Opinion nga Lek Gjoka
Që pas rrëzimit të diktaturës komuniste si edhe tani me të ardhur në pushtet qeveria socialiste përsëri po luhet me krenarinë dhe historinë e shqiptareve . Dikush mund të pyesë se pse qeveria e Rames ka ra në dashuri me “Sulltanin” turk diktatorin Erdogan ?
Pse ministria e kulturës Kumbaro nuk pyeti aspak për komunitetin që jeton në Lezhë por urdhëroi vendosjen e pllakës se Sulltani në hyrje të Kalasë së Lezhës gjoja si ndërtuesi dhe shpëtimtarin e kalasë dukë irrituar ketë komunitet të cilët u ngritjen në protestë në mbrojtjen e historisë se kombit shqiptar të përgjakur për pesë shekuj nga pushtuesit osmanë !
Pse ish presidenti Berisha na futi në Konferencën Islamike dhe mbas 27 vitesh akoma jemi pjesë e saj kur dihet që shumica e atyre vendeve nuk e njohin pavarësinë e Kosovës si dhe anëtarësimi në atë lidhje të shteteve myslimanë bie ndesh edhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë neni 10 pika 1 që thotë se
shteti shqiptar nuk ka asnjë fe zyrtare !.
Pse kompanitë turke që punojnë në Shqipëri fyejnë kombin shqiptar duke vendosur simbolin e shtetit të tyre në tokën shqiptare në mënyrë që të irritojnë popullsinë vendase?.
Gjithë këto probleme do të fillojnë të shkaktojnë një termet popullore tek kombi shqiptar i cili sapo ka nisur me protestën e radhës ditën e fundit të vitit në një Hec në Mirditë dukë shkatërruar një flamur të madh turk në digën e një hidrocentrali në Qafë Mollë të Oroshit.
Sigurisht policia me urdhër nga lart arrestoi disa patriotë mirditore që një gazete shqiptare anadollake i quan terroriste katolike , madje etikon me gisht një gazetar mirditor që jeton në Francë si organizator i prishjes së simbolit turk në token e Mirditës kur në fakt për pesë shekuj robërie të kombit shqiptar nga perandoria Osmanë nuk arriti kurrë të shkelte në Mirditë. Përveç kësaj gazete anadollakë edhe shtypi në Turqi shfryn tëre duf dhe urrejtje ndaj popullsisë katolike të Mirditës të cilët i quan edhe terroriste por që në fakt janë në tokën e tyre Arbënore dhe po mbrojnë flamurin kombëtar shqiptar kuq e zi.
Sigurisht ajo që sot po bëhet për ditë e me e rrezikshme është pa aftësia e shtetit shqiptar dhe e intelektualeve në mbrojtje të kulturës, historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve. “Lufta” pa arme e shtetit turk, grek dhe serb po vazhdon pa ndërprerje për të zhdukur dhe asimiluar historinë e kombit shqiptar duke afruar një histori fallco të tyren. Tani po shtjelloj vetëm njërin nga ky rrezik madhor që është politika e Republikës së Turqisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Një mori telenovelash të transmetuara nga kanale televizive që paguhen edhe me taksat e shqiptareve të cilat shtrembërojnë historinë e vërtete të kombit shqiptar si dhe mundohen të na sjellin pushtimin e tokave shqiptare nga perandoria Osmane si çlirimtarë dhe jo si pushtues.
Gjithashtu këto telenovela arrijnë deri atje sa na fyejnë dhe heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Madje fyerja e heroit vazhdon edhe sot nga disa anadollakeve shqipfolës deri edhe me mbulimin e skulpturës së heroit në një ceremoni zyrtare të komunitetit mysliman në Tiranë të cilët kërkuan falje dhe pranuar se e kanë bërë pa dashje. Ndërkohë që në Serbi “Sulltani” Erdogan jep miliona euro për rrugë, fabrika në kombin shqiptar po mbjell një histori të rreme e përçarëse ku mundohet të i cilësoi si turq të gjithë shqiptarët e besimit mysliman, dukë ndërtuar gjami dhe pagëzuar me emra sulltanësh dhe turqish që pushtuan, vranë e prenë kombin shqiptar pra edhe të paret e tyre që me forcë u detyruan të kthehen në fenë e pushtuesit osmanë. Të njëjtën monedhë ka luajtur pas luftës së dytë botërore në ish Jugosllavi dukë bërë që të shpërngulen mijëra shqiptarë nga trojet e tyre etnike drejt Turqisë sidomos në Maqedoni.
Sigurisht tani nuk është me problem spastrimin etnik sepse me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur është mbyllur ai kapitull por rreziku i islamizmit radikal është një problem madhor botërore që nuk duhet anashkaluar nga shqiptarët. Sigurisht dhe fatmirësisht shqiptaret anadollakë janë fare pakice dhe askush nuk do të arrijë të përçajnë harmoninë e besimeve fetare në Shqipëri por koha ka ardhur që ti themi politikes shqiptare ndal mos luaj më interesat e kombit për interesa personale e partiake. Sigurisht çdo investitor i huaj pra edhe ai turk është i mirëpritur në Shqipëri por pa shkelur dhe cenuar identitetin dhe historinë e kombit tonë shqiptare dhe sigurisht pa fyer dinjitetin e popullsisë vendase sikur është rasti i mësipërm në Orosh të Mirditës.
Shqiptarët i bashkon gjuha shqipe, historia e përgjakur në shekuj dhe gjithmonë besimi fetar ishte pas ndjenjës se të që nurit shqiptar. Madje në Shkodër ka një këngë një jare shkodrane kur dy ushtarë osmane – turq deshën të përdhunojnë një vajzë shkodranë të besimit katolik dhe një shkodran mysliman nxjerrë armen dhe i vret të dy ushtarët osmanë për të mbrojtur nderin e shqiptares së krishterë. Farë qartë duket që kur kombi shqiptar ishte i uzurpuar nga perandoria osmane-turke shqiptaret kurrë nuk arritën t’i ndajnë mbi baza fetare. Çuditërisht tani pas me shumë së një shekull pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe mbi 10 vite të pavarësisë së Kosovës fryma anadollakë po fillon të hedhe shtat fale milionave euro a dollarë që janë hedhur në trojet shqiptare për të minosur tolerancën fetare, për të ndryshuar historinë që përgjakur trojet shqiptare.
Besoj së sot ka ardhur koha që shqiptarët nuk duhet të heshtin dhe të qajnë mbi varfërinë që iu kanë lanë në prag qeveritë e korruptuarve por ashtu sikur u ngritën në protesta në Lezhë, Mirditë i gjithë kombi shqiptar duhet të ngrihet në protesta dhe të mbrojë historinë e vet. Shoqëria civilë në Shqipëri duhet të protestojë para parlamentit shqiptar dhe të detyroje që parlamenti të votojë nxjerrjen e Republikës së Shqipërisë nga Konferenca Islamike sepse jo vetëm që jemi gabimisht por jemi në kundërshtim të Kushtetutës. Ndaj sot në ketë vit jubilar për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka ardhur koha që anadollakë t’iu themi troç së Shqipëria është vetëm e shqiptareve dhe ëndrrat tuaja nën një perandorie te re Turke nuk do realizohet sepse Shqipëria dhe shqiptaret janë nisur në udhëtimin e tyre drejt familjes evropiane pjese e se cilës i përket që prej krijimit të saj.
Jacksonville, Florida
Janar 2018