qëndro vargu im – duan të thyejnë me mëri
Qëndro vargu im hapësirës fluturo në liri
Qëndro vargu im – bëju qemer i çdo urës

Qëndro vargu im nofullave të hienës
Qëndro vargu im pa të mekur n’imazh lakmia
Qëndro vargu im kujdes e zezë është bukuria
Qëndro vargu im me durim Jobi barkut të balenës

Qëndro vargu im – para mallkimit ti hesht
Qëndro vargu im – thinja rrashtën ta gërmon
Qëndro vargu im kur urrejtja kocka thermon
Qëndro vargu im –i verbëri të ndrydh si plesht

Qëndro vargu im mos e shtang gjuhën pa nevojë
Qëndro vargu im nga truri e zemra ke lindur
Qëndro vargu im – kurrë i nënshtruar, i pabindur
Qëndro vargu im shpreshherë i vënë në peshojë

Qëndro vargu im më i urtë se Demosteni
Qëndro vargu im qëndresë shtigjeve të pakaluara
Qëndro vargu im i pathyer furtunave të tërbuara
Qëndro vargu im – fanar në dorë Diogjeni
Qëndro vargu im si lumë i palodhur prore
Qëndro vargu im delli i ballit – mbiu nga dheu
Qëndro vargu im – këmbëngulitur si Anteu
Qëndro vargu im nursyçelur në fjalën burrërore…

E diel, 5 prill 2015
Në Shkup

SHENJËZA FËMIJËRIE

Po më lirikëzon nje varg si mërli,
Një gjol trazohet në shpirtin tim
Dhe një mall që më ndez shqim
Po më vegon ylyveresh n’malësi.

Shqim flakërohet – në imagjinatë,
Si në shkrepëtimë të ëndërritjes
Dhe çatisi në livadhin e pritjes,gof
Kthehem shtegut tim më të gjatë.

Anamoravasja më thërret në lojë,
Kujtimesh më shfaqet me të katra,
Si një kalë i bardhë rrah me flatra;
Vallesh kapem si një princ pa drojë.

Hidhem në shpinën e tij – grusht,
Hareshëm këlthasim – sa mrekulli!
Këmbëzbathur zbresim n’gjithësi,
Marrim rrugë kah yjet e prushtë…

Së andejmi vallë si do zbresim?
Me dylbi syt’e gjyshit s’rrin të qetë,
Nga shelgu – thotë – ngjiten lehtë –
Po nënat të përlotura ne na presin.

Zbresim, marrim brigjet e lumit,
Trishtili na ndjell me këngën e re,
Nëpër kaçubëza aty ku bën fole;
Hapat shprishin cipëzat e kumit.

Vrullshëm ndalojmë të gazmuar,
– Me dëshirash që fare s’thuhen;
Flasin zemrat – zemrat që duhen
Nën një hunap buzët pa belbëzuar.

Në Vendlindje, paraverë 1993

UDHËTOJ ME YLBER

Gjithnjë ylberohem me një ylber,
Sikur trishtili fluturimthi çdokund.
Mbi flatrash ëndrra kur me merr,
Rrëfimet e mia jo s’kanë fund…

Flakë e kujtimit geizer shperthen
Kthehem prushamë në fëmijëri, –
Gëzimi zemrën gof ma ngaz’llen,
Si t’gjejë guackë me pesë mërli!

Malli i pashuar ç’më fruljetëtitet,
– Për njat djalëmërinë kryeneçe…
Shpesh – vargjesh – vjen përtritet
Në moshën time – mbi,ëh….vjeçe.

Mbushur frymëzim – këndoj jetën,
Kujtimet s’dua të më dalin bosh…!
Nëse s’e them për çudi të vërtetën’
Myçivërcë mos vafsha shëndoshë.

Shkup, 1994

VENDLINDJA TË TRIMËRON…

Ngado vete – ngado të shkosh ti,
Në maje të shpatës nëse qëndron,
Kur të flijohesh lypset strategji! –
Vendlindja me zemër të trimëron.

Në qoftë se je më i madhi trim
Duhet njohur mirë artin luftarak!
Vendlindja do – zemër dhe guxim
Gabimi do shpagë-gjak për gjak!

Diellin e gëzimit nga çdo brerore,
Sjellja vendlindjes rreze përmot…
Vetëm turp JO! – kështu e prore –
Merr diellin – diturinë – hareplot.

Kur je në heshtje një zë të flet:
Vendlindjes fali gjakun dhuratë.
Buzëqesh fati – bëhesh mbret!
– Vlerësoje fjalëzën më të artë.

Shkup, prill – qershor 1999