KEMI OBLIGIM KOMBËTAR QË TË SILLEMI MIRË DHE TË FITOJMË SA MË SHUMË SHOKË

0
1025
Miradije Gashi - klasa shqip

Intervistë nga Sokol Demaku

thotë mësuesja, poetja dhe intelektualja shqiptare në mërgim Miradije Gashi në Gjermani

Miq e Shokë kemi shumë. Me sjelljen e qëndrimin tonë jemi duke dhënë shembull, dhe vetëm kështu mund të përfitojmë jo vetëm ne që gjendemi jasht, por edhe shqiptarët e Kosovë, Shqipërisë në tërësi të gjithë, kemi obligim kombëtar që të sillemi mirë dhe të fitojmë shokë. Në këtë pikë, miqësia dhe përparimi mund të arrihen vetëm me arsim. Arsimi është rruga më e mirë për t’i shërbyer njerëzimit.

Vuajtja për ardhmërinë e popullit të Kosovës martire me kaliti aq shumë, sa që burim shpirti m’u bë vetëm mësimi, dhe falë ndihmës financiare të babait tim, fillova studimet në Degën e Pedagogjisë të Universitetit të Prishtinës, duke i përfunduar me sukses.

Unë një çupë 14-vjeçare që pragun e shtëpisë kurrë nuk e kisha kaluar vetëm, por nën vëzhgimin e rreptë të më të mëdhenjëve, tash kisha ardhur në Prishtinë… dhe merreni me mend se, sa gëzohesha që po vazhdoja shkollimin në kryeqytet. Rreth dy muaj më vonë shkrova prozën : « Larg Vendlindjes ».

Kush është Miradije Gash?

Përshëndetje i nderuar Gazetar z. Sokol Demaku!

Unë M. Gashi, linda në fshatin Arllat, komuna e Drenasit (me heret quhej Gllogovc).

Aty mbarova shkollën fillore. Pra vendlindja është vendi me i bukur i rinisë ku

përcaktohet rruga e njeriut për jetë.

Pas shkollimit fillor, Miradija ???

S’kishte gëzim më të madh për mua, se atë vit, kur Kuvëndi Komunal i Gllogovcit kish miratuar pranimin me bursë të plotë në konvikt dhe u regjistrova në shkollën e mesme Pedagogjike në Prishtinë. Unë një çupë 14-vjeçare që pragun e shtëpisë kurrë nuk e kisha kaluar vetëm, por nën vëzhgimin e rreptë të më të mëdhenjëve, tash kisha ardhur në Prishtinë… dhe merreni me mend se, sa gëzohesha që po vazhdoja shkollimin në kryeqytet. Rreth dy muaj më vonë shkrova prozën : « Larg Vendlindjes ».

Pas shkollës së lartë, punësimi i Miradijes…

Menjëherë pas diplomimit zura punë në Shkollën fillore “Emin Duraku” në Arllat. Qëlloi që pikërisht në këtë kohë fryn e shfryn furtunat e pushtimit dhe unë, bashkë me shumë kolegë të tjerë, u vumë në shënjestër të sundimtarëve serbë, duke na larguar nga veprimtaria edukatovo-arsimore.

Keni studjuar në Universitet e Prishitnës në Degën e Pedagogjisë çfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje Miradije..

Vuajtja për ardhmërinë e popullit të Kosovës martire me kaliti aq shumë, sa që burim shpirti m’u bë vetëm mësimi, dhe falë ndihmës financiare të babait tim, fillova studimet në Degën e Pedagogjisë të Universitetit të Prishtinës, duke i përfunduar me sukses. Ndërkohë u zgjodha anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Arsimit Shqiptar në Republikën e Kosovës. Po atë vit u angazhova edhe në Kryesinë e Forumit të Intelektualëve të Kosovës. Veprimtaria e ime atdhedashëse, në vitin 1991 u bë sërish shkak i pamundësisë për punë në arsim. Madje, disa herë u mora në pyetje dhe u keqtrajtva nga pushteti serb edhe pas lirimit nga burgu. Duke mos e pushuar aktivitetin lidhur me shkollën shqipe, u ndalohva nga policia serbe në Komaran, dhe me konfiskohet materiali arsimor dhe merrem në pyetje e keqtrajtohem pamëshirë nga policia.

Çka ju shtyri të mërgoni dhe të studjoni mu këtu në Gjermani Miradije?

Meqë torturat në organet e hetuesisë serbe ishin si të thuash racion dhe duke qenë nën vëzhgim e përcjellje të vazhdueshme, në dhjetor të vitit 1993, mora ftesën që serish të paraqitem në organet e sigurimit, dhe u detyrova të largohem nga vendi.

Ndërsa sa i përketë studimeve ne Gjermani, kam arritur që të bëj një ndryshim të çmuar, nga Pedagogjia ne Pedagogji Sociale (Sozialpädagogin dhe Schulretin), mengjim.

Ka kohë që jetoni në Gjermani, cfarë mund të na thoni për jetën këtu, cfarë është ndihma e shtetit për të huajit këtu dhe si ndiheni Miradije?

Aktualisht më së shumti shqiptarë jetojnë ne Gjermani, iken nga terrori dhe u vendosen ne këtë shtet, dhe falë kontakteve dhe bashkëpunimit të ngjeshur me nikoqiret të cilët nuk kursejnë as kohën as mjetet e tyre për t’u ndihmuar shqiptarëve që halli i solli këtu. Mirëpo komuniteti ynë u integrue shumë shpejt ne shtetin mik gjerman, dhe nuk jemi më të halleve e derteve, por jemi koka studimesh, biznesesh e projektesh të mëdha, që dmth, shqiptarët janë nacionaliteti më vital e intelegjent ne Glob, dhe për këtë i përgëzoj të gjithë, veçanarisht rininë shqiptare.

Si e kalon një ditë në mergim Miradija?

Edhe pse mërgimtare, e vazhdova veprimtarinë time arsimore, fillimisht në qytetet e Schwarzwaldit, përkatësisht në “Shkollën e Lartë të Nacionaliteteve” (VHS), në Villingen-Schwenningen. Atje mbajta kurse dhe ligjërova gjuhën shqipe, jo vetëm për gjermanët, por edhe për të tjerët të cilët interesoheshin për gjuhën tonë. Aktualisht jetoj dhe veproj në Stuttgart, ku mbaj mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë.

Ju merreni edhe me shkrime, merreni me poezi apo me prozë Miradije?

Krahas veprimtarisë arsimore, merrem edhe me krijimtari letrare duke qendisur poezi e shkrime në shtypin shqiptar brenda dhe jashtë vendit, po njëkohësisht edhe duke trajtuar tema të ndryshme nga fushë e pedagogjisë.

Keni libra të botuar dhe cfarë eshte tema që shtjelloni në te Miradije?

Jam prezantuar me poezi në disa antologji si: « Busulla e shpirtit », « Kështjella e Ëndrrave », « Trinomi i Lirisë », « Një Shekull Drite », « Korse e Hapur » etj. Librat përsonale quhen:

“Jam gur i vendit tim”,
“Yjet deshtën dritën tende” dhe
“Gjuha e Truallit”. Kam dhe një korpus krijimesh në dorëshkrim.

* * *

Ne librin e parë, vend dominues zënë vargjet për patriotizmin. Aty gjen të gjallë, rezistencën “fyt për fyt” me shkjaun, kohezionin historik. Libri i dyte, shfaqet për një njeri të dashur (motër), tek dhe has plazmime vargjesh. Një antitezë e goditur letrarisht që flet për dhembjen e pafundme për humbjën e motrës.

Libri i tretë, i kushtohet Gjuhës shqipe ne mërgim.

Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Miradija, cilat janë planet e juaja?

Dritën jeshile e presin edhe tri vellime, si dhe romani im i parë.

Libri i radhës vjen për Deshmoret e Kombit.

Sa ka arritur Miradija të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kuturë tjetër nga ajo që ne kemi?

Shokë e miq kemi shumë. Me sjelljen e qëndrimin tonë jemi duke dhënë shembull, dhe vetëm kështu mund të përfitojmë jo vetëm ne që gjendemi jasht por edhe shqiptarët e Kosovës në tërësi, kemi obligim kombëtar që të sillemi mire dhe të fitojmë shokë. Në këtë pikë, miqësia dhe përparimi mund të arrihen vetëm me arsim. Arsimi është rruga më e mirë për t’i shërbyer njerëzimit.

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu dhe jetën stundetore në vend të huaj?

Punoj ne baza vullnetare, pa pagë, pa kërkesa, dhe pa etje për t’u dukur ne media vizuele.

Fletë vetë puna ime, vepra që po e krijojë dhe e lë për brezat, koha do ta vlerësojë më së miri. Natyrisht që më shqetëson Kosova. Ndjej detyrim ndaj Atdheut.

Çfarë janë kontaktet e Miradijes me vendlindjen?

Unë atje kam njerëzit e mi. Në atdhe udhëtoj dy herë brenda vitit dhe jam tepër e lidhur me familaret, rrethin me të cilët komunikoi thuajse çdo ditë. Sot ndihem krenare. Koha do ti shpalosë të gjitha, dhe dota thotë fjalën e saj të fundit.. Çdo gjë në këtë univers e dëshmon argumenti

Si e kalon kohen e lirë Miradije?

Shkruaj vazhdimisht…

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

Kuptohet…

M. Gashi:

Ju faleminderit për intervisten!