Jugosllavinë (1918) e prishën ata që e themeluan

1
138
Jugosllavia

Në dritën historike

Në analet historike thuhet se Jugosllavinë e themeluan (1918) tre popujt: Sllovenët, Kroatët dhe Serbët.

Historia shkruan gjerësisht për aktin e themelimit të Jugosllavisë, ku për popullin shqiptar u shtresuan programet për dëbim në Turqi, Reforma agrare dhe nëpër vite zhvillimet tjera antishqiptare të regjimeve të shtetit Jugosllavia!

Në vitet `90 të shekullit të kaluar, tre popujt që e themeluan krijesën Jugosllavia nisën vetë që të prishin me luftërat e përgjakshme të regjimit fashist të Serbisë, tre popujt që vetë e themeluan për interesat e veta të kohës.

Në shpërberjen e kësaj krijese, që ishte e huaja për popullin shqiptar në hapësirën etnike të ish-Jugosllavisë, në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë, shqiparët dhe Kosova e mori hisen e vet kombëtare të ndarjes njëherë e përgjithmonë nga njësia e kësaj federate të Serbisë fashiste për të marrë të drejtën historike të aktit të shpalljes së Kosovës shtet sovran, demokratik dhe i lirë në hapësirën e vetë etnike…!

Çikago, dhjetor të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

1 KOMENT

  1. Jugosllavine e kane krijuar vetem Serbet, ndersa Kroatet, Sllovnet dhe Shqiptaret u okupuan nga Serbet.

    Jugosllavine nuk e prishi askush, sepse shteti i prishtë nuk prishet, ajo gjithmone ka qene e krijese e prishtë.

    Ndersa ne vitet 1991-1999 perfundoi çlirimi i popujve nga okupimi i Serbise… i nderuari ofsajd historik….

Komentet janë mbyllur.