Arben Çokaj
Vëllezërit Kushner, Jared e Joshua, milionerë dhe me fat, me gra të bukura, të mira e të zgjuara!
Karlie Kloss nuk është vetëm një fotomodele e suksesshme, por edhe biznesgrua e suksesshme. Ajo është 27 vjeçe…
Ajo që më pëlqen te vajzat në Perëndim është, se shoqërohen me dikë dhe janë të prirura drejt qëllimit… nuk humbin në kollomoq, siç bëjnë shumë vajza shqiptare, të cilat edhe për shkak të kushteve dhe rrethanave si dhe të mentalitetit, nuk dinë të kapin… edhe kur u ofrohen mundësitë. Bien pré e zgjedhjeve të gabuara, të cilat më pas i “kapin peng” ato dhe u shkon jeta për lesh… Pasiguria, kompleksi i inferioritetit, mosbesimi në vetvete, padituria, etj. ndikojnë shpesh, që vajzat shqiptare të dështojnë në gjetjen e një burri të duhur për to. Kjo në përgjithësi, se veçanti ka plot… dhe mund të përdorim shembuj sa të duash, sa të dhemb koka, si ilustrim…
Karlie Kloss është vajzë me klas, u shoqërua dhe martua me vëllain e Jared Kushner, milioner, Joshua Kushner dhe është kunatë me Ivanka Trump! Pra, edhe pse e bukur dhe me para, ajo di të kapë aty ku duhet. Edhe kjo si Ivanka është kthyer në judaizëm, në fenë e të shoqit, Joshua Kushner!
Kurse vajzat shqiptare, në përpjekjet e tyre për të krijuar identitet, duket se arratisen në fakt nga liria që kanë fituar, nuk dinë ta menaxhojnë si duhet lirinë e tyre, për të rregulluar jetën e vet! Kap si shembull vajzat modele e të show-bizit shqiptar, të gjitha pothuajse martohen ose shkoijnë me drogaxhinj, me njerëz me precedentë penalë ose me anonimë… E kjo në përgjithësi. I them këto, se vajzat shqiptare duhet të përdorin arsyen më shumë se pasionin, për t’ia rregulluar jetën vetes më mirë…
Karlie Kloss i ka të gjitha mundësitë me i ndërrua burrat si mbretërit gratë, kush nuk i shkon pas asaj?! Por gjen një burrë dhe shikon të ngulet, të qëndrojë me të, si Ivanka! Se njeriu një jetë ka, e jeta ka treguar me pragmatizmin e vet, se rruga që ndjekë Ivanka me Karlie Kloss është ajo, që i jep femrës një familje të mirë dhe më shumë siguri në jetë!
Prandaj këto vajza të rregullta si Ivanka e Karlie, dhe jo Dua Lipa, që shkatërron buzët me butoks, apo Rita Ota e Bleona Qerreti, Angela Martini apo Elvana Gjata, etj., duhet të jenë shembull për vajzat shqiptare, se si gjendet një burrë i rregullt dhe i qëndrueshëm, një burrë që të marton dhe të mban, e jo një rrush, apo një burrë që të shpërdoron…
Vajza, thirrni mendjes, mos bëni eksperimente me jetën tuaj, duke u tërhequr për hunde pavetëdija juaj e paqartë!