Kastriot Berishaj: Ata që sot e mbrojnë Turqinë, nesër do të mbrojnë Serbinë

0
421

Ata që sot e mbrojnë Turqinë, me apo pa arsye, nesër do të mbrojnë Serbinë; të tillë që i mbrojnë ish-pushtuesit, qofshin proTurq, proSerb, proGrek apo çfarë do tjetër, nuk i duhen Shqipërisë së Bashkuar.

Shqipëria e Bashkuar ka nevojë vetëm për ata shqiptarë, që janë totalisht proShqiptar dhe proShqipërisë së Bashkuar; qoftë edhe nëse kundër tërë botës.

Shpifjet e akuzat ndaj personalitetit tim, të fabrikuara nga agjentët e shërbimeve sekrete turko-greko-serbe asnjëherë nuk më kanë trembur, përkundrazi më japin fuqi më të madhe, për të vazhduar rrugën hyjnore për identitet të pastër kombëtar, çlirim dhe ribashkim të Shqipërisë, sipas aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912.

Rruga vazhdon me shqiptarë, që punojnë dhe janë të përkushtuar për aksione e vepra konkrete në terren, e kurrsesi jo për “trima” të rrjeteve sociale!

Kastriot Berishaj
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar