Ju votoni politikanë, që po shkatërrojnë ardhmërinë e fëmijëve tuaj

0
269
Rrugë Kosove

Lis Bukuroca

Ja, mu edhe si ky asfalt i shtruar në vitin 2019, është administrata, ambasadat, shëndetësia, arsimi, punësimi dhe shumica e veteranëve!

E tillë është edhe ardhmëria: copa-copa! Kërcime, hop aty, hop atje dhe me vrap përjashta, sa më larg nga shteti privat i Hashimit, Mustafës, Dullës, Ramushit e Limajt!

Kosova është vend ku ata që nuk kanë luftuar asnjë ditë, marrin rroga muaj për muaj si veteranë. Shteti vidhet me dijen e partive politike, në fakt me dijen e Klaneve Mafioze! Thua se nuk ka vendi Qeveri!

Dhe, “Partia Institucionale” thotë se do të shkapë shtetin bashkë me kapësit.

Thaçi, Mustafa, Limaj dhe Ramushi meritojnë burgun për administratën tribale! Për mosndërtimin e shtetit ligjor! Për sabotimin e qëllimshëm të shtetit ligjor! Për punësimin e injorantëve të afërm dhe jo të njerëzve kompetentë për vendin e punës!

Copa, fragmente të karakterit të prishur njerëzor! Copa, fragmente dhe fakte krimi kur kriminaliteti i organizuar formon parti politike!

E tani? Tani votoni LDK-në, PDK-në, AAK-në dhe Nismën! Votoni sepse ju me votën tuaj, do ta legjitimoni dhe vulosni dëbimin e fëmijëve nga Kosova!

Ju nuk dëshironi më mirë. Kjo është Sidnromë e Stokholmit. Ju i adhuroni ata që ju poshtërojnë deri në palcë! Sikur të kishte vetëdije qytetare, një parti që vjedh, nuk do të fitonte as 1 %!

Votoni LDK-në, PDK-në, Nismën dhe AAK-në dhe e keni të garantuar ardhmërinë si ky asfalt!

Kjo fotografi është imazh i shtetit të Kosovës. Ja pse nuk hiqen vizat kurrë, sepse ju votoni e rivotoni hajna në qeveri: njerëz të korruptuar!

Ju votoni politikanë që po shkatërrojnë ardhmërinë e fëmijëve tuaj!
Ju meritoni mjekim! Ata meritojnë burg!

Copa, fragmente të karakterit të prishur njerëzor! Copa, fragmente dhe fakte krimi kur kriminaliteti i organizuar formon parti politike!