E përgatitur nga Fahri Xharra
Ne na ndau fillimi i shekullit të 19-të. Ne harrojmë që kemi qenë gjithmonë bashkë, kujtojmë se kemi qenë të ndarë gjithmonë. Serbët kanë bërë një zhurmë kaq të madhe saqë ngjan, që Kosova ka qenë tërë jetën nën Serbi. Jo, Kosova ka qenë tërë jetën me Shqipërinë. Ne na kanë ndarë, unë do tregoj si shkrimtar, ca këngë sërbe, ca gra serbe që vajtonin shumë bukur, ca balada për luftën e Kosovës, jashtëzakonisht të bukura. Serbët këtë bukuri e shpërndanë në botë, sa bënë një propagandë 100-ra vjeçare, se Kosova ka qenë djepi i Serbisë, që s’ka qenë kurrë në të vërtetë!
Do thoni ju, a është e mundur kjo gjë? Ky është pak shpjegim foshnjor, këtu është absurditeti, kjo është dhe tragjedia jonë. Ata, serbët, i mbushën mendjen tërë Europës, se Kosova është djepi serb.
A e dini ç’kanë dashur të bëjnë serbët? Ata kanë dashur ta bëjnë Prizrenin kryeqytetin e tyre. Këtu është qendra jonë .- donin të thoshin. Çfarë marrëzirash nuk kanë bërë! Se kush u tha ndonjëri, se jeni afër me Shqipërinë. Se sa është Prizreni? 20 e ca km larg. E arrijnë topat ushtarakë, dhe parimisht ashtu ishte, 10 topa tjetri dhe të shkatërron kryeqytetin. Po, kaq e fortë ka qenë propaganda e tyre, ka qenë propogande histerike e klasit të parë…
Një gjerman i madh, Gëte, ishte nga të parët që i çmoi shumë këto këngë. Atij, këto këngë ia çoi një rilindas sërb, në thonjëza, Ucbuk Karacic. (Vuk Karxhiqi) Ky ishte një folklorist serb. Nuk ia çoi me të keq, siç mund ta kuptojmë ne tashti. Përkundrazi i madhi Gëte, tha shikojini ç’bëhet në Ballkan. Ky folklorist serb, i ka çuar për çudi edhe këngë shqiptare, baladë shqiptare. Më pas, e gjithë kjo bukuri artistike, u trumpetua me një vëmendje të jashtëzakonshme. U krijua i gjithe eposi i vjetër serb, më vonë që u adaptua si një makinë shoviniste antishqiptare, u shpërnda në të gjitha anët e botës, magjepsi intelektualët e Europës, të cilët ende sot besojnë në të. Kohët e fundit, para disa vjetësh, unë e kam trajtuar gjerësisht në një libër këtë gjë. Më vonë u përhap, jo vetëm djepi por dhe kurora e Serbisë është Kosova, por edhe heroi ynë Skënderbeu është serb. Më vonë doli një sulm mbi Skënderbeun. Nga mund të jetë sllav ai?
Emri i tyre ishte i lidhur vetëm me Shqipërinë. S’ka asnjë rëndësi, vetëm idiotët mund të mbahen pas këtyre tezave. Historiani Schmidt e quan Ivan Kastrioti babanë e Skënderbeut, sepse ka gjetur diku në dokumenta serbe. Ne e morëm me shumë nxehje këtë gjë.
Problemi është, t’i thuash, more zotëri serb, a ishte serb Skenderbeu?
– Po pika të raftë, ai të braktisi, s′donte të dëgjonte emrin ty, ai erdhi e u dashurua me një atdhe tjetër, ta zëmë se, në qoftë se ju jeni turpëruar, e jo ne! E njëjta gjë, pak a shumë, është me Migjenin. Një pëshpërimë andej–këtej, se edhe Migjeni është pak si me emrin Millosh. Ç’të keqe ka mor zotëri? Ky nuk ka asnjë varg serb në veprën tij, një rrjesht të vetëm nuk ka. Serbëve duhet t’u binin të zezat kur të kujtonin Migjenin, kur të mendonin se i braktisi ata dhe u dashurura me një atdhe tjetër, ta zëmë se !
Familja Gjon Kastrioti, Gjergj Kastrioti, janë të lidhur me Shqipërin në mijëra e miliona dokumenta e pikë. Miti ishte i keq, se në vulgun botëror pi ujë kjo gjë edhe sot. Po ne duhet të dinim të shpjegonim, e jo të druhemi se obobo e bëri një zvicerian (…Schmidt), gjerman dhe s′duhet kundërshtuar. Ja thua dhe gjermanit dhe austriakut dhe kujdo. Ç’do të thuash me këtë, le që s’ështe e vërtetë, po përse i jep kaq bujë të madhe?…