Juriste shembullore mendimtare vizionare, dhe guximtare krenare

0
567

Poezi nga libri “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”
Ta këndojnë shqiptarët edhe në Kosovë dhe Diasporë.
Ta mësojnë qeveritarët, ambasadorët, dipllomatët.
Arta Marku kryeprokurore juridike e Republikës.
Përballoi dhe sfidojë zgërdheckat skurrike të politikës.

18 korrik 2018

U mbushën shtatë muaj me të vërtetë.
Që nga 18 Dhjetori 2017.
Kur në parlamentin pluralist në Tiranë.
U hap lajmi përtej e matanë.
Arta Marku e arsimuar e dipllomuar juriste.
U angazhua u betua, kryeprokurore e përgjithshme.
Nisi punën e papërtuar, punë jetike e dobishme.
Me proçeset dhe proçedurat ligjore juridike.
Shumë të ngatërruara nëpër labirinthet skurrike.
Arta Marku me stafin e specializuar të

SALI LEKA

Vetingut.

Me punë të mirë me orarë të zgjatur edhe mbas lobingut.
Deri në 18 Korrik 2018, projektuan legjislacionin.
Plotësuan dhe formuan lustracionin e juridikut.
Publikuan dhe demaskuan, sekserizmin e korrupsionit.
Zbathur me duart thatë, në vapen e korrikut.
Gjygjtarët, prokurorët, uzurpatorët e tranzicionit.
I larguan nga strukturat dhe organet ligjore.
Zbatuan reformën kryesore, madhështore shembullore.
Filloi gushti muaji i plazheve, kavalishencave dhe pushimeve.
Por kusarët, sekserët, kriminelët dhe kainët e shkretimeve.
Gazhelët, katilët, rezilët, mizorët e përsekucionit.
Që njëzet e pesë vjet kanë livadhisur në krahët e Kameleonit.
Kanë sunduar dhe komanduar prokurorët dhe gjygjtarët.
Asnjë kusarë nuk ishte ndëshkuar, aq sa i takonte.
Aq sa kishte vjedhur por aq sa vetë donte dhe fimroste.
Gjygjtari oreksin e kusarit mbushte, ngopte plotësonte.
Ligjet proçeset, proçedurat, as i lexonte, as i shikonte.
Asnjë kriminel nuk kanë damkos, për aq s aka gjakos.
Sa njerëz ka vra, gri, në rrugë, dyqan, lokal dhe shtëpi.
Prokurori e ledhatonte kriminelin me shumë dashuri.
E lëpinte, i garantonte liri me valixhet me dollar e flori.
Por në gusht 2018
Kusarët, sekserët, kriminelët dhe mizorët e tërbuar
U egërsuan, u acaruan, u ligështuan duke rrënkuar:
“Duke vajtuar, obobo, sakeq jemi.
Ku të shkojmë ku të vemi?
Ku të drejtohemi, ku të ankohemi.
Ku ta gjejmë drejtësinë, gjykatën, prokurorinë.
Të tëra nuk janë më, as nuk bëjnë zë.
O medet populli si ka mbet.
As me ngrënë bukë, nuk ka asgjë.
Edi Rama me qeverinë i ka rrëmbyer.
Do të rrëmbejë Shqipërinë dhe jetën e rinisë.
Bah sa qeveri e egër e urryer.
Duhet sa më shpejt me e rrëzuar, sa më parë.
Me Edi Ramën hesapet duhet me i larë”
Kështu ulurasin, gërhasin nëpër studiot televizive.
Kusarët, sekserët, kriminelët, mizorët e hordhive.
Bashkë me rezilët, xhahilët dhe gazhelët e aferave korruptive.
Këto fjalë i shrkuajnë nëpër gazeta regresive.
Shtrembalarët, zuzarët, kainët e abuzimeve negative.
Me fjalë të pista, broçkulla dhe gelbocka obskuro naïve.
Por e drejta, e vërteta e dobishme, qëndron e do të qëndrojë.
Arta Marku kryeprokurore viganike dinjitoze.
Guximtare, mendimtare vizionare e admiruar.
Sa shumë ka kontribuar për drejtësinë, që fort e konsolidojë.
E palodhur e papërtuar durimtare e nderuar.
Me punë të madhe të pastër e gjerë voluminoze.
Akoma më shumë Arta e betuar do të kontribojë.
Arta e përkushtuar drejtësinë do ta vazhdojë.
Tani gjykatësi dhe prokurori nuk sundohen nga krimineli.
As nuk komandohen, nga mizori, sekseri dhe gazheli.
As kanë për t`u sunduar nga rezili dhe xhahili.
As për tu komanduar nga fallsifikatori e katili.
As kanë për tu mashtruar nga lajkatari e servili.
As me u hipnotizuar nga mëkatari e firifili.
Arta Marku me stafin juridik të specializuar.
Të vullnetësuar, të aftësuar me kontribut të çmuar.
Meritojnë shpërblim simbolik të hapur publik.
Por në Tiranë ka njëzet e pesë vjet, për ibret.
Që nuk paguhen, nuk vlerësohen nuk shpërblehen.
Ata dhe Ato që punojnë mirë, lodhen shumë shumë.
As ankohen, por sakrifikojnë flejnë pak gjumë.
Me shije, periz e dietë, janë ushqyer e ushqehen.
Kurse ata zgerdhec, dembel, gelboc bedel mysibet.
Janë shpërblyer tinzisht njëzet e pesë vjet.
Janë mbushur me fonde monetare boll shinik.
I kanë fshehur mjeshtërisht si dhelpra në urithik.
Unë kam shumë fakte konkrete për të treguar.
Me poezi brilante të mahnitshme me i kënduar.
Për punën tënde të dobishme Arta Marku, për ty.
Për punën e mirë tërë shqiptarët e shohin me sy, me sy.
Tërë shqiptarët të duan, të falenderojnë.
Akoma më shumë do të nderojnë do të besojnë.
Unë me shokët e mi akoma më fort do të vitalizohemi.
Me kusarët, mizorët dhe kriminelët nuk bashkohemi.
Me gënjështarët dhe shtrembalarët nuk pispillosemi.
Me zuzarët dhe fallsifikatorët nuk rezilosemi.
Kusarët, mizorët, shtrembalarët, gënjeshtarët dhe fajtorët.
Gjashtë muaj të egërsuar të angazhuar si të tërbuar.
Arta Markun për ta frikësuar, prapësuar dhe tmerruar.
Për ta larguar nga funskioni juridik që populli i ka besuar.
Po, po i ka besuar Arta Markut drejtësinë e munguar.
Njëzet e pesë vjet drejtësia e gjymtuar e cunguar.
Prokuroria e shtrembëruar ka funksionuar.
Reformën e Vetingut tetë vjet e ka penguar.
Prandaj tani keqbërësit, gelbeckit shumë janë bashkuar.
Qeverinë Edi Rama me e rrëzuar, dhe spostuar.
Në fakt me prokurorinë e Arta Markut e kanë inatin.
Por në publik me qeverinë e Edi Ramës e hanë bidatin.
Hazer xhevap e kanë marrë dhe i japin sifatin.
Po të rrëzohet Edi Rama dhe të dobwsohet qeveria.
Rrëzohet Arta Marku, pezullohet Vetingu prokuroria.
Katranoset gjykata, drejtësia ngrehoset kaosi baterdia.
Kështu duan poterexhijt, muskaxhijt dhe zullumqarët.
Por kështu nuk duan sederlijt, mendimtarët, vizionarët.
Unë me shokët e mi bisedoj me sederlijt.
Vallzoj hopa me qejflijt sup më sup me ahenxhijt.
Këndojmë dhe jehojmë me guximtarët dhe vitalitët.
Pijnë raki me eposikët, ngrejnë dolli me besnikët.
Shkruajnë tregime të dobishme për besimtarët, fisnikët.
Me shumë kujtime të mahnitëshme për viganikët.
Me vepra të mrekullueshme për strategët dhe kreshnikët.
Me nderime të paharrueshme për aderikët dhe ilminikët.
E dy shekujve, njëzet, dhe njëzet e një.
Me urime dhe falenderime një për një.
Shumë na kanë dashur, na kanë ndihmuar.
Shumë i kemi dashur dhe do ti duam, të betuar.
Nuk i shpërblejmë as me dollar, as me pasuri.
Jo, jo, as me pasuri! Por i mbushin me harmoni.
Me dituri e krenari, me fisnikëri, iradin vizion.
Pa emocion, por me pasion vullnet vital e vokacion.
Sali Leka cel: 068 38 55 304
Shkrimtar dhe poet që nga shekulli njëzet.
Shekulli i beterrit, i skëterrit për ibret e mysibet.
Shekulli i diskriminimit i censurimit të mendimit.
Shekulli i përsekutimit të obligimit dhe guximit.
Shekulli i masakrimit të iradinit dhe betimit.
Por duan me e rikthyer urithkit e obskurantimit
Bashkë me reziluckit e rrënimit dhe shkretimit.
Rrëzimin e komunizmit mizorist e kisha parashikuar.
Me shokët besnikë e kemi biseduar dhe aprovuar.
Kur ishim të izoluar me tela me gjëmba të rrethuar.
Në skëterrin enverist ramizist, të mbyllur rë errsuar.
As unë, as shokët e mi të betuar, nuk e kemi menduar.
Se gjatë viteve 1993-2013.
Njëzet vjet merimanga e kuqe e bojatis e zezë.
U stolis, u pispillos me pupla dhe fletë.
Me rrëmbim fluturojë në Berat, Vlorë, Permet dhe Pezë.
Me tërbim gërriti nëpër fshatra dhe qytete.
Me lakmim vodhi grabiti përvete, pa ligje, as dekrete.
Me spekullime financojë televizione dhe gazeta.
Me abuzime i pajisi me altoporlante dhe trumpeta.
Me mashtrime galopante deri n`male dhe shkrepa.
Të prishen të tëra fabrika, miniera dhe uzina.
Me objekte industriale publike sociale në rrepina.
Se janë të komunizmit dhe të socializmit.
Tani merimanga, zhurmon, gumzhit, llomotit.
Ngrihuni burra dhe rrëzoni ………….e narkotizmit.
Se taksat dhe tarifat, shumë na i ka rrit.
Po nuk e rrëzuam Edi Ramën shpejt këtë vit.
Me aksion të madh popullorë, nga Shkodra në Vlorë.
Si cjapi me zile dhe dashi me këmborë.
Kurse unë tregoj: Mjer Ata që mahniten!
Nga aftësia propogandistike e merimangës kuqe.
Se bashkë me fëmijët do të zhyten të përpëliten.
Nëpër llumra të pista të ngarkuar, me vese dhe huqe.
Me njeri tjetrin do të përvëlohen, do të digjen.
Tiranë, Shtator 2018