“KADALË BEG – SE KA HENDEK”

0
84
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Jo, o krushqë politik shqiptar! Nuk është kjo politika “madhore” Shqiptare. Pikë e pesë, kur jeni përçarë nëpër parti politike në këtë fushatë të jashtëzakonshme parazgjedhore. Qindra mijëra euro harxhoni për “fitore” historike. Edhe, nuk e shihni veten se jeni bërë si ato qentë endacakë me zgjebe, që mbyten për një asht Lope në mes të rrugës. Gjatë, gjithë kohës merreni me njëri-tjetrin si partizanë partiak, e kurrë me armikun historik shekullor.

Mendja, ma thotë se ju, si politikanë nuk e keni lexuar tregimin e Librit të Këndimit në shkollën fillore: Dy qetë dhe ujku mes livadhit, rrëzë Çukës. Ujku, kur i thotë në vesh njërit ka të zgjedhës, se: vëllai yt ta hanë barin. I përçanë, dhe njëri pas tjterit i futë në bark. Ende ju duhen rrugë malore, dhiare për të arritur në Baba Tomor. Atdheun e Perëndive, ku vera pihet me shtama, shkruhet poezia, dhe bëhet dashuri gjithë Natën e Madhe deri në Agim me Lirinë.

Mëkot, nateditë çirreni sokaqeve të “Bit-Pazarit” me çaj rusi, larg me vite nga ju është Liria dhe Shqipëria Etnike. Hë për hë, mund të bëni dasëm dhe merrni nuse pa koçi. Lodrat, mund t’i bëni copë-copë nëpër stadiume sportive. Mic Sokolin ta zgjoni nga varri, krah për krahu me ju, topin ta rrok për fyti. Edhe, nateditë të thirrni UÇK. Askushi, nuk ju merr në përgjegjësi, t’ju dënojë si “armik” i popullit. Vdiq ajo kohë, kur për një sharje të shokut Tito, ose Kosova-Rebulikë, i haje më së paku pesë vjet burg në Idrizovë, Universitetin e shqiptarëve. Tashti, çirruni e shani sa të duani rrugëve dhe stadiumeve sportive të “vëllazërim-bashkimit”, askushi nuk ju fut në burg.

Shkaku, se: i paguani edhe dënimet me paratë e popullit shqiptar. Punemadhe, që ju sot nuk keni as gjuhë shqipe, shkolla e barabarësi të plotë kombëtare në Shtetin e “përbashkët”. Mjafton ta kënaqni veten gjatë kësaj fushate parazgjedhore me bërtitje, sharje e këngë patriotike dhe valle nëpër “Bit-Pazar”. Flamurin kombëtar shqiptar kuqezi, pa frikë ta zvarritni rrugëve nëpër baltë e pluhur në dasmat familjare, dhe gjatë fushatave parazgjedhore ta harroni me vite të kalbet nëpër bandere (shtylla) telefonike. Vite me radhë të bëni jetën e argatit në pushtet. Krah për krahu me Pandeminë, pas porte.

“Armikun e përbashkët”. Nuk është çudi, kështu siç keni dalldisur pas “pushtetit”: pasurisë personale, klanore dhe familjare. Nesër, të na e ndërroni edhe flamurin kombëtar kuqezi me shqiponjën Dykrenare, në vend të tij të valoni flamurin turko-arab me hënën drapër.

Pak rëndësi, ka kjo dasëm euforike me muzika folklorike, se: çfarë nuseje me lule-lale merrni ju në këtë fushatë parazgjedhore, kur krushqit i keni të ngrirë mes maleve. Plotë krushq janë nisur në rrugë për ta sjellur një Nuse me atë këngën tradicionale popullore brez pas brezi: Hjedeni bini djemtë e Shalës, përmes Sarajeve të Pashës.

E, ajo Nuse i takon vetëm një dhëndrri. Rrugës, mes maleve jeni zënë me krushqit “vëllezër”, që edhe ato janë nisur luginave për ta sjellur Nusen e tyre në Katund. Fatëkqsisht, mes kodrave u ka dalë para një plak me një grua të bukur mbi kalë. Edhe ju, posa e keni parë Gruan e hijshme, pasi e keni vrarë plakun, jeni zënë vëllai me vëllanë mes rruge, se: cilit i takon Nusja?!

Papritmas, pas një zënke, vëllai i madh e shkrep mauzerrin dhe e vretë vëllain e vogël. Tek atëherë, gruaja e bukur u rrëfehet vëllezërve, se: është, Zana e Malit. Edhe, i ka shituar të dy vëllezërit e një Nane mes maleve për një grua.

Edhe, kur Nusja shqiptare, zbretë nga koçia në lëmë, Nana i hedhë sheqerka të larmë mbi koçinë e mbuluar me qilima arushe. Megjithatë, duhet pasur frikë: përderisa, rrota e qerres na është thyer rrugës mes shkëmbijve, mos vallë mes maleve komitat na e kanë ndërruar Nusen, dhe në koçi na kanë futur një tjetër Nuse?!

Patjetër, sipas zakonit me dajre, Nusja e heq edhe një valle në lëmë me cucat e Katundit. Vjehërra mbi kokë i hudhë me grushta sheqera të larmë. Babai, e nxjerrë mauzerrin nga hatullat, qetë pushkë në “hava” (Qiell). I paralajmëron bashkëfshatarët, se: Nusja e Maleve erdhi në Katund. Fëmijët, turr njëri përmbi tjetrin të rrëmbjenë ndonjë kokërr sheqeri të larmë.

Natën e Madhe para se Nusja do ta kalojë me dhëndrrin natën e parë martesore, cucat shqiptare me këngë dhe darje, para derës e përcjellin me disa grushta shpinës dhëndërrin në Odën e burrave. Edhe, po të thuash gati gjatë gjithë natës i këndojnë pas dere këngë me dajre. Dhëndrri, kur Nuses ia heq duvakun, tek atëherë e sheh se në koçi, komitat i kanë shti një tjetër Nuse. Nuk është, ajo Nusja që e takoi në male.

Ditën e nesërme, Nusen e nxjerrin te bunari (pusi) nën ftua në mes të lëmës për ujë, ku duhet të pijë ujë nga grushtat e një fëmiu para familjarëve. Patjetër, edhe kjo ceromoni dasmore, përcillet me dajre, këngë e valle. Pushkë, nga Babai i dhëndrrit.

Ecë, e i thuaj në Ditën Sotshme: kësaj, dasme shqiptare me krushq të ngrirë, mes maleve – “fitore” madhështore Historike…