Ka përfunduar lufta për Kosovën, por jo beteja !

1
545
Ramush Haradinaj, me mbështetes

Musa Kurtulaj

– Sërish në krye të kësaj Beteje, sot thirret KOMANDANTI, RAMUSH HARADINAJ

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit te Kosovës. Ai deklaroi se e bën këtë pasi i kishte mbërritur një kërkesë për tu paraqitur ne Gjykatën Speciale, javën e ardhshme ku do te merret ne pyetje. Haradinaj theksoi se ne këtë gjykate don te paraqitet si qytetar i thjeshte, pra pa pergjegjesine si Kryeministër i Kosovës ! Është hera e dyte qe Ramush Haradinaj jep dorëheqjen nga posti i Kryeministrit te Kosovës, për faktin se thirret ne pyetje nga gjykata. Heren e pare ai e pati dhënë dorëheqjen kur u akuzua për krime lufte ne Kosove nga Prokuroria e Gjykatës se Hagës.

Ramush Haradinaj shkoj si qytetar i thjeshte ne Hage dhe arriti te dale fitimtar ndaj akuzave ! U kthye ne Kosove ku u prit si Hero, me vone u caktua serish Kryeministër ! Pas kaq vitesh, përsëri Haradinaj thirret ne beteje nga drejtesia, por tashme jo i akuzuar për krime gjate luftës ne Kosove, por për tu pyetur per krime te pas luftës ne Kosove ! Nuk ka dyshim se tani do te nise një tjetër ballafaqim i Ramush Haradinajt me drejtësinë, kësaj radhe me Gjykatën Speciale qe është ngritur për Kosovën !

E kjo don te thotë se Ramush Haradinaj, një nder komandantet e lavdishëm te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, edhe sot, 20 vjet pas Çlirimit te Kosovës nga okupatoret serbe, i duhet te luftoje për Kosovën, tashme jo ne perballje me arme e ushtri, por ne beteje juridike ! Absurditeti ne këtë rast është i padëgjuar ! Ata qe luftuan për çlirimin e popullit te tyre, siç ishin Ramush Haradinaj e te tjerë ne Kosove, dhe qe lufta e tyre e drejte beri qe te mbështetën nga faktorët me te rendesishem politik dhe ushtarak te Botes, as pas dy dekadash nuk lihen rehat ne shtëpitë e tyre, ne punën e tyre dhe ne atdheun e tyre, por detyrohen te ballafaqohen me akuza nga me bajatet !

Ndërsa trashëgimtaret e ushtruesve te gjenocidit, dhunës dhe terrorit (disa edhe vete protagoniste te drejtpërdrejte te këtyre akteve shfarosëse, akoma janë ne organet e larta te pushtetit e shtetit ne Serbi) mbi popullin e pafajshëm te Krahinës Shqiptare te Kosovës, fatkeqësisht jo vetëm qe nuk ndjejnë kurrfarë përgjegjësie dhe as nuk u kërkohet kjo përgjegjësi, por edhe po merren nen sqetull si te ishin ata viktima e asaj lufte !!!!

E megjithatë, RAMUSH HARADINAJ do te dale fitimtar edhe ne këtë beteje te radhës për Kosovën, do te dale fitimtar ashtu siç doli me UÇK-ne 20 vite me pare, dhe ashtu siç doli me vone fitimtar ne Gjykatën e Hagës ! Ka përfunduar lufta për Kosovën, por jo beteja ! Beteja për Kosovën vazhdon, por ama dhe fitorja nuk vihet ne dyshim ! Ne krye te kësaj beteje sot është serish Ramush Haradinaj, njeri nder komandantet e shqiptareve te Kosoves, qe e ka treguar veten se din bash mire te fitoje !

1 KOMENT

  1. Pasi qe AMERIKA e çliroi Kosovën, me 12 Qershor të vitit 1999 dhe pasi qe AMERIKA bombardoi Sërbinë me numrin rekord të aeroplanëve bombardues 932… KOSOVA filloi epokën e re.

    EPOKA E LIRISË.

    Në këto 20 vite të lirisë qe poashtu i siguron SHBA, me prezencën e saj ushtarake, Kosoves iu dha mundesia te jetoj e lire, dhe te bëjë zgjedhje të lira politike.

    Në këto zgjedhje te lira politike te mundesuara nga SHBA, Kosova po stabilizohet duke iu falenderuar veprimtarisë politike të shumë politikanëve të Kosoves.

    Ne kurrë nuk do të harrojmë sakrificën e kombit AMERIKAN, qe e beri qe ne 2.2 Milion shtetas te Kosoves të jetojmë të lirë ne Kosove, si dhe mundësinë e 1.2 Milion Kosovarëve, qe jetojnë jashtë Kosoves qe lirisht mund te vijne te jetojne apo vetem te e vizitojne Kosoven.

    FALEMINDERIT AMERIKË.

Komentet janë mbyllur.