Kasta kriminale e Sali Berishës po gropos Partinë Demokratike

0
823
Gjin Musa me cigare

(Mosbindja qytetare – një reagim i sforcuar – vdekja perfundimtare e kesaj kaste)

Gjin MUSA, GAZETAR

Ajo qe pritej ndodhi.
Sali Berisha si ideatori i çadres, perfundimisht mbrem ka vene ne tepsi koken e Lulzim Bashes.
Nji mazhoranc qe dha gjithça te mundesheme perpara nderkombetareve, nji opozit qe do pushtetin ne tavolinë, do zyren e kryeministrir, po ne fund mori vetevrasjen perfundimtare.

Nji opozitë tashma e marrur peng, qe ne themelimin e saj nga nji kryekriminel, i cili quhet Sali Berisha.
Demokratet e vertetë, themeluesit e dhjetorit te 90-tes, o sot o kurre i do atdheu, Saliu ju dha rruget e mergimit atyre qe jua kishte frigen, kasten qe mbajti, nji here e rrahte dhe e dhunonte qe t’i kishte “ushtar” te bindur.
Sot kjo opozitë nuk ka mbeshtetje ma ne popull, qe mbreme shqiptaret e vertetë jane bindur se kush jane anti-shqiptaret qe drejtojn PD-në?

Jane ata qe krijuan piramidat dhe parat u zhduken, jane ata qe dogjen dhe vranë Shqiperinë, jane ata qe bene vrasje mafioze me urdher te Sali Berishes.
Partia Demokratike e Sali Berishes gjithmonë ka qene anti-kombetare, destabilizuese, nji parti Islamike, e cila sot nuk ka force qe te beje nji grusht shteti, siç beri Erdogani ne Turqi.

Dita e djesheme ishte nji dite pritje, nji ditë me nji shpresë te vaket, qe diçka do behej, por u be ajo qe njerzit me mendje te shendoshe e kishin parashikuar.

“Partia Demokratike” eshte e marrë penge nga sherbimet sekrete Ruso-Serbe e me gjere, me çdo çmime kerkohet destabilizimi i vendit, me çdo kusht nuk duhet votuar Vetting-u (burgun s’ja ka qejfi Saliut dhe as Lulit), te tjeret heshtin, perveç ca deputeteve te lidhur me krimin dhe korrupsionin, qe i mbeten besnikë Berishes.

Lulzim Basha eshte nji kukull, jo drejtuesi i Partisë Demokratike, ai edhe ne PD erdhi me bekimin e vajzes se Sali Berishes, dhe sa çil e mbylle syte, u be i fuqishem…

Tani Partia Demokratike (banda qe e mbane peng PD-në) ka vendosur te zgjedhi rrugen ma te turpsheme qe nji parti politike mundet te beje.

Ishte e ditur qe opozita nuk do pranoje asnji kusht, kjo u vertetue, nderkombetaret e “pershendeten” duke i thenë qe kjo eshte vetevrasja e juaj politike, mazhoranca ju dha gjithçka, ju keni ngulur kembet si gomari ne baltë.

Pse Lulzim Basha sapo mbaroi takimin me nderkombetaret, shkoi te takoje Saliun?
Vrap ike ke çadra dhe fillo fjalimin e radhes… dhe kur thone keta lakej te PD-së, se Berisha eshte jashte lojes ne drejtimin e PD-së.
Po degjoja sot ne televizor tek emisioni i Bashkim Hoxhes, njerzit jane temerruar, po vjen 97-ta… sa nuk qanin duke biseduar ne telefon.

Sali Berisha dhe nji grusht mjeranesh qe e rrethojnë, te mendojnë mire, ky popull do i pjeki per s’gjalli nese po kerkojnë trazira, qeveria duhet te mobilizoje te gjitha forcat e policisë dhe te ushtrisë, ne raste te nji tentative per destabilizim, autoret te arrestohen, te kerkohet ndihma urgjente nga nderkombetaret, populli nuk i ka me borxh Sali Berishes dhe Lulzim Bashes, keta duhet te pergjigjen perpara drejtesisë per krimet qe kane bere.

Negociatat moren fund, opozita nuk hyn ne zgjedhje, por kerkon te rilindë ne çadren e turpit, aty ku vlon muzika rrok dhe sufllaqet, qe blihen me paratë e investuara nga shqerbimet e huaja.

Shqiperia nuk shkon ne lufte civile per koken e Sali Berishes dhe te Lulzim Bashes, nderkombetaret duhet t’u bllokojn pasaportat diplomatike. Ministria e punve te Brensheme nuk duhet t’i lejojë qe keta dy protogonist te krimit te udhtojnë jashte shtetit.
Shqiperia do të shkoje ne zgjedhje, do të votoje Vetting-un, do beje shtet dhe ligje, keto jua erresojnë shikimin ca opozitareve te pa opozitarizem.

Turp! Europa po qesh me opoziten, nji opozitë qe tani ka dalë jashte çdo logjike, do Zoti jua mbledhe mentë e kresë ketyre maskarejve qe baltosen nder vite mundin dhe sakrificen, gjakun e dhjetoristave te 90-tes.