(Nga notesi im)
Carl Riter von Soxi: Ndjenjën e vjetër kombëtare e mbrojtën më shumë se të tjerët shqiptarët.
Hobhose: “Kur banorët e provincave të tjera pyetën se kush janë, ata do thonë: “Jemi turq” ose “Jemi kristianë”. Kurse një burrë i këtij vendi të përgjigjet: “Unë jam shqiptar”!
A. Lamratim: “E vetmja gjë e palujtshme të shqiptarët është pasioni për pavarësi dhe lavdi”!
Grisebach: “Shqiptarët janë popullsi që nuk dallohen dot nga aparenca si myslimanë si kristianë”.
Dr. Hamler: “Shqiptarët nuk kanë gjuhë të unifikuar. Kjo vjen nga historia e tyre. Por kjo nuk do të thotë se nuk janë ndër popujt më me kulturë në Evropë”!
Bernard Borej: “Të huajt kanë vënë re që toskët dhe gegët, çfarëdo qofshin, krishterë apo myslimanë, krijojnë një familje unike, të bashkuar, jo vetëm nga lindja e gjakut, por, në radhë të parë, nga ideali i ringritjes së kombit të tyre”!
Aleksandër Gilfreding: “Një gjerman ka konstatuar se “sllavi, greku, vllahu, lirinë e vë mbi fenë e tij, shqiptari ndërkaq lrinë e vë madje edhe mbi fenë”!
Atë Lavro Mihaçeviq: “Shqiptari më tepër mburret që është shqiptar se sa fenë e vet”.
Th. Arnold: “Ndërmjet myslimanëve dhe krishterëve shqiptarë nuk ekziston kurrfarë antoganizmi, edhe kjo ka vazhduar me breza të tërë. Faktori i besimit nuk ka qenë shkas për ndasi me tyre“.
Çikago, 7 qershor 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]