Venerime politike
Skandaloze: Sali Berisha thotë se Jerusalemi nuk është Prishtina(sic!). A është mirë me drejtpeshimin apo tashti mosha e pleqnisë ia ka humbur udhën në oborr…?! Në kohën e tij të pushtetit (qeveria Berisha) në Tiranë, e theu kurrizin me Greqinë dhe ish ministri i tij Lulzim Basha (tashti kryetar i PD), e pati nënshkruar “marrëveshjen” për Detin me Greqinë!
Për Berishën është thënë shpeshherë se ai e ka thyer embargon ndaj Serbisë fashiste të Milloshevqit, i cili me tërë aparatin shtetërorë ushtarako-policor për “Tokën e djegur” të Kosovës dhe të shqiptarëve të pambrojtur që luftonin për liri dhe pavarësi të Kosovës martire.
Berisha për Serbinë fashiste ua shiste naftën për artilerinë ushtarake vrastare ndaj Kosovës!
Këto janë orët ugurzeza të skandaleve të. udhëheqjes politike nëpër vite në Shqipni. Po të kishim një zë të fuqishëm dhe mos të kishte zënë gjumi popullin shqiptar, udhëheqja e tashme në Shqipni është dashtë që të shkojnë në shtëpi(!).
Kah po shkon udhëheqja e Shqipnkisë? Kjo më së miri po tregon letra e Presidentit të Shqipnisë, Ilir Meta, që përmes një letre nga Kabineti i tij në Tiranë, e nisi për Washington për Presidentin Donald Trump dhe i “kërkon falje” për skandalin që bëri qeveria aktuale Edi Rama 2 karshi propozimit për Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit në takimin në OKB.
Përqarjet, hasmëritë e skajshme politike në Shqipni, e kanë krijuar atmosferën kush zgjohet më herët dhe pa asnjë konsultim paraprak në mes institucioneve krysesore të shtetit shqiptar.
Kësaj radhe Ditmir Bushati, minsitër për punë të jashtme në qeverinë “Rama 2” e bëri punën e vet “diplomatike” në krye në veti dhe tashti po i shohim pasojat në dritën kur kanë dalë nga tuneli politik i kohës, që për fatin e keq është kthyer mbarpsht për shqiptarët dhe për Shqipninë!
Çikago, 23 dhjetor 2017
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]