Arben Çokaj
SHQIPTARËT MBLEDHIN KAQ SHUMË URREJTJE PËR ARSYE TË NDRYSHME DHE NUK DINË SI TA ADRESOJNË ATË – E KTHEJNË NË DESTRUKTIVITET, I BIEN VETES…
Pas marrjes së çmimit Nobel nga Peter Handke, një shkrimtar austriak që mbështeti gjenocidin e Millosheviqit, pati reagime të shumta nga bota e qytetëruar kundër këtij vlerësimi. Por pati edhe shqiptarë budallenj, që e krahasonin Kadarenë me Handken, dhe madje shkonin aq larg, sa e bënin Kadarenë më shpirtzi se vetë Handke. Turp i madh, por atë që ta bën budalla, nuk ta bën kush! E budalla ushqehet nga ndjenjat, e urrejtja, më shumë se nga arsyeja e interesat e veta! Disave u krheva edhe përgjigje, si më poshtë:
Një faqe për Prek Calin shprehet me kaq marrëzi kundër Kadaresë
dhe unë reagova kundër saj:
Disa shqiptarë e ngatërrojnë k. me dollarin, nga urrjtja e krijuar prej ideologjive… Kadare ishte shkrimtar shqiptar në një regjim komunist, ishte i zgjuar dhe mbijetoi, se ndryshe e kishte dhënë jetën për marri, si Prek Cali, që ishte aq patriot sa vrau vetëm shqiptarë, e asnjë serb e malazes, 71 nga të tijtë në përpjekje kundër partizanëve, dhe 53 partizanë shqiptarë. Pra, luftë brenda-shqiptare – zgjuarsiu e madhe! A ia fusim flakën Shqipërisë tani, duke u zënë për ideologjitë e huaja e për fetë?! E rrahim gjyksin, se jemi popull i zgjuar?! Shqiptarët e zgjuar duhet të dinë të dalin nga kurthet ideologjike, si këta muslimanët, që e urrejnë Kadarenë se ua ia ka sha turkun e islamin…
Ndërsa Kadare u detyrua nga regjimi t’i shërbente, Kadare e kritikoi diktaturën komuniste, sapo ai e fitoi lirinë. Ndryshe vepron njeriu nën diktaturë, ku edhe njeriu i arsyeshëm detyrohet ndoshta të bëjë krime,. e ndryshe në liri. Kurse Peter Handke iku nga kisha katolike, sepse e kritikuan që po mban anën e një krimineli. Handke veproi në liri, dhe u ndikua nga gruaja e tij serbe, jo nga dikttura komuniste, që të mbështeste Millosheviqin dhe ndër tjera edhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Nëse ne krahasojmë Enverin me Millosheviqin, mund të themi se Enveri ishte drejtues i popullit shqiptar, i ardhur në pushtet në luftë për çlirimin e Shqipërisë, mori një ideologji të gabuar, e cila edhe pse i bëri disa zhvillime të mëdha civilizuese dhe emancipuese në shoqërinë shqiptare, i hoqi edhe të gjitha xhamitë, që katolikët vetëm se lutem me i heqë, por nuk do mund t’i heqin kurrë, bëri diktaturë dhe pushkatoi me regjimin e tij mbi 6000 kundërshtarë të regjimit për 45 vjet. A e dini ju sa shqiptarë të pafajshëm janë vrarë në 30 vjetët e fundit, nga mosfunksionimi i shtetit, nga konfliktet e pronave dhe gjakmarrja etj.?!
Kurse këta që e ngatërrojnë k. me dollarin, nuk janë anti-kiomunistë, por janë anti-shqiptarë, në emër të fesë apo të anti-komunizmit. Pse? Se Kadare pas 1990 është mbrojtësi më i madh i nacionalizmit modern shqiptar, i letësisë dhe kulturës shqiptare dhe ka mbështetur pa hezitim, integrimitn europian të shqiptarëve. Kurse Peter Handke ka mbështetur shfarosjen e shqiptarëve, nga një regjim gjenocidial serb, që vetëm në luftën e fundit vrau mbi 13 mijë shqiptarë, përveç tjerash, dhe ka përdhunuar mbi 20 mijë gra e vajza shqiptare. Sa gra e vajza shqiptare përdhunoi regjimi i Enverit? Apo ai ishte kriminel, sepse e mori Shqipërinë me 800 mijë banorë dhe i mbyti shqiptarët, duke e bërë Shqipërinë me 3,27 milion nanorë në vitin 1990.
Tani kemi 30 vjet që po shqepemi për me e lëshua Shqipërinë, e të gjithë ata që shajnë komunizmin, katolikë e muslimanë, janë në fakt viktimëe ideologjisë fetare hebraike-arabe, jo – shqiptare dhe banojnë kryesisht në vende të huaja. Parashikimi nga OKB është se Shqipëria pas 100 vjetëve do shkojë në 1 milion banorë… Tani nga urrejtja që u ka verbuar sytë, mos e shikoni realitetin fare, bini zumareve të marrisë anti-shqiptare, dhe urreni çdo gjë shqiptare, edhe shtetin shqiptar, me idenë se po urreni komunizmin… Se Shqipërinë dio e bëjë feja, turku, serbi e greku, jo shqiptarët!
Zyba Hysa shkruan me kaq ligësi kundër Kadaresë
dhe unë reagova kundër saj:
AÇ: Je duke ia futë kot! Këtu e tregon veten – edhe nga emri e nga urrejtja e pamotivuar, se je turqeleshë! 😜
Zyba Hysa: Nga ky status kuptova se j
Ende ka qe jane te dashuruar me diktaturen dhe tutoret e saj..
Tashme e kuptoj shprehjen popullore “… nenen te thote baba” dhe s’keni si te mos revoltoheni per “Baballaret” e DIKTATURES… i paci me jete! Une kam aq tru te njoh babane tim…
AÇ: ti me kuptua nuk shan Kadarenë, simbolin e intelektualit më të avancuar shqiptar, të atdhetarit e patriotit më të afirmuar ndërkombëtar… Po të pëllet eZani i turkut e i arabit përditë në trojet e shqipes, e ti mendjen e marrë me sha atë që mbron kulturën shqiptare e kombin shqiptar. Po kujt i ka ba keq Kadareja?! Diktatura ishte e tillë, e Kadare ishte një i mbijetuar. Por edhe Enveri vrau mbi 6000 kundërshtarë politikë, gjatë 45 vjetëve, kurse Millosheviqi vetëm në luft¨´en e fundit vrau mbi 13 mijë shqiptarë e përdhunoi mbi 20 mijë gra e vajza shqiptare. E ku krahasohen krimet e Millosheviqit, me ato të Enverit? Pastaj kur Kadare ishte i lirë, ai e kritikoi regjimin komunist, kurse Peter Handke në liri, mbronte kasapin e Ballkanit që ushtronte gjenocisd mbi popujt e Ballkanit. Ku ka krahasim këtiu more e verbuar!
Zyba Hysa: Turp t’u vije! Kelyshet serbit ishin edhe keta… PARTINE e tyre serbet e krijuan… Me vjen ndot qe komunikoj me njeres pa tru…pa shpirt… as me intereson Peter Handke ju jeni me keq se ai se mbeshtesni kelyshet qe sherbyen sllavizmit…
AÇ: Zyba Hysa moj zonjë, ke mendje të turbulluar. Ti je anri-shqiptare. Paramendo sikur të mos kishim as Kadarenë e as edhe gjithë ato shqiptarë intelektualë e shkrimtarë e inxhinierë etj. që u krijuan gjatë komunizmit?! Kë do kishim ne? Hoxhallarët e priftërinjtëe feve hebraike – arabe…
Enveri diktaturë bëri, por shtet shqiptar më të rregullt nga pikëpamja e funksionimit se ky që kemi sot! Korrupsioni zero pothuajse, krimi domestik zero pothuajse, sdighui maksimale, Shqipëria nga 800 mijë banotrë më 1938 u bëe 3,27 milion, e për 100 vjet llogaritet se shkon prapë në 1 milion…
Dakord, sistemi komunist diktaturë ishte, por nuk duhet urryer shteti e vlertat e mira që u bënë në atë kohë se urrehet sistemi! Se sot kush po na ndalë psh. që ne të bëjmë një shtet më të mirë? Enveri a? Po para Enverit, si ishin shqiptarët? Po gjatë pushtimit osman, si ishin shqiptarët? A Enveri e ka fajin për të gjitha a?!
Krahasimi i Kadarese qe u lind ne liri 1937 dhe u rrit ne okupim 1944-1991… me nje monstrum qe u lind ne liri dhe u rrit ne liri Austriake 1942- deri sot …eshte nje krahasim, qe e ben vetem ndonje idiot dhe monstrum edhe me i madh se Handke.
Kadare qe nga momenti kur jetoi i lire ne France… 1991… nuk e ka lavduar kurrr Enver Terroistin.
Ndersa Handke ka jetuar ne liri dhe ne liri e ka shprehe mendimin e tij monstruoz.
Por monstruoziteti me imadh eshte ai i Akademise Suedeze, qe qellimisht e lauroi Handken, sepse keta AhmakDemik e kane ditë milimetrikisht, se çka ka shprehe monstrumi Handke…
Ndersa kjo shtaza nga Shqiperia, qe e krahason Kadaren me Handken eshte nje psikopate e rregullt, qe ka nevoje per KURIM …eventualisht KARIM…
Komentet janë mbyllur.