K A N I N A

0
350

K A N I N A

Shkup. Tiranë, Pargë dhe Prishtinë
nuk jemi fqinj por jemi një komb
vendin tonë e duami të bashkuar
me gjitha pjesët dhe me Çamërinë…
Të ngrënë nga fati i keq i luftërave
të zgavruar nga ndarja dhe copëtimi
ribashkimi ynë në një Bashkështet
bashkon Shkupin, Mollën e Tiranën
Në Roganë dhe gjithandej atdheut
prushi ynë flakët i ka nga kufijtë
a e dëgjoni zërin e të rënëve çamë,
dhe zërin e vrarë të Mollës së kuqe
Atdheu na thërret të punojmë për
vendin, por, dy shtetet shqiptare
hallin e kanë tek leku dhe femrat
atdheu sot nuk pyetet për asgjë!…
Dhéu ynë është fëmijëlindës i shenjtë
në çdo stinë ia shton fëmijët atdheut
Unë, shqiponja që banoj në flamur
pyes, sa atdhe e kemi sot të pushtuar!…
Turp për zotin, turp të hapen shkolla
serbe e greke në Shqipëri, e të
sajohen minoritet grekë dhe serbë
kjo për besë kurrë s´na ka bë vaki!…
Nuk ka grekë as serbë n´ Shqipëri,
minoritet quhen, por janë shqiptarë
janë të dëbuar nga fallngat greke, se
me “Ligjin e Luftës” me Shqipërinë,
Greqia sot mbanë në burg Çamërinë
Ky dhé është fëmijëlindës i shenjtë
në çdo stinë ia shton fëmijë atdheut!…
Unë, shqiponja që banoj në flamur,
greku e serbi kufijtë m´i kanë rrudhë.

Atdhe Geci