Pesë poezi nga Shqipëria – Bajram Bashota

0
1153
Bajram Bashota

NËN HIEN E PISHAVE T’GOLEMIT

Nën hijen e pishave të Golemit
Zemra ime po më pushon
Nën hijen e tyre në freskun mengjesorë
Mushkëritë më zgjërohen, mendja më thollohet
Nën hijet e tyre vargjet po më shtohen
Puhija nga deti ballin ma frskon
Madhështia e tij më merr me veti
Sa kujtime në gji i mshef ky deti
Sa lufta të përgjkshme përjetoi ky dhe?!
E tash në lir frymon ky det me këtë dhe
Që e mbajti gjallë me shekuj Kruetrimi Skënderbe
Frymon tash i lirë ky popull bashkë me detin
Armiqët ja patën gjithëmonë zili
E dëshironin pushtimin e detit më gjithë Shqipëri
Çdo popull që tentoi ky det e ka përbi
Edhe pishat e Golemit po rritën të lira
Këndojnë këngën cila është më e mira!

RRUGËS SË KOMBIT

Rrugës së kombit udhëtonim me makinë
Të gëzuar e të lumtur që vizitojmë Shqipërinë
Atdheun tonë mëmën tonë, mëmën tonë të dashur
Që një gjysëm shekulli për të zemra na ka plasur
Se s’ kishim mundësi ta përqafojmë kët Zojë të rëndë
Që burrat e dheut e quajshin nënë
Vija Rrugës së Kombit drejt për në Shqipëri
Duke menduar dhe duke urar këtë mrekulli
Sa çelë e mbyll sytë nga Kosova je n’Shqipëri
Po edhe nga Shqipëria sa ora mbërrinë n’Kosovë
Ta shuajmë mallin tonë që ish shekullorë
Na lidhi Rruga e Kombit të përqafohemi vëllau me vëlla
Armiqtë ndër shekuj na kanë nda e përça
Shumë i ka djegë malli motër e vëlla
Përmbi një gjymës shekulli kurrë pa u pa
Të lumtë ne o vëllëzër për këtë demokraci
Që na lidhi rrugën Kosovë e Shqipëri
Të lumtur duhet të jemi në dy anët e atdheut
Ky është amaneti i të Madhit — Skënderbeut!

NDJESË PASTË DASHAMIRI I ARSIMIT

Babai im analfabet
Asnjë ditë në shkollë
Ishte demokrat por
Ishte dhe mendje hollë
Ishte edhe vizionar se
Arsimin e qiste në rendin e parë
Këtu është përparimi i popullit
Këtu është përparimi i shtetit
Kush ka arsimin ka diturinë e lumturinë
Ka përparimin ka pespekivën
Kështu thoshte baba im analfabeti
Po të kemi në popull arsimin
S’ja marrim n’dorë krajlit as mbretit
E gjithë jetën në bujqësi punoi
Me djersen e ballit fëmijët i shkolloi
E i gjithë fshati atë e nderoi
Shembullin e tij filluan ta ndjekin
Edhe ata filluan t’çojnë fëmijtë në shkollë
Te vendi i dijes ku bëhet mendja hollë
Në vatër të dijes që e ka emrin shkollë
Ndjesë pastë ky dashamir i arsimit
Vizioni i tij fshatit ua çeli dritën e syrit!

SHQIPËRI SHUMË TË ËNDËRRUAM

SHqipëri shumë të ëndërruam
Të përkundemi në djepin tënd
Se nënë ishe dhe jë, i vetmi atdhe
Të prehemi në prehrin tënd, oj nënë
Si zogjët që ja mësynë foleve të veta
Njashtu bijtë tu prej të gjitha viseve
Në këto ditë vere ia mësynë tek ti
T’i shijojnë bukurit tuaj oj nënë
E prehërin tënd të ëmbël
Në gjirin kaltrosh të Adriatikut e Jonit
Në këto bukuri të rralla që pak kush i ka
Ërdhën fëmijët tu të pushojnë në prehrin tënd
Të bëjnë gjumin më të mirë në botë në gjirin tënd
T’i shijojnë bukiritë tuaja mahnitëse
Përgëdheli ëndërrmtarët tu të devotshëm
Me dashurinë prindorë që ishte ëndërra e tyre shekullore
Shtrëgoj shumë në gji se kanë ardhë me një të madhe .përgdheli
Oj nënë e madhe, o zonjë Shqipëri që Zoti të bekoi për shqiptari !!

Bajram BASHOTA, Golem 18 gusht 2019


ZGJOHU O POPULL, PREJ GJUMIT ZGJOHU !

Zgjohu prej gjumit, o popull zgjohu
Të gjithë në një besë shtrëngonju!
Po këto parti që ishin n’ pushtet
Asgjë s’punuen për popull t’vet

Tash burrat e botës kërkojnë prap votën
Për këtë popull s’qajtën kurrë kokën
Tue lanë kët popull qyqe në votër
Në udhëkryqin e madh pa shpresë pa sofër.

Edhe s’keni turp prap votën tua kërkoni
Këti populli të mjerë që shumë u besoi?!
Pse more s’keni kokërr uji në sy
Pse kaq rrenacak e kaq shpirtzi?!

Pushoni, pushoni leni rrenat e dallaveret
Se mjaft këtij populli i çelët sefere
Pushoni, pushoni, mos dilni n’sokak
Se ky popull s’u ka më hek.

O popull ka ardhë koha të mendosh për veti
Të votosh partitë qe s’i prishi pushteti
Se mjaft qeverisen hajdut e njerëz të pa nderë
Ma të këqij s’kanë qenë as agallarë e bejlerë.

Zgjohu nga gjumi, o popull i urtë
Çeli sytë mirë kujt po ia jep votën
Mos të bëhemi gazi i botës
T’ia këthejmë kahjen tjetër kah rrotës!


TUFË POEZISHË

PËR TY

Pët ty atdhe
Jetoj e vdes me gaz,
O tokë e shenjtë
E të parëve të lashtë,
O vend i lagur
me lot e gjak.

ZEMËRBARDHI

Zemërbardhi shpëtimtari
— Kështu thoshte nënlokja.

Ai që Zotin madhëron
Nëna që fëmijët bekon
Ai që të sëmurin shëron
Të verbërin dritëson.

Zemerbardhi lule ftoi
Zemërkeqi zemërdreqi
Zemërziu mjer njeriu!

KUR ZGJOHESH

Kur zgjohesh me mendje të dëlirë,
Dita të shkon mbarë
Shëndoshë e zemërbardhë.

Kur zgjohesh me mendje të prishur
E zemër të sëmurë
Dikujt i vë në qafë një gur.

NJERI

Mos shkel keq, onjëri
Se mali ka veshë
Fusha ka sy.

Ata vëzhgojnë, përgjojnë
Të mirën e të ligën
Peshojnë.

Nga vepra e jote
Vjen jeta e mirë
A e vështirë.

Zoti ta fali arsyen
Vetë gjyko, vetë vepro
Në të liga mos sharro !

DEMOKRATI

Dyzet e pesë vjet
Partinë e kish nënë,
Për të u betua
Në diell e hënë.

Kur i vdiq nëna e vjetër
Hodhi hapin dinakë
Kah partia tjetër.

Aty predikonte:
– Na mori në qafë
Ajo shtriga plakë !

Askund të zinte vend
Kërkoi parti tjetër,
Me hobin dredhi
Ndërroi njëqind parti.

Eh ky demokrati
Po keq mbet i ngrati !