“KAZANI MË PLEH” DHE “GOMARI ME SAMAR” I EDI RAMËS

0
805

(Edi Rama, populli i Kosovës te porositë: larg duart nga Kosova)

Binak Maxharraj

Eshte turp mbi turpet fjalori rrugaçerie i Edi Kristaq Ramës të thanë; sot në Pejë midis dy Qeverive të Shqipëris dhe të Kosovës. Ky njeri pa fije kulture, edukate dhe mençurie, ta çon mallin e një rrugaçi, i cili flet fjalë të pista, qe si ka hije një Kryeministri. Por ani një pushtetar i cili deshton në drejtimin e shtetit të vet, të vetmin arsyetim për këtë e ka fjalorin e pist si “kazan më plehra” dhe “gomar më samar”, etj.

  1. Po kush je ti Edi Kristaq Rama, qe pa fije turpi përzihesh ne punët e një shteti tjetër, kur në shtetin që ti e drejton i ke punët llug më plotë kazana qe ju vjenë era berllog i flliqët. Kush ta dha ty këtë të drejtë të flasish për Kosovën dhe të negocosh për fatin e Kosovës me armiqët tanë, të cilët edhe pas 20 vjetesh çlirimi e pengojnë Kosovën që të ecë rrugës së pavarësisë, duke i vu ndërskamca kudo nëpër botë.

Ti nuk ke të drejtë, e as Qeveria që ti e drejton e as ministri i yt Arben Ahmetaj të vlerësoni se a bani mirë ose jo Qeveria e Kosovës, që i vuri taksa Serbisë dhe shokut tand të ngushtë Aleksander Vuçiq. Çdo shtet i rregullon punët e veta dhe vendos asofarë rregullash që i konvenojn. Regaimi i qeverisë s’uaj ishte një përzierje bizare flagrante në punët e brendshme te Kosovës. Është mirë z. Edi Kristaq Rama t’i mbajsh duart larg Kosovës, sepse Kosova nuk ka mbetë jetime që ta mbrojsh ti për interesa të Serbisë. Por Kosova është gjithëmonë e gateshme per nje bashkepunim te mirë dhe të sinqertë midis dy vendeve, pa sharje pa ofendime, dhe

2. Edi Rama ti e din shumë mirë reliefin e Shqipërisë atje ka male dhe kodra të nalta në të cilat ka shumë gomar të cilët popullata i ka përdor për mbijetesë. Është shumë keq t’i ofendosh gomarët, të cilët u kanë shërby popullatës atje per mbijetese. Në kendej më siguri së kemi pas me pak gomar së sa ju atje në Shqiperi. Sepse ka gomarë, që janë më të mençur së sa disa njerëz.

Ti Edi Kristaq Rama si një shok i mirë që je më Aleksander Vuçiq para dy vjetesh tinëzë je taku më të në Nish, ku pa fije turpi ke ba muhabet, ke ba pazar më te për vijen kufutare të Kosovës. Ku e more ti atë guxim, në ëmër të kujt ti guxon të negocosh për territorin e Kosovës, si më ta pas lënë baba. Edhe Presidenti i jonë Hashim Thaqi ka hy në lojën tënde dhe të kriminelit A. Vuçiq. Na thueni se per interesa të kujtë punon e veproni kështu z. Edi Kërstaq Rama. A e din Ti z. Edi Kristaq Rama se territori i Kosovës më Kushtetutën e saj është i panegocueshem, i patjetërsueshëm dhe së askush nuk ka të drejtë ta cenon teritorin e saj, e aq me pak ti nuk ke të drejtë as të flasish për këtë.

A e din ti së si quhën ata të cilet kanë guximin të luajn lojën e djallit, të bajnë pazar pa pelqimin e popullit më teritorin e Kosoves nga kush do qofte. Ti e dinë mirë, forte mir bile së populli i quan tradhëtar. Nuk ke të drejtë të përdorish fjalën gomar për ata njerëz që e mbrojnë atedheun atedheun, ata qe i dalin zot atedheut kur dikush e qetë ne pazar teritorin e saj.

3. Si njeri, si shqiptar ti Edi Kristaq Rama je i miresëardhur në Kosovë, qoftë si individ apo në ndonjë takim. Por parase te vijesh fjalorin Tend te piste duhet ta lesh në Shqiperi.

Ne fund unë befasohëm se si pate fytyrë, o i pafytyrë te flasin për ndryshimin e kufijve në një mbledhje kaq të rendresishme midis dy Qeverive, a nuk u skuqe pak nga mikpritesit dhe populli i Kosoves, a nuk u skuqe pak nga Kryeministri i Kosoves Ramush Harajdinaj nga Kryeparlamentari Kadri Veseli, nga z/Kryeministri Fatmir Limaj të cilët gjatë gjithë kohës po bëjnë përpjekje titanike duke thanë së territori, kufijte e Kosovës janë te panegociueshme. Habitem se si Kryeministri Hrajdinaj nuk ka reague, i cili është kundërshtari më i madh korrigjimin e kufijeve, me fjalë tjera ti edhe Kryeministrin tone e ke quajt gomar.