KEMI TRADHËTI, O BURRA!

1
1784
Arben Çokaj

Arben Çokaj

( Përgjigje për njërin që pyeti në FB rreth zhvillimeve fetare tek ne, dhe rrezikun që e kemi pranë… )

Arabët e Turqia po luajnë politika të tilla, që të rrisin ndikimin e pranimin e tyre në botë përmes islamit. Ne duhet të shohim, a na intereson investimi si popull kaq shumë në islam? Deri në shkretim? Vëre pak trurijn në punë e le të shkëputemi për një moment nga histeria kolektive dhe konkurrenca fetare. Nëse ne vazhdojmë kështu me kultivimin e islamit në këto nivele, ku do të jetë Shqipëria pas 20 vjetësh? Më afër Evropës apo vendeve muslimane? E nëse përgjigjia jote është më afër vendeve muslimane si Turqia, Afganistani, etj. apo jo, atëherë a na shërben kjo? Tani ti shiko, kush na intereson ne më shumë si shqiptarë, modeli i një shteti Evropian, apo musliman? Unë, Bardhyl Ukcamaj e prof. Shenasi Rama jemi pjesëmarrës në Lëvizjen e Dhjetorit ’90-të, ku thirrnim: “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa!”. Na shqetësojnë zhvillimet në vend.

Sot pas 27 vjetësh, ne nuk jemi askund afër Evropës, pikërisht nga orientimi i gabuar shoqëror. E humbëm rrugën në oborr… Ne turru nga Evropa, ndërsa turku me arbët jepnin para, blinin politikanët tanë dhe e mbushën vendin me xhamia, indioktrinonin hoxhallarët, i kthyen në agjenta, e tani kanë krijuar një precedent kokteil shpërthyes. Nëse shoqëria jonë nuk është e aftë ta parandalojë me sukses këtë orientim kancerogjen, jo Evropën që s’e shohim kund, por do na hyjë një konflikt i brendshëm i paparë, që nuk kemi me mujtë me e ndalë. E përse? Për fetë monoteiste hebraike-arabe… A ia vlen kjo? Për budallain e bythëshiturin po!

Sa për dijeni, nëse lexon librin Republika të Plartonit, të shkruar para 3000 vjetëve, aty përmblidhet esenca e mendimit të avancuar greko-shqiptar të kohës, që i tejkalon për nga niveli i arsyetimit Biblën e Kur’anin. Por fetë monoteiste me prirje drejt iluzioneve e manipulojnë pavetëdijen e shoqërisë dhe feja e krishterë u bë fe e Perandorisë romake në shekullin e 3-të nga një dardan, Kostandini i Madh. Për 100 e ca vjet krishtërimi e rrënoi Perandorinë romake dhe më pas Evropën, nuk kemi asnjë intelektual të dukshëm racional në atë periudhë të errët të Evropës.

Deri me Rilindjen Evropiane, shelulli 16-17-të, ku Evropa i tregoi vendin fesë, e ndau atë nga shteti dhe Evropa e Perëndimi u zhvilluan. Por islami nuk e ka marrë këtë goditje ende… ai është i lidhur me shtetin turk e arab, ata financojnë ndërtimin e xhamive edhe në trojet shqiptare dhe po synojnë neo-osmanizmin tek ne, duke na blerë politikanë e duke i përdorur hoxhallarët si jeniçerë. Kështu që ne po merremi me fe, më shumë se me shkollim e dije, apo me punë e me zhvillim. Një shoqëri me shumë fe nuk ka tendenca të jetë e qetë – thotë John Locke, i cili është një mendimtar anglez i shekullit të 17-të, që tregon se po nuk funksionuan ligjet e shtetit, atëherë njeriut i lind e drejta natyrale e vetë-mbrojtjes, që e kanë zakonisht edhe në Amerikë.

Tek ne nuk po funksionon shteti si duhet, forcimi i feve e shteti i dobët, i jep ndjenja sadiste atyre që bëhen më të fortë. Kështu që Shenasiu parashikon shumë mirë, se nëse vazhdohet kështu, mund të shkojmë drejt shkërmoqjes si shoqëri, vetë-shkatërrimit! Prandaj feja duhet patjetër të marrë një rol të moderuar e dytësor tek ne, e shteti me ligjet e tij demokratike, një shtet nacional si në Evropë të bëhet dominant, nëse duam të shmangim konfliktet e mundëshme dhe të kemi sukses e zhvillim.

Fetë duhet të rregullohen me ligj në veprimtarinë e tyre, të ndalen financimet nga jashtë dhe me paratë e shtetit, vetëm besimtarët të paguajnë, se po fryjmë kot së koti, pa asnjë produkt e përfitim një masë kancerogjene fetare, që do të na e përpijë edhe trupin e shtetit tonë të dobët që kemi. Nése bëhen këto që them unë, as 5-10% e shqiptarëve muslimanë në Shqipëri, dhe as 10-15% në Kosovë, nuk do të mbahen më për muslimanë, (se ata po shkojnë se paguhen e për përfitime), nuk do të paguajnë, e kështu rreziku neo-osman në trojet shqiptare ikën bashkë me Erdoganin… E nëse kjo që them unë nuk bëhet shpejt, kemi tradhëti, o burra!

Publikuar edhe në: Realiteti.info

Komentet janë mbyllur.