KËNDELLJA E PULËBARDHAVE MBI LIQENIN E KUKËSIT…

0
1492

Gjon NEÇAJ

REFLEKSIONET E MIA

(Në ditët e “tradhëtisë” së zemrës time dhe bujarisë së njerëzve të mirë të kësaj bote)

Kam lindur në një vis, që siç shprehet Martin Camaj, ”nuk shkelë këmba e kalit”, por krenar për vendlindjen e të parët e mi. Dola në jetë një ditë të dielë, në një mëngjes qershori, nën hijen e një mrizi në bjeshkët e vendlindjes sime. Sapo dola në këtë jetë të mistershme, siç më ka treguar nëna ime, bijë nga Lotajt e Dukagjinit, ndjesë pastë, agu i mëngjesit më freskoi me fëshfërimën e njomzës në qetësinë pluskore të qiellit të bruztë e të hënës në të perënduar të ngjyrës së saj kaltërore. E siç më thoshte shpesh më pas, kur u rrita, unë kqyra kah qielli, atë mëngjes në të zbardhur në lartësitë e bjeshkëve, e hëna kundronte në hapësirën e paanë e zogjtë kishin nisur cicërimat e tyre të para të asaj fillimdite të re bjeshke.
E bash në atë vend, pas dymbëdhjetë vjetësh kur linda, shkrova vjershën e parë, në Mserrin e përmallshëm të krahinës së Nikaj-Mërturit, e shtrirë në dy anët e lumit Curraj në formën e një hauzi të madh, ku tashmë braktisja ka krijuar turbulenca të pariparueshme në jetën e përditshme mes atyre maleve…
Tashmë, unë, banor i qytetit “Bajram Curri” prej rreth tre dekada, ”kulla” ime ndodhet në katin e pestë të lagjes “Dardania”, e sa herë zgjohem në mëngjeset e hershme, sidomos gjatë verës, më kujtohen fjalët e nënës sime në fëmijrinë time…E unë vërtet i dua lartësitë, bjeshkët, si pelegrin i zellshëm i tyre, ndaj nuk u “shkula” prej tyre…Nga dritarja ime shoh dy lartësi, diellin që lind në agun e mëngjesit dhe majën e Shkëlzenit, simbol dhe sinonim i malësorëve të mi…
Por një ditë korriku, pikisht në vendlindjen time, zemra ime e dashur, e butë, e sinqertë, e besoj se të gjitha epitetet t’ia shkruaj nuk e teproj, më “tradhëtoj”…Një trompozë në trurin e vogël, nepërmjet saj, më solli sajesa të ndryshme dhe mendime deri në flijim… Për disa ditë m’u ndalua të folurit, një paralizë e lehtë në krahun e majtë, e vëmendja e juaj ndaj meje ishte e jashtëzakonshme, e siç shkruan miku im i mirë, Ramiz Lushaj, si të një “sheiku”, apo “vipi”… Tani që po mundohem të hedhi në kompjuter këto rradhë falënderimi dhe reflektimi, me ndihmën edhe të djalit, Visarit, pas dy javësh në dyluftim me sëmundjen, po citoj ato ndjenja që akumulova gjatë ditëve tragjike të sëmundjes sime.
Mirënjohje, që nga miku im dhe njëherazi administrator i Njësisë Administrative Lekbibaj, Gjevalin Gjeloshaj, që telefonin e mbante vazhdimisht hapur; kolegu im i mirë, Kujtim Rexha, e tek impenjimi i personelit të spitalit të “Bajram Currit”, veçanarisht të doktorëve të përkushtuar, Gjelosh Pepkolaj, Enver Uka, Naim Nezaj, të cilët i falënderoj se vërtetë bënë të pamundurën për stabilizimin e gjendjes time shëndetësore. Pas konsultave dhe analizave, u vendos të nisem me ambulancë në spitalin rajonal të Kukësit. Një falënderim prej meje shkon edhe për drejtoreshën e spitalit, doktoreshën Naile Baliaj.
Si gjithnjë, miku im, krijuesi, studiuesi dhe publicisti i thekur, Ramiz Lushaj, është “kronikani” i parë që në rrjetet sociale, facebook, jep “alarmin”. Ja s’e ç’shkruante Ramizi, të cilit përjetësisht i jam mirënjohës, duke u përkulur me respekt ndaj penës, njerëzisë dhe zemërgjerësisë së tij: “Dijenohemi se prej ditës së djeshme gjendja shëndetësore e mikut tim, mikut tonë – poetit, publicistit e veprimtarit Gjon Neçaj duket e rënduar, i cili gjendet i pamundur dhe për komunikim me gojë e me shkrim. Ai në këto çaste ndodhet në spitalin e qytetit Bajram Curri nën kujdesin e mjekëve dhe po i bahet një konsultë mjekësore treshe nga doktorët Gjelosh Kola, Enver Uka e Naim Neza, të cilët gjejmë rastin t’i falenderojmë mirësisht për përkushtimin e tyre. Lusim Zotin, institucionet shtetërore në Tropojë, Gjakovë, Kukës e Tiranë, miqtë e dashamirët e shumtë të tij, t’i ndodhemi pranë Gjonit për ta tejkaluar këtë goditje shëndetësore e përmirësim shëndetësor të shpejtë të tij.”
Kaq u desh, ky lajm nga Ramizi, dhe tërë kohën telefoni im nuk pushonte, e zilja e tij cingërinte vazhdimisht nga të afërm, miq, shokë, kolegë, krijues, ngado, brenda e jashtë vendit, të cilët ishin të shqetësuar për gjendjen time shëndetësore. Unë nuk flisja, por në emrin tim flisnin më qindra e qindra njerëz të mirë të kësaj bote të ëmbël, por edhe të idhtë pelin…
E ime shoqe, Violeta, tepër e shqetësuar për shëndetin tim, çuditej për gjithë ato telefonata pa pushim. Nepërmjet telefonit, emalit, facebook, të gjithë ishin të interesuar të informohen për gjendjen time shëndetësore, duke shprehur solidaritetin e tyre, për mua dhe familjes sime. Ky akt kishte një vlerë të jashtëzakonshme për mua dhe familjen time, të cilën e vlerësojmë shumë, duke krijuar idenë se kjo botë ka njerëz të mirë dhe në dejet e gjakut të shqiptarit qarkullon përjetësisht gjaku i Nënë Terezës.
Unë kurrë nuk mund t’ua shpërblej borxhin, por së paku këto radhë falënderimi i radhita,si një mirënjohje publike për të dashurit e mi në Tropojë, Tiranë, Kukës, Durrës, Elbasan, Vlorë, Kosovë, Europë e deri në Amerikë e në Australi. Gëzime në familjet tuaja dhe qofshi përjetësisht të nderuar !
Duhet vlerësuar interesimin e pandëprerë të administratës së Bashkisë Tropojë, posaçërisht kryetarit Besnik Dushaj, i cili krahas punëve të shumta u interesua për gjendjen time shëndetësore; Avdi Dega,shumë i interesuari, Kasmet Ponari, Musë Nikoçi, Sami Isufi, që herë pas here interesoheshin me anë të telefonit për shëndetin tim, po ashtu Ardon Breçani, Bashkim Hoxha, Drita Neza, Vjollca Haklaj, etj,, etj.
Po ashtu edhe deputetja Mimoza Hajdarmataj, ndonëse me problemet e miratimit të Reformës në Drejtësi, është intersuar shumë për gjendjen time shëndetësore.
Mirënjohja pa kufi për të gjithë !
Spitali Rajonal Kukës, me gjithë vështirësitë e tranzicionit, mbetet shëmbëlltyrë e institucionit human, me personelin e mrekullueshëm, ër shërbimin e madh e jashtë kushteve normale të ambienteve, pa ujë dhe vështirësi të tjera, por që nga sanitarja e deri te drejtoresha Hasije Zenelaj, personeli ishte në lartësinë e punëve.
Vlerësim të veçantë për punonjësit e pavionit të patologjisë, në mënyrë të veçantë shefin e pavionit, mjeku Ervin Kovaçi. Mjeku kardiolog, i kudondodhuri, i papërtuari, ishte doktori që u muar me gjendjen time shëndetësore. Kardiolog Dashnor Lisha i meriton gjitha urimet e kësaj bote. Të njëjtat fjalë shkojnë edhe për neurologun Veli Oka, mjek i dashur, edhe ky i kudo ndodhur, që bashkë me Dashin kur vinin për vizitë, na shëronin sëmundjet.Vlerësim edhe për mjekun Agron Keta, që kreu skanerin e kokës dhe për infermieren Hane Sulaj që më bëri EKG-në, etj.
Ishim takuar disa herë gjatë kohës kur drejtonte Qarkun e Kukësit, por nuk kisha njohje të afërta me Ibsen Elezin, intelektualin erudit, drejtuesin e përkushtuar dhe intelektualin e formatit kombëtar. Ai me shpirtmirësinë e tij genetike, me përkushtimin njerëzor dhe human, me nderimin e lartë ndaj meje, më është gjetë çdo ditë pranë meje, së bashku me shkrimtarin dhe studiuesin e shquar, Petrit Palushi, ardhja e të cilëve disa herë në ditë dhe qëndrimi me orë pranë meje, konsultat e herëpashershme me mjekët, m’i kanë lehtësuar dhimbjet, sidomos në ditët dhe në momentet e vështira të jetës time me goditje në zemër e trombozë në kokë, me pamundësi komunikimi me gojë e me shkrim. Mirënjohje për ju, z. Ibsen Elezi , miky ynë i mirë e ish- kryetar i Këshillit të Qarkut të Kukësit. Vlerësoj maksimalisht kolegun e letrave, Petrit Palushi, i cili çdo ditë më se një herë, në vapën e madhe dhe në vlugun e punëve, ka ardhur dhe m’i ka lehtësuar dhimbjet duke qëndruar pranë meje. Ja si e informonte në rrjetin social facebook Petriti mikun tonë të përbashkët, Ramiz Lushaj për gjendjen time shëndetësore: “I dashur Ramiz Lushaj, Gjendja e Gjonit po përmiresohet. Mbramë ka nisë me ecë nëpër dhomë dhe flet, po kuptohet me vështirësi. Sot aty rreth 10-s, me Ibsen Elezin biseduam edhe me mjekun Lisha, Erdhi aty. Dhe ai këtë mendim ka: që Gjoni po përmirësohet. Unë kam besim. Alpet nuk rrëzohen…”
“Të hanen, më 18 korrik 2016, – shkruante Ramiz Lushaj,- Spitali i Kukësit, ka Konsultë Mjekësore të veçantë për pacientin e vet disaditor, Gjon Neçaj – poet e publicist i njohur, që tashma ndodhet jashtë rrezikut dhe shpresojmë të mos ketë pasoja për jetën, pas goditjeve në zemër, trombozë në tru, mos komunikimit të tij me gojë dhe as me shkrim… Ai ka filluar të shqiptojnë: “Jam mirë! Faleminderit…!”, të ecin në dhomë, etj.”
Petriti dhe Ibseni çdo ditë informonin Ramizin, po edhe miqtë dhe kolegët në Tropojë, me “urdhër” të Lulzim Logut.
Falënderoj punonjësin e bashkisë Kukës, patriotin dhe mikun tim Muhamet Gashi, Riza Hoxhën, poeten Ganimete Thaçi, e cila kishte porositur nënën e saj, punonjëse në spital, që t’më takonte, e shumë e shumë miq të tjerë kuksianë.
Falënderoj të gjithë bashkëkrahinasit e mi, brenda dhe jashtë Shqipërisë që më kanë telefonuar dhe janë shqetësuar për gjendjen time shëndetësore, por do veçoj Pjetër Meta, Agron Prebibaj, Lush Susaj,Gjin Niklekaj, Bora Balaj,Mark Palnikaj, Mhill Gecaj, Ylli Prebibaj , gjithë kusherinjtë dhe të afërmit e mi, e shumë e shumë tjerë.
Një falënderim për Maksin, të fejuarin e mbesës sime Stela, të ardhur për pushime nga Brukseli dhe u bë pjesë e familjes për shërimin e sëmundjes time.
Vlerësim të veçantë rezervoj në ditët e vështirëve shëndetësore për kolegët e mi të mediave ku unë bashkëpunoj prej vitesh,të shkruara dhe elektronike,duke me inkurajuar që përseri pena dhe mendja ime të shkruajë si deri më tani.
Nderim dhe respekt për poetin dhe studiuesin Mujë Buçpapaj për interesimin e here pas hershëm duke komunikuar dhe me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, i cili shfaqi kujdesin e tij në spitalin e Kukësit. Dua të falenderoj Mujë Buçpapën dhe për përzgjedhjen e botimin e poezive të mia në gazetën “Nacional”, që të më gëzonte mua me to kur isha në spital në Kukës.
Dua të veçoj një bashkëkrahinas nga Brisa, i cili herë pas here ka qënë në kontakt të gjendjes time shëndetësore dhe tepër i shqetësuar. Ai është Sokol Pal Mhillaj. Ja se ç’shkruan ai në rrjetin social facebook :“Dua të ndajë me miqtë një lajm të gëzueshëm! Bashkëkrahinasi jonë, dhe miku jonë i përbashkët Gjon Neçaj, është në gjëndje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do jetë pranë folezës së ngohtë familjare. Falenderoj Zotin dhe miqtë e tij të përkryer, për ndihmën dhe kontributin e tyre të shenjtë karshi tij.”
Faruk Kalleshi,”Nder i Kombit” dhe bashkëshortja e tij, Liliana, “Mjeshtre e Madhe e Cirkut”,kanë që here pas here në kontakt me familjen time për gjendjen time shëndetësore,e daljen me sukses nga spitali e kanë pritur tepër të entuziazmuar. Një falenderim dhe për dr. Islam Lauka, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, me banim në Prishtinë, që u interesua për gjendjen time shëndetësore.
Dy rreshta për në fund,me qëllim, por jo për nga rëndësia, shkojnë për mikun dhe kolegun tim të letrave, Lulzim Logu, i cili me 90 vjeçarin Shaban Nokshiqin dhe profesor Haki Zllamin, dy miqtë tonë të nderuar,me kudo të ndodhurin Shaban Zeneli, gjatë gjithë kohës ishin në dispozicion dhe në sherbimin e gjendjes time shëndetësore. Lulzim Logu ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe miqtë e tij në Kukës, Tropojë e në Tiranë.
Falenderim edhe për të nderuarin Ibrahim Zhana, poetin Besnik Musaj, dhe mikun tim të përhershëm Imer Koka, i cili herë pas here ka qëndruar në konktakt telefonik duke u interesuar për shëndetin tim.
“Mbrëmë, nën ritmin e shiut të rrëmbyer, u ç’mallëm dhe i uruam shërim të shpejtë mikut tonë Gjon Neçaj, në spitalin e Kukësit”, shkruante Luli në diçiturën e fotos të shkrepur në dhomën time të spitalit, të ardhur për vizitë nën rrebeshin e shiut së bashku me Shaban Zenelin dhe Mujë Secin, të cilin e përshëndes përzemërsisht duke sakrifikuar dhe shpenzuar me makinën e tij në Kukës. Me respekt përulem ndaj Mujë Secit, djalit të Sokol Arifit,”Qytetar Nderi” i Tropojës.
Tahir Bezhani, një krijues brilant nga Gjakova dhe “Qytetar Nderi” i Tropojës, në çdo varg, rresht e ka vendin e vet. Edhe këtu po i lë pak radhë, se ishte zemërgjerësia e Tahir Bezhanit që m’i largoi sado pak dhimbjet në spitalin rajonal të Kukësit. Ai nuk të ndahet, kudo…Në Kukës me Muhmarren Kurtin e Muhamet Rogovën, në “Bajram Curri”, sapo dal’ nga spitali, vjen për vizitë me miqtë tanë të përbashkët Bardh Nëngurra,Hysen Berisha dhe Bajram Kabashi, të cilët me Tahirin në krye, ndërpresin pushimet në vendlindje dhe duke qënë tepër të shqetësuar, aq sa edhe Tahiri, më takojnë në shtëpinë time në “Bajram Curri”.
Nder dhe respekt dhe ua kthefshim në gëzime këtyre intelektualëve dhe patriotëve, miqëve të mi, duke mos harruar edhe Sejdi Berishën, mikun tonë nga Peja, i cili herë pas here në facebook dërgonte mesazhe….
Ata që u interesuan për mua në këto ditë të vështira shëndetësore për jetën time janë shumë e në se kam harruar ndonjërin prej tyre të më falin pasi kaq po mundem të kujtoj në këto caste kur shëndeti imp o ecë drejt përmirësimit për mirë.
Spitali rajonal Kukës ndodhet në periferi të qytetit, buzë liqenit. Pulëbardhat këndellëshin mëngjeseve e mbrëmjeve duke fluturuar deri afër dritares sime. Unë i vështroja me kërshëri, ndonëse zemra ime ishte e lodhur, por një zë sikur thërriste nga tutje horizontit: “Jeta është e bukur, jetoje!…”. Fjalët e Nënë Terezës kishin peshë mbinjerëzore.

Bajram Curri, 24 korrik 2016