Një telefon dore vazhdonte të binte nga thellësia e një çante, gjersa R. që me sa dukej, ia njohu tingullin, iu drejtua gruas së vet me fjalët: po ngrije të shkretën atë telefon.
E zonja e shtëpisë e vështroi jo panjëfare pakënaqësie, megjithatë arriti ta kapte telefonuesin e panjohur, që në të vërtetë na kishte acaruar të gjithëve me këmbënguljen e tij.
– Alo tha zonja e shtëpisë, gati me zëmërim. Por siç ndodhte shpesh kur i bezdisur prej ziles, e kapje aparatin me nje farë nxitimi për të shprehur pakënaqësinë, por gjithçka shkonte huq. Ngaqë në anën tjetër njeriu ishte krejt i papërshtatshëm për pezm, e zonja e shtëpisë me një ndjenjë faji, i ra ballit me dorë. Ah, zonja Vuksani, tha duke vështruar të shoqin me sy prej fajtoreje. Si jeni zonja Vuksani? Po, po zonja Vuksani….Natyrisht, po…Pikërisht sot pasdite e kishim lënë. Si smë kujtohet?… Jo ska ndonjë problem…
Tek fliste ajo nuk ja ndante sytë R. Sikur të kërkonte ndihmë. –Le të vijë i tha gruas…Pastaj na u kthye neve. E çuditshme si na doli nga mendja? Besoj se skeni ndonjë kundërshtim… Jo tha ime shoqe, pse do te kemi kundërshtim? Aspak , shtova unë.
Është një zonjë bashkë me të bijën, tha R. banojnë në një qytet fqinj… nga emigrantet e para të nëntëdhjetës, shtoi pas pak.
E zonja e shtëpisë e lehtësuar e mbylli më në fund telefonin.
Janë nga rrethet e mbretërorëve, shtoi pa i hequr sytë nga unë, thua se po të kishte ndonjë rezervë ajo do ti vinte pikërisht prej meje.
Ah, ashtu? Ia bëra. Më ka qëlluar të takoj prej tyre, por rrallë.
Ashtu janë, të rrallë, tha R. Ai donte të shtonte gjithçka, por përpara se të fliste, ishte buzëqeshja e brendëshme që ia nxorri më qartë se fjalët, atë që donte të thoshte.
Janë të rrallë dhe veç kësaj… sdi si të them… Ndoshta nuk ishte e rastit harresa jonë. Kam prshtypjen se pëgjithësisht ashtu është prania e tyre…Jo e theksuar. Gjithmonë e përkorë… Nuk e di a shprehem qartë.
Unë të kuptoj iu përgjigja. Dhe veç kësaj smë duket fort e habitshme që janë ashtu. Janë mbretërorë, është e natyrshme të mos bëjnë zhurmë e të mos bien në sy.
Eshte krejtësisht ashtu, tha gjithë ngazëllim e zonja e shtëpisë. Ti flet sikur ti kesh njohur të dyja, zonjën Vuksani me të bijën. A ju thashë që kanë qënë në internim? Madje, më duket se të dyja, nënë e bijë, kanë lindur atje.
R. Pa orën. Sa të mbërinin do tu duheshin së paku dy orë. Kështu që mund ta merrnin kafenë së bashku.
Të zotët e shtëpisë ndihshin të lehtësuar. Ishte një përshtypje se vetëmënjanimi I mbretërorëve kishte shkaktuar gjithashtu largimin e të tjerëve. Dukej sikur pas renies së komunizmit, të rrije me të përndjekurit ishte e natyrshme, e po aq e natyrshme të rrije me krahun e kundërt me atë të shtypësve. E kështu me radhë dukej, sikur gjithkush e gjente rrethin e vet; nostalgjikët stalinistë, fanolistët, nënëterezistët, ish-pronarët me tapi turke, ata pa tapi, ish spiunët, të burgosurit e viteve të para, ata të viteve të fundit, pasardhësit e ish lobit gjerman, të viteve tridhjetë, fashistët e penduar, dhjetoristët, zvarritësit e shtatores së diktatorit etj. Në këtë mishmash vetëm mbretërorët vazhdonin të mbeteshin mënjanë, si në larginë. E vërteta ishte se askush nuk I sulmonte me pezm, siç ndodhte me shumkënd. Por ndërkaq, rrallëkush i donte me rashë e vdiqa, si të tjerët.
Gjate drekes R. Herë pas here shihte oren dhe unë që ja njihja natyrën, e dija që mendjen e kishte te dy të ftuarat.
Sao që kujtoja se mund të qeshja me këtë mani të tij, aty nga mesi i drekës e gjeta veten duke parë orën.
-Fol një çikë, më pëshpëriti ime shoqe, siç bënte shpesh kur kuvendimi mekej ne tryezë. Qëllonte që e falenderoja për këtë kujtesë, ashtu siç ndodhte që ndërhyrja e saj më shtynte për të kundërtën.
… – R. Bëri njohjen e të dyja palëve…
Tek po ia merja dorën për tia puthur, midis gishtave të hollë, si të bëja një zbulim për të cilin e kisha humbur shpresën, vura re unazën, me brilantin mahnitës, atë që, me sa dukej, komisioneri skish arritur tia blinte dot.
– Si po shkojnë punët e mbretit të sapo kthyer, atje në Tiranë? E pyeta. Kam dëgjuar se ka pasur probleme me koleksionin e tij të armëve.
Zonja Vuksani më vështroi si të mos e kishte kuptuar pyetjen.
– Qëndrimi i Tiranës zyrtare ishte një marrëzi, ndërhyri R.
– Nuk Kam dijeni, tha ajo. Pastaj, duke u kthyer nga unë, tha se ishte prekur fort nga letërkëmbimi në shtyp me Nanën Mbretëreshë Geraldinë.
U përpoqa të buzqesh. Desha ti them se megjithëse isha i pa fe dhe i pa mbret, kthimi në Tiranë i Oborrit Mbretëror më ishe dukur, jo vetëm i drejtë, por i dobishëm për vendin.
– Ju falemnderës, zotni, tha ajo.
………………………………..
Fragment nga “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit” – I. Kadare