Në shpirtin e trazuar të popullit tim
të gjithë janë në pritje të bashkimit
Kosova Dardane ka plagë nëpër trup
e turpshëm po i shtohen plagë të reja!
Në këmbë popull i Kosovës, në shesh
Kosova dardane s´ e ha bukën me
turp! Epokat po shikohen n´pasqyra
diçka e frikshme po përgatitet për né
Kosovë e lashtësisë 15 mijë vjeçare
asgjë e urtë s´është për liri, prej s´e
zemërimi ka nis të zemërohet, s´ka
më fisnike s´e dora e bërë e grusht!…
Plagët e marra në Vjenë dhe Bruksel
dëmtojnë gurin e Shqipërisë etnike
dëmtojnë Shqipërinë e të palindurve
dëmtojnë dhe Shqipërinë e nesërme
Në shesh qytetarë të Kosovës, në
shesh! Aty ku vetëdija bën betejën
Kosovë, o e trazuara e kombit tonë
një përbashkim e duam për bashkim!…
Atdhe Geci – Doprtmund, 2018