Bajram Bashota
KËNDOJ PËR TË PAVDEKSHMIT
Këndoj për të pavdekshmit
S’ këndoj për të vdekshmit e gjallë
Që na kanë koritur shtet e mahallë
Këndoj për të pavdekshmit
Që ia zbërdhën fytyrën fisit
Që me krenari e mbajtën n’ kokë plisin
Që me pushkë në dorë ruajtën plis e flamur
Dhe s’ ju tremb syri dhe s’ ju shkoi keq mendja kurrë
Në fusha të betejave ,shkuan si burrat
Për popull të vet e për vatan
Kurrë s’ u shkoi mendja ta rrudhin atdheun
Se ishin stërnipat e Skëndërbeut
Deri n’ Amerikë e patën ngritë zërin
Ta nxjerrin këtë vend nga robëria
Që e plotë e lirë të jetë Shqipëria
Ishin bërë bashkë njerëzit e idealit
Rrokën pushkët, pushkët për vatanin
Njëherë e përgjithmonë popullit t’ ia lanë namin
Të gjallët e vdekur kurrë s’ kanë qitë faqe të bardhë
Veç kanë koritë shtet e mahallë
Këndoj për të pavdekshmit, gjithëkush këndon
Kur këndoj për ta zemra më pushon
U këndon edhe populli t ‘pa vdekshmëve t’ vatanit
Si qyqet do struken zemra e dushmanit.
A DO TË MBESË KUSH PA U ETIKETUA?
A do të mbes kush n’shqiptari pa u etiketue
A do të mbes ndonjë shqiptar pa u korruptue
Sa udbasha sa kriminela, sa tradhëtarë
Pa u përlye s’po u shkon puna” mbarë”
Vërshon focebooku në tana antë
Popullin e shkretë e rrokun gjamtë
Flakë i kallet shpirti n’katër antë
Sa politikani sa inxhinieri
Sa akademiku sa llojlloj njeri
Ca kriminel e ca tradhëtarë
Ca deputet e ca milionarë
S’po dihet ç’po bëhet te këta shqiptarë
S’mbet kush pa u marrue në këtë shoqëri
Krejt e koritën këtë shqiptari
Sa Esat Pasha e sa Hasan Prishtina
Sa Stanishiqa sa Azem Galica
Mediat se ç’po bëjnë kërdi
Mbi kurriz të popullit zi e ma zi
Ky populli i shkreti ka mbetë n’mjegulli
Njeni shpallet patriot brenda ditës e tjetri tradhëtar
Kujt ti besoj populli më parë
Nga mediat populli është hipnotizue
Nuk po din më kuj me i besue
Kush është hajn, kush është kriminel
Kush është patriot, kush është idiot
Kush është injorant e kush poliglot
Ndali zot këto fushata të etiketimeve
Se ky popull don me u çmend
Nga etiketimet vend e pa vend
Popullit s’po i zihet vendi vend
S’po mbetet i pastër kush ndër shqiptarë
Njëri të del pis, tjetri të del zagar
Njëri të del i mençur tjetri budallë
S’do me mbetë kush në kët shtet
Vetëm që mafia të jetojnë si mbret.
TE TABET E LLAPASHTICËS VALOI FLAMURI I LIRISË!
– tregim –
Ushtria Çlirimtare e Kosovës e kishte bërë projektin e rezistencës ndaj ushtrisë barbare serbosllave. Shumë ushtarë e paramilitarë të ushtrisë barbare ishin stacionuara përballë UÇK-së çlirimtare e atdhetare m’u te Tabet e Llapashticës vendit më strategjik të rrethit të Llapit. Qëndronin përballë dy ushtri, njëra e armatosur gjer në dhëmbë, kurse tjetra ushtri me armën më të fortë, me moralin në shpirt, për ta mbrojtur atdheun deri në piken e fundit të gjakut.
Isë Arif Havolli – dëshmor
Ishte ditë dimri që kishte gëdhirë me acarin më të madh të njëzet e dy dhjetorit të kalendarit dimëror me një temperaturë polare, me një shtresë borë në trashësi mbi një gjymës metre.
Në të gjitha kohërat e lutërave në krahinën e Llapit m’u te Tabet istikame, që prej kohës së perandorisë otomane e deri në luftën e UÇK-së, ketu në këtë vend është derdh gjaku i Llapjanëve për liri, por edhe gjaku i barbarëve.
Atë ditë kurrë llapjanët s’do ta harrojnë, atë ditë rinia tregoi heroizmin e pa shoq.
I rëndë ishte ai mëngjes i acartë, mëngjez polar, bora kërcist nën këmbë. Gjithçka ishte ngrirë, edh rrobet në trup të ushtarëve kishin ngrirë në istikame, vetëm zemrat e çlirimtarëve ishin të vala se s’kishte acar që i ngrinë zemrat që luftojnë për lirinë e Llapit, lirinë e Dardanisë e lirinë e shqiptarisë. Ishin zemra djaloshre që luftonin për ideal !
Çdo gjë vështrohej në të dy taborret, pritej të niste luftë e përgjakshme për liri se s’kishim ku të shkonim përtej pragut të shtëpisë.
Në ball të frontit qëndronte luftari i devotshëm i lirisë Baca Isë – shqiponjë mali që sodiste çdo lëvizje të armikut gjakatar. Ai ishte idol i luftarëve të rinj se si luftohet për liri dhe si s’kursehej asgjë për atdhe. Lëvizte Baca Isë prej istikami në istikam, u jepte kurajo luftëtarërëve të rinj që ende s’i kishin rënë brisk fytyrës, por që zemrën e kishin bjeshkë.
Kur komanda u dha nga barbari, ku u përdor i gjithë arsenali luftarak, por pa një sukses, sepse ushtarët e lirisë ishin barrikaduar mirë dhe vetëm pritnin rastin e revanshimit. Tanku i parë që iu afrua istikamit, Baca Isë si shqiponjë mali, hodhi bomben e parë dhe tankun e parë e paralizoi.
Kur deshti ta hedh bombën e dytë, një plumb e qëlloi Mic Sokolin e Llapit, Bacën Isë, idolin e UÇK-së, dëshmorin e lirisë që i la nam të mirë ushtrisë çlirimtare.
Sa herë që shkoj afër atyre istikameve, se rruga më qet kah ato istikame, me vete gjithëherë marr ca lule bozhuri me ngjyrën e gjakut të Bacës Isë e shokëve të tij, i vendos në istikamin e Bacës Isë për heroizmin e pa shoq të tij dhe shokëve sypatrembur.
NË PUNOFSH SI PO FLET
Në punofsh si po flet
Ti Albin për kët milet
Do t’i bësh dritë Kosovës
Po punove si po flet
Për kët popull e kët milet
Që ka rënë në kasavet
Për katër vjet të dha pushtet
Për katër vjet e shumë të tjera
Për kët popull do të vjen pranvera
Pa korrupcion e pa tendera
Pa shentazhe e pa xhelozi
Po me vullnet e mençuri
Në punofsh ti si po flet
Populli ta hapi zemren krejt
Ta dha votën, ta dha besimin
Nëse je trim e je shqiptar
Nxire kët popull me faqe të bardhë
Trego vehten se je shqiptar
Jepi këtij populli shpresë
Mos gabo me e pre në besë
Do të gjykojnë Shkup Shkodër
Dhe tradhëtija do të mbi në votër
Ruaje shpirtin, ruaje nderin
Në je stërnip i Skënderit
I Skënderit e Kastriotit
Fjalët tua në vesh të Zotit
Dinitetin t’ia këthesh popullit
Këtij populli që të besoi
Votën e vet ty ta dhuroi.
ESTA E PLISIT DHE FLAMURIT
Nga ANTIKA në MESJETË
Kaluan me qinda e mija vjetë
Këto simbole mbarë kombëtare
Marshuan nëpër tokat shqiptare.
Po shumë herë u gjakosën
Por kurrë nuk u përdhosën
As n’ Shqipëri as n’ Dardani
As n’ Iliridë as n’ Çamëri.
Këto festa mbarë kombëtare
Sot festohe n’ tokat shqiptare
Si flamuri kuqezi
Edhe plisi i bardhë n’ liri
Prej Antike e në mesjetë
Tash edhe në mileniumin e tretë
Këto simbole mbarë kombëtare
I festojnë zemrat shqipëtare.
Ky projekt për plis të bardhë
Dhe flamurin tonë kombëtar
Do të festohen në gjithë botën
N’Amerikë e gjithë Evropen.