Tradita në shpalimet historike
Në historinë e traditës së dasmës shqiptare janë shkruar libra studimore (folklori shqiptar)si dhe janë mbrojtur disertacione shkencore-kërkimore në universitet shqiptare në Prishtinë, Tetovë dhe Tiranë.
Behlul Karaqica nga fshati Karaqicë, erdhi për jetuar me dy djemtë e tij në Sankovc të Drenicës. Ishte këngëtar i njohur i lahutës shqiptare dhe në shenjë respekti për këngët e kënduara me lahutë në gëzimet e dasmës, në Drenicë e thërrisnin Behlul Lahuta!
Behlul Karaqica (Lahuta) ishte katragjyshi im dhe për biografinë e tij me kanë rrëfyer bashkëvendasit në Sankovc, që, për këngëtarin dhe lahutën e tij ata ruanin kujtimet dhe dasmat e gëzimeve familjare në Drenicë…!
Këngëtari me lahutën e tij ka shkuar në dasmat e gëzimeve në Drenicë falas, në mënyrë që të begatojë atmosferën e dasmës në ritet e traditës shqiptare.
Çikago, prill 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]