KA ARDHUR KOHA TË FLASIM MË REALISHT

0
424
Xhevat Bislimi

Polemikë:

Polemikë me shkrimin e Xhevat Bislimit: “LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS – SHQIPTARËT DHE LDK – JA E BUXHOVIT”, botuar në “Radio Kosova e Lirë”, 25/12/2019: https://www.radiokosovaelire.com/xhevat-bislimi-levizja-popullore-e-kosoves-shqiptaret-dhe-ldk-ja-e-buxhovit/?fbclid=IwAR061iGd7BFs0oJD5q2CmmL-br1V_KkeLaglKJ7Ivitbv_ABNMOfNhvcqLM

Shefqet Dibrani, kalaShkruan: Shefqet DIBRANI

Xhevat Bislimi, sikur po luan rolin e tutorit për të “ndershmit dhe të pandershmit” në shoqërinë shqiptare, andaj shkruan me përgjithësime pa asnjë seleksionim, madje as për arsye të kontekstit historik. E, duke i përmirësuar faktet historike, po shtrembëron të kaluarën duke e shëmtuar edhe të tashmen mjaftë të ngatërruar. Për fat të keq, (jo vetëm në këtë shkrim), Xhevat Bislimin, e pengon Ibrahim Rugova dhe Jusuf Buxhovi, por jo edhe titisti, Isa Mustafa, që si nomenklaturë titiste bashkë me të majtë ideologjike të LPK-së dhe “Kumandarët, e Ibrahim Kelmendit”, janë duke e ngulfatur të tashmen e Kosovës?! Për një gjë jam shumë i sigurt, Kosova nuk është mirë, edhe për shkakun e qasjeve kaq të gabuar që ua bënë proceseve Xhevat Bislimi, nuk i themi se nuk din, por i themi se me qëllim po i shtrembëron, prandaj po apeloj se ka ardhur koha të flasim më realisht.

Analizat nuk bëhen me inate e as për pazare ditore, aq më pak me përgjithësime. Duket se kjo po ndodhë në mungesë të fakteve me ballafaqim. Në këtë kontekst, Xhevat Bislimi, si duket me qëllim ia deformon edhe emrin Buxhovit në “Bugjovi”, kurse të tjerët i kategorizon në “buxhovistët”?! Unë nuk kam detyrë dhe as qëllim për ta mbrojtur Jusuf Buxhovin, por kjo që shkruan Xhevati është vepër e kulluar penale, sidomos kur ua prish emrat personave publikë. Ndonëse tek ne, asnjë prokuror nuk merret me këto çështje, më jep shkas edhe mua, po me këtë normë t’ia shkruaj emrin Xhevatit si: “Gjevat; Gjëvat; Gjivat; Gjovat; Gjuvat; Gjyvat” etj, dhe të tjerët t’i kategorizojë si “bislimizëm”. E nëse këtë e bëjmë, jam shumë i sigurt se vetë Xhevati nuk do të ndjehet mirë, pasi, aspak nuk është mirë. Pastaj nëse merremi me prejardhjen e emrit “Xhevat” dhe të mbiemrit të tij “Bislimi”, se çfarë rrënje të gjuhës shqipe paskan, na dalin mentë e kresë, pasi emri “Xhevat”, është turqeli, ose oriental, por jo Pellazgo-Ilir. Pra, ky emër dhe mbiemri i tij janë turqelisht, përkatësisht me origjinë orientale, kurse Xhevati ndjehet shqiptar, bile i madh?!

Shtrohet pyetja si ka mundësi që një “patriot”, me emër turqeliu të shet këtë moral kaq patriotik?! Pastaj për ta zbërthyer temën ma mirë, ne shtrojmë pyetjen se çfarë na ishin edhe prindërit e tij? Shqiptarë etnikë me emra orientalë të asaj kohe, apo kemi të bëjmë me ndonjë përzierje tjetërfare? Nga kjo që thamë, vijmë në përfundim se nuk është aspak e ndershme, as për mua, që këta emra “orientalë”, duke mos përjashtuar as Xhevatin e LPK-së, t’i përjashtojmë nga konteksti kohor, nga rrethanat e asaj kohe, nga ndikimet që kanë lënë gjurmë, deri në të tashmen e emrit dhe mbiemrit të vet Xhevat Bislimit.

Parë nga ky prizëm, qasja e tij është negative, është qëllimkeqe dhe e shtrembëruar. Kështu siç është publikuar nuk i shërben faktit historik, kontekstit kohor dhe as të tashmes kaq të ngatërruar. Përjashtohet mundësia, nëse Xhevat Bislimi, me këto shkrime kaq të angazhuara nuk po i del në krah Isa Mustafës, nuk po bënë argatin e tij ideologjik, prandaj i përqesh kaq shumë, kaq keq dhe gjithmonë, vetëm Ibrahim Rugovën dhe Jusuf Buxhovin. Pa asnjë dyshim, ne jemi të sigurt se ai i din mirë pasojat e pushtimeve, e din edhe ndikimin e LKJ-së, ashtu siç e dinë edhe rolin historik, pozitiv dhe në shërbim të çështjes, të elitës intelektuale dhe të një populli të tërë, për Liri – Demokraci – Pavarësi. Po ashtu ai e din se asgjë krejt e pastër dhe krejt patriotike nuk ishte as në radhët e LPK-së, e përçarë në degë e pipa, në qerthuj të shpërndarë si vetë e qyqes!

E nëse gjërat i shohim edhe nga prizmi edukativo arsimor, dhe nëse ua marrim për bazë të gjitha vjershat, shkrimet dhe shkencën që e paskan lënë pas vete, jo vetëm këta emra që ai i përmend në tekstin e tij, (por po ia them unë), të gjitha veprat së bashku të të gjithë LPK-istëve, madje duke ua bashkëngjitur edhe veprat e Enver Hoxhës, në testin e ardhshëm të PISA-s, kemi rastin të rrëshqasim edhe dy vende më poshtë, atje në fund të pusit! Shikuar sipas shkrimit në fjalë, duket se vetëm LPK-ja, marksizëm-leninizmi dhe satlinizmi, i paskan mbrojtur vlerat e shoqërisë sonë për të dalë nga sundimi shekullor nënë tutelën e serbomdhenjëve-maqedonomdhenjëve-malazezomdhenjë, siç i apostrofonit dikur jo aq moti.

E kam theksuar edhe diku tjetër se NATO-s, Lufta në Kosovë i ka kushtuar më shumë se 100 miliard dollarë, ndërsa raketat që janë përdorur secila ka ka kushtuar 1.2-1.5 milion dollarë. Tash Xhevati le të llogaritë se kush e paska “çliruar” Kosovën, por të mos e mallkojë dhe as të mos e përjashtojë gati gjysmën e Kosovës?! Kuptohet llogarinë duhet ta bëjë, në proporcion krahasues qoftë me paranë e grumbulluar e qoftë me arsenalin e armatimit, i cili nga UÇK-ja, është përdorur në atë luftë.

A duhet të mohohet, (siç po mohohet), angazhimi i gjithë popullit tonë, pa përjashtim në atë luftë dhe a duhet e tërë përpjekja e LDK-së dhe ldk-istëve të mohohet siç po bëhet, madje duke i mohuar edhe faktet historike? Veçse kjo dihet se dikush ka qenë në front, të tjerët kanë shëruar plagë, dikush ka përgatitur ushqim dhe krejt natyrshëm, sado që është veprim paradoksal, dikush ka mundur me nxjerrë ndonjë gjak për hakmarrje, e të tjerë kanë qëruar hesape ideologjike?! Në anën tjetër dikush qenka rrezitur në diasporë, prandaj ajo luftë ka qenë e ndershme për patriotët dhe të ndershmit, po sidomos për popullin e shumëvuajtur, sepse luftërat e shumta, për hajna krijojnë mundësi për të vjedhur e keqpërdorur, sikurse edhe për spiunë për të informuar.

Nga kjo që thamë, më duket se ka ardhur koha për të bërë një seleksionim më të arsyeshëm të kaluarës, sepse e kemi shumë të ngatërruar të tashmen dhe nuk di se çfarë po trasojmë për të nesërmen. Natyrisht ne përjashtojmë rastin, nëse Xhevat Bislimi, ka mision për ta sforcuar pozitën e majtë ideologjike të Isa Mustafës në LDK!

St. Gallen, 25.12.2019

Polemikë me shkrimin e Xhevat Bislimit: “LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS – SHQIPTARËT DHE LDK – JA E BUXHOVIT”, botuar në “Radio Kosova e Lirë”, 25/12/2019: https://www.radiokosovaelire.com/xhevat-bislimi-levizja-popullore-e-kosoves-shqiptaret-dhe-ldk-ja-e-buxhovit/?fbclid=IwAR061iGd7BFs0oJD5q2CmmL-br1V_KkeLaglKJ7Ivitbv_ABNMOfNhvcqLM