FASLLI HALTI
Poezitë u morën nga libri
“erdhi”
botimet “onufri”
MËKATI I PRANVERËS
Pranverë sykaltër,
Pranverë me faqe të blerta
Ti zgjon nga gjumi
Letargjik:
Barin,
Sythet,
Gjethet,
Lulet,
Blerimin.
Pranverë, ti s’harron
Qoftë dhe një vit të veëm
Të zgjosh nga gjumi letargjik
Edhe nepërkat, boat, gjarpërinjtë…
MOSMIRËNJOHJE
Gjithë
Peshat e rënda,
Peshat vigane,
Peshat sa një mal Tomori,
Sa një mal Korabi,
Me levën time i ke ngritur,
Me levën time vazhdoni t’i ngrini.
Edhe nesër
Me levën time
Të gjitha llojet e peshave
Do të vazhdoni t’i çoni përpjetë.
Po si s’më thatë një herë të vetme,
Të faleminderit
Arkimed…!
MË HUMBI KOHA
Vras kohën me dembeli.
S’i del gjak.
Ka zemër
Koha?
S’i dëgjohen rrahjet !
Ka gjak ?
S’i duket gjaku !
Ka gjak të bardhë.
Gjak tç kuq
Të verdhë
Rrëshqet reptilçe!
S’i tregon
Këmbët …
Koha
Fluturon.
S’i duken krahët?
I ka transparentë.
Shpendët i kanë me ngjyra.
Unë
E ha kohën
Me uri dembelie.
Shijohet ajo,
Ka shije?
Ka shije të bardhë koha.
Koha dhe era nuk duken.
S’u duket drejtimi.
Erës i duket.
Të rreh ballin.
Të ftoh shpinën.
Ecën në të gjitha drejtimet,
Domethënë
Fryn nga të katra anët.
Brenda erës ne dukemi si peshqit në ujë.
Dikush me shqisë të gjashtë
Mbase kështu na sheh,
Siç shohim ne
Peshqit.
Koha fryn vetëm përpara,
Në një drejtim:
Drejt,
Përpara.
S’ngopem me kohëngrënie.
Po sikur të mbarojë koha ?
Koha s’mbaron si buka.
Mbaroj
Unë…
Mbaron ti,
Mbarojnë sekondat,
Minutat, Orët,
Ditët, javet,
Muajt
E mi,
Mbarojnë vitet,
Mbaron koha ime.
Unë
Ha kohë.
E ha pa punë, pa djersë.
E ha veresie.
Qyl…
E kam dhuratë:
Mbase nga Perëndia,
Mbase nga natyra…!
Nga Zoti,
Apo…
Nga natyra?
Mbase nga të dyja !
Zoti
Ati i natyrës,
Apo…
Natyra Nëaa e Zotit?
Themi:
Shpëtona Zot!
S’themi, shpëtona,
Natyrë !
Themi:
Të bekoftë Zoti
Jo, të bekoftë natyra!
Humbas
Kohën.
Dhe s’e gjej më
Në kohë të kohëve.
Qaj
Kohën e humbur,
Ajo s’preket nga vajtimi im,
S’ka pikë mëshire për mua.
(Mëshira nxit fajin)
Koha s’ia lejon vetes nxitjen e fajit.
Ajo ikën,
Ikën,
Ikën,
Ikën…
Ikën pa e kthyer kokën pas.
S’di të kthehet si ne njerëzucët prapa
Si ne
Që shkulim sot atë
Që mbollëm
Dje,
Si ne
Qe e shkulim si kumbull atë
Që mbollëm për ulli.
Unë
Qaj,
Qaj pas saj…
Ajo ikën përpara,
Pa pikë mëshire ikën e pamëshirshmja…
Unë
Qaj sekondat,
Minutat, orët, javët, muajt
Qaj vitet që s’i kam dhe s’do t’i kem më…
Shtyj
Kohën,
Dhe koha ikën, vrapon.
Bëj ta arrij,të eci pas saj.
Më merret fryma.
Dihas…
Tepër vonë.
Koha iku.
Më la prapa koha ime.
Ka kohë që s’eci me kohën.
Ajo s’më pranon si të sajin.
Dëgjoj:
Ky është me kohën e baba Qemos.
Unë pyes veten dhe përgjigjem po vetë:
Kush është ky baba Qemo?
Ç’më lidh mua
Me të.
Jam unë si ai,
Apo ish ai si unë ?
Edhe baba Qemo si unë do të ketë qenë !,
Si unë
Edhe ai
E ka shtyrë kohën kot,
Si unë edhe ai,
Ka vrarë kohën me dembeli,
Edhe ai si unë
E ka humbur kohën
Dhe s’e gjeti dot kurrë,
Dhe kurrë s’ka për ta gjetur dot më !
Ku
Iku koha?
Ku shkoi,
Ku?
Padyshim përpara,
Drejt
Kurrë prapa, kurrë kuturu!
«BENZI»
«Benzi»
Ta gëzosh!
S’e vodhe
Me pika djerse kurbeti e bleve…
Duke stolizmuar të vdekurit e huaj.
Udhëtime të mbara!
Rreth e rrotull botës i rënç!
Veç
Kam një qortim për ty,
Të lutem, mos ma merr për cmirë,
Mos ma merr
Për zili!
Do të doja me «Benzin» tënd
Të iknim jashtë qytetit,
Në periferi,
Të të uroja unë i pari
Për «Benzin» ty,
Me një «Lori caffe»
Me një konjak,
Ose
Raki.
Të kujtonim udhëtimet tona për në punë,
Udhëtimet tona baltërave, torturë,
Të ngashërenim
Për udhëtimet tona mbi qerre,
Mbi karroca,
Biçikleta,
Mbi «Skoda» me gurë,
Mbi rimorkio gjithë pleh derrash,
Të kujtonim
Të ecurit nëpër pellgje,
Nëpër erë,
Nëpër shi.
“Benzin”
Ta gëzosh
S’e ke të vjedhur,
Me pika djerse e ke blerë,
«Benz», pune e ke,
S’e ke zagarbenz
Benzlangua,
Që bredh pas fustaneve,
Rrugëve,
Qyteteve,
Bri autostradave.
Udhëtime të mbara!
Rreth e rrotull botës i rënç!
Veç
Kam një merak,
Kam një shqetësim të madh…
Mos ma kalon si rastësisht
«Benzin» te këmbët,ndonjë ditë
Dhe më cirkos
Me baltë
Dhe ikën me furi,
Me borinë që gajaset së qeshuri :
Ty, ty, tyyy…!
Ndize pra «Benzin», shok i dashur,
Të udhëtojmë dhe ne
Njëherë
Në komoditet.
Të shkojmë në periferi,
Të pimë për «Benzin»
Birrë,
Konjak,
Fërnet …
Të dehemi të dy,
Të kujtojmë udhëtimet torturë,
Nëpër baltëra, breshër dhe shi…